Raporti i Departamentit të Jashtëm Amerikan për Shqipninë

Gazeta

DASH - Departamenti Amerik i Shtetit
DASH – Departamenti Amerik i Shtetit
Raporti i Departamentit të Jashtëm Amerikan për Shqipninë

https://www.osac.gov/Content/Report/57be200a-2e4d-4e03-
89d1-1cddec5ce4e4 – 27.07.2026

Raporti i Sigurisë së Vendit në Shqipni
Publikue: 27 korrik 2026 
Ky raport synon të plotësojë Njoftimin e Udhëtimit në Shqipni të Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe Faqen e Informacionit për Vendin në Shqipni.
Informacionet e Kontaktit për Ambasadën dhe Konsullatën
Ambasada e SHBA-së në Tiranë
14, Tiranë. Tel: +355-04-22-472-85;
Emergjenca Mbas Orarit të Punës: +355-04-2247-285
Orari: 08:00 – 16:30, e hanë – e premte.
Dega(t) e OSAC në Vend.
Nuk ka nji Degë Vendi të OSAC në Shqipni.
Kontaktoni ekipin e OSAC për Europën për çdo pyetje.

Njoftimi i Udhëtimit në Shqipëri 
Njoftimi aktual i Udhëtimit i Departamentit të Shtetit të SHBA-së në datën e publikimit të këtij raporti vlerëson se udhëtarët duhet të tregojnë kujdes të shtuem në Shqipni për shkak të krimit. Rishikoni raportin e OSAC, Kuptimi i Sistemit të Njoftimit të Udhëtimit Konsullor.

Misioni i OSAC:
Misioni i OSAC asht të promovojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë midis Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe organizatave të sektorit privat të SHBA-së qi veprojnë jashtë vendit.
Përmes shkëmbimit në kohë të informacionit të sigurisë, praktikave ma të mira për zbutjen dhe menaxhimin e kërcënimeve, si dhe mbështetjes në kriza, OSAC ndihmon në mbajtjen e interesave amerikane ma të sigurta, ma të forta dhe ma të begata në mbarë botën. (B.M.P.)

Krimi
Departamenti i Shtetit i SHBA-së e ka vlerësue Tiranën si nji vend me kërcënim të mesëm për krimin qi drejtohet ose prek interesat zyrtare të qeverisë amerikane.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka përfshi një Tregues Krimi “C” në Njoftimin e Udhëtimit për në Shqipëri, duke tregue se mund të ketë krim të dhunshëm dhe/ose krim të organizuem të përhapun në vend, dhe/ose se forcat lokale të rendit mund të kenë aftësi të kufizueme për t’iu përgjigjë krimeve të randa. Linja e emergjencës për krimin në Shqipëri asht 112. Rishikjoni broshurën e Ndihmës për Viktimat e Krimit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Krimi: Kërcënim i Përgjithshëm
Shkalla e përgjithshme e krimit në Shqipni u rrit nga vjeti 2024 në vitin 2025 me rreth 17%, me faktorët kryesorë të kësaj rritjeje të raportuem si krime të lidhuna me drogën, mashtrime dhe akuza për armë.
Krimet kundër pronës panë nji rritje të vogël (rreth 3%), por grabitjet ranë me 21%, duke vazhdue nji zhvendosje në të gjithë vendin drejt krimeve jo të dhunshme dhe jo konfrontuese.
Krimi i dhunshëm, përfshi vrasjet, gjithashtu ra për të pestin vjet radhazi, duke ranë me rreth 3% në vjetin 2025. Qeveria shqiptare po ban përpjekje të përbashkëta për të përmirsue aftësitë e zbatimit të ligjit në vend dhe për të zvoglue korrupsionin.
Krimi i organizuem ka nji ndikim të dukshëm në Shqipni, e cila strehon nji rrjet organizatash kriminale të përfshime në trafikun e drogës, zhvatjen, ryshfetin, pastrimin e parave, prostitucionin dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Shumë nga armët dhe eksplozivët e paligjshëm të Europës burojnë nga ose kalojnë tranzit nëpër Shqipni, dhe autoritetet kanë zhvendosë vëmendjen e tyne për të shgatrrue rrjetet e trafikimit të armëve.
Krimi rrugor asht i zakonshëm në zonat urbane, kryesisht natën. Ma të dukshmet janë vjedhjet e banesave dhe automjeteve të pabanueme, grabitja e çantave dhe mashtrimet rrugore. Grabitjet e armatosuna dhe krime të tjera të dhunshme kundër udhëtarve të huej janë të rralla; nëse përballeni me sulmues të armatosun, përmbushni kërkesat e tyne. Kanë ndodhë sulme duke përdorë pajisje të vogla shpërthyese të improvizuara (IED) duke synue individë në mosmarrëveshje të pakjarta. Qindroni vigjilentë kur parkoni në zona parkimi të pambikëqyruna, shmangni parkimin gjatë natës në zona të pasigurta dhe inspektoni automjetet për sende të dyshimta. Nëse gjeni diçka të çuditshme, mos e prekni dhe
kontaktoni menjëherë Policinë e Shtetit Shqiptar. Komuniteti i emigrantëve nuk asht objektiv specifik, megjithëse anëtarët mund të bahen viktima për shkak të rrethanave ose afërsisë.

Krimi: Fushat Shqetësuese
Si nji masë paraprake sigurie për shkak të mundësisë së dhunës hakmarrëse dhe/ose raportimeve të praktikave të padrejta biznesi dhe shqetësimeve të sigurisë, restorantet e ma poshtme janë të ndalueme për personelin e Ambasadës Amerikane:
• Juvenilja
• Kështjella Juvenilja
• Pastiçeri Venezia
• Klubi Magic
Rishikoni raportet e OSAC-ut, Gjithçka qi duhet të lini pas,
Hotelet: Hanet dhe daljet,
Konsideratat për sigurinë e hotelit, marrjen e kreditit dhe dy centët tanë: Bazat e krimeve të vogla dhe si ta minimizoni rrezikun.

Kërcënimi i rrëmbimit
Departamenti i Shtetit i SHBA-së nuk ka përfshi nji tregues “K” të rrëmbimit në njoftimin e udhëtimit për në Shqipni.
Rishikjoni raportet e OSAC-ut,
Rrëmbimi: Bazat dhe reagimi ndaj rrëmbimit nga persona aktivë
Këshilla.

Terrorizmi
Departamenti i Shtetit i SHBA-së e ka vlerësue Tiranën si nji vend me kërcënim të mesëm për terrorizëm të drejtuem ose qi prek interesat zyrtare të qeverisë amerikane.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së nuk ka përfshi Treguesin “T” për Terrorizëm në Njoftimin e Udhëtimit për në Shqipni. Nuk ka pasë sulm të suksesshëm terrorist në Shqipëri në dekadën e fundit, dhe komplotet ma të fundit të parandalueme ishin në vjetët 2016 dhe 2018.
Kërcënimi kryesor terrorist në Shqipni asht përdorimi i Shqipnisë si vend burimi ose tranziti për para ose materiale nga terroristët, dhe potenciali për radikalizim në dhunë nga të kthyerit nga Siria. Kthimi i luftëtarëve të huej nga Siria vazhdon të jetë shqetësim për shkak të pikëpamjeve të tyne ma të radikalizueme, lidhjeve ma të forta me grupe të njohuna terroriste dhe taktikave ushtarake të fitueme rishtazi.
Kërcënimi terrorist në Shqipni përfshin gjithashtu komplotet e Iranit kundër grupit të zhvendosun të opozitës iraniane Mujahedeen-e-Khalq (MEK). Në vjetin 2018, anëtarët e qelizave të Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) u arrestuen pasi komplotuen për të sulmue kompleksin MEK në Manëz. Lufta kibernetike iraniane kundër këtij grupi në
vjetin 2025, çoi në nji rezolutë zyrtare nga Parlamenti i Shqipnisë duke e shpallë Iranin “sponsor shtetnor të terrorizmit”.
Shqipnia ka ligje kundër akteve terroriste; financimit të terrorizmit; mbledhjes, transferimit dhe fshehjes së fondeve qi financojnë terrorizmin; kryemjes së transaksioneve me persona në listat e sanksioneve të OKB-së; rekrutimit dhe trajnimit të njerëzve për të kryer akte terroriste; nxitjes së akteve terroriste; dhe krijimit, drejtimit dhe pjesëmarrjes në organizata terroriste.
Drejtoria e Kundërterrorizmit e Policisë së Shtetit të Shqipnisë (DKT) punon ngushtë me agjencitë amerikane për me përafrue kërkesat e qeverisë shqiptare me ekspertizën dhe burimet amerikane, duke lehtësue zhvillimin e kapaciteteve të fokusueme të qeverisë shqiptare për të luftue terrorizmin. DKT mund të zbulojë, pengojë dhe parandalojë në mënyrë efektive dhe proaktive aktet e terrorizmit në territorin e saj. Drejtoria ka punue me njësi të tjera rajonale të luftës kundër terrorizmit për të monitorue kërcënimet e mundshme dhe, kur asht e përshtatshme, për të sigurue prova. Disa grupe terroriste, dhe ato të frymëzueme nga organizata të tilla, kanë ndërmend të sulmojnë qytetarët amerikanë jashtë vendit. Terroristët po përdorin metoda ma pak të sofistikueme sulmi, duke përfshi thika, armë zjarri dhe automjete për të synuar turmat.
Qytetarëve amerikanë u kujtohet të qëndrojnë vigjilentë në lidhje me sigurinë e tyre personale dhe të tregojnë kujdes të veçantë në ngjarjet publike të profilit të naltë (gara sportive, tubime politike, demonstrata, ngjarje festive, tubime festive, etj.); hotele, klube dhe restorante të frekuentueme nga turistët;
vende adhurimi; shkolla dhe parqe; qendra tregtare dhe tregje;
dhe sisteme të transportit publik (duke përfshi metrotë, autobusët, trenat dhe fluturimet e planifikueme komerciale).

Dhuna Politike dhe Trazirat Civile
Departamenti i Shtetit i SHBA-së e ka vlerësue Tiranën si nji vend me kërcënim të ulët për dhunë politike të drejtuem ose qi prek interesat zyrtare të qeverisë së SHBA-së.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së nuk ka përfshi Treguesin “U” për Trazinat Civile në Njoftimin e Udhëtimit për në Shqipni.
Trazinat civile mund të zhvillohen shpejt pa njoftim paraprak, shpesh duke ndërpre logjistikën dhe shërbimet. Shmangni aktivitetet demonstrative, mbasi edhe ato qi janë planifikue të qindrojnë paqësore kanë potencialin të shndërrohen në të dhunshme.

Zgjedhjet/ Stabiliteti Politik
Zgjedhjet në Shqipni kanë përfshi ma parë elementë të krimit të organizuem dhe korrupsionit brenda procesit të votimit. Megjithatë, ciklet e fundit zgjedhore kanë rezultue në nji proces ma të balancuem dhe të drejtë.
Zgjedhjet parlamentare u mbajtën në vjetin 2025 dhe dita e zgjedhjeve ishte kryesisht e qetë. Pati raportime të izolueme për parregullsi qi përfshinin kandidatët dhe mbështetësit e tyne, megjithëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thanë se raportet nuk do të ndikojnë negativisht në rezultatet e zgjedhjeve. Pavarësisht zgjedhjeve jashtëzakonisht të qeta, nji mision i përbashkët vëzhgimi nga Zyra për Institucione
Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Asambleja Parlamentare për Këshillin e Europës dhe Parlamenti Europian kanë ba thirrje për reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore në Shqipni.
Ata vunë në dukje në mënyrë specifike se procesi zgjedhor u shënue nga keqpërdorimi i burimeve publike nga partia në pushtet, përdorimi i gjuhës përçarëse nga dy partitë kryesore politike, mungesa e transparencës në financimin e fushatës dhe mbulimi i pabalancuem mediatik i partive ma të vogla.
Shqipnia do të mbajë zgjedhjet lokale në vjetin 2027 dhe zgjedhjet Parlamentare në vjetin 2029.

Protestat dhe demonstratat
Demonstratat dhe protestat politike janë të zakonshme në Shqipni. Protestat janë përgjithësisht paqësore, por kanë rezultue në dhunë në të kaluemen. Demonstratat ndryshojnë në madhësi nga disa qindra në disa mijëra pjesëmarrës dhe shpesh prishin trafikun. Nji nga vendet ma të shpeshta të aktivitetit të protestës në vend asht bulevardi kryesor i kryeqytetit, “Dëshmorët e Kombit”, i cili asht shtëpia e shumë objekteve qeveritare, diplomatike dhe kulturore. Koktejet e Molotovit janë të zakonshme gjatë demonstratave, megjithëse ato përgjithësisht hidhen në ndërtesa dhe jo në njerëz. Mbas zgjedhjeve të vitit 2025, grupet politike të opozitës u angazhuen në protesta të randësishme antiqeveritare në të gjithë Tiranën.
Marshime të mëdha bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të Tiranës, dhe disa demonstrata përfshinë përdorimin e koktejeve të Molotovit dhe piroteknikave të tjera. Grupet qytetare gjithashtu kryen protesta ulun në zyrat qeveritare, disa prej të cilave zgjatën mbi 100 ditë.
Në vjetin 2026, protestat e mëdha synonin nji projekt turistik luksoz në ishullin e Sazanit. Tubimet filluen si demonstrata lokale mjedisore, por kur policia i shpërndau këto tubime, mijëra shqiptarë dolën në rrugë në qytetet kryesore.
Protestat u rritën duke përfshirë thirrje kundër korrupsionit qeveritar, dhe disa prej tyre u banë të dhunshme.
Shqyrtoni raportin e OSAC-ut, Mbijetesa në nji Protestë.

Ndjenja Anti-SHBA/Anti-Perëndim
Ndjenjat anti-SHBA janë të rralla në Shqipni dhe komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi është i mirënjohur.

Zbatimi i Ligjit
Ministria e Brendshme mbikëqyr Gardën Republikane dhe Policinë e Shtetit Shqiptar, e cila përfshin Policinë Kufitare dhe të Migracionit.
Policia e Shtetit Shqiptar asht kryesisht përgjegjëse për sigurinë e brendshme. Garda Republikane mbron zyrtarët e naltë shtetnore, personalitetet e hueja dhe disa prona shtetnore.
Ministria e Mbrojtjes mbikqyr forcat e armatosuna.
Shërbimi i Informimit Shtetnor (SHISH) asht përgjegjës ndaj kryeministrit, mbledh informacion dhe kryen aktivitete të inteligjencës dhe kundërzbulimit të huej.
Autoritetet civile ruejtën kontroll efektiv mbi forcat e sigurisë.
Korrupsioni dhe pengesat në ndamjen e informacionit midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe sistemi gjyqësor ende në zhvillim vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit në Shqipni.
Struktura Speciale e Shqipnisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuem (SPAK), e cila u krijue në vjetin 2019, ndjek penalisht rastet qi përfshijnë terrorizëm, korrupsion të nivelit të lartë dhe krim të organizuem. SPAK ndjek penalisht raste komplekse dhe bashkëpunon drejtpërdrejt me subjektet kryesore ndërkombëtare të zbatimit të ligjit dhe prokurorisë.
Prokuroritë e rretheve në të gjithë vendin ndjekin penalisht çashtjet e mbetuna që nuk bien nën juridiksionin e kufizuem të SPAK-ut. SPAK-u dhe shërbimet e tjera të zbatimit të ligjit në Shqipëri bashkëpunojnë gjansisht me INTERPOL-in dhe organe të tjera ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.
Working Together to Protect U.S. Organizations Overseas www.osac.gov

Reagimi i Policisë
Policia ka nji prani të dukshme në të gjithë Tiranën dhe qytete të tjera ma të mëdha të Shqipnisë, megjithëse reagimi e tyne shpesh vonohet për shkak të burimeve dhe fuqisë operative të kufizuem. Policia tenton të reagoji sa ma shpejt ndaj raporteve nga anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare.
Megjithatë, aftësia e zbatimit të ligjit për të mbrojtë dhe ndihmue udhëtarët asht e kufizuem në disa zona, veçanërisht në rajonet e largëta. Qeveria shqiptare po përpjeket të bajë nji punë të përbashkët për të përmirsue aftësitë e zbatimit të ligjit në vend, veçanërisht në fushat e luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuem. Korrupsioni dhe mungesa e burimeve brenda policisë paraqesin sfida të vazhdueshme. Linja e emergjencës për policinë në Shqipëri asht 129.

Siguria e Transportit – Siguria Rrugore
Drejtimi i automjetit asht i vështirë. Udhëtarët hasin rregullisht shoferë të pasigurt në të gjithë vendin dhe mosrespektimi i ligjeve të trafikut asht i përhapun.
Aksidentet rrugore janë të shpeshta dhe në mënyrë të përsëritun rezultojnë në lëndime serioze ose vdekje. Ata qi zgjedhin të drejtojnë automjete duhet të tregojnë kujdes të madh dhe të drejtojnë sa më me mbrojtje të jetë e mujtun. Gjendja e rrugëve në Shqipni vazhdon të përmirësohet. Rrugët kryesore midis qyteteve zakonisht janë autostrada të asfaltueme. Shumë rrugë ma të vogla në fshatra ose lagje janë kryesisht me dhe dhe shkambinj dhe janë në gjendje të keqe. Në dimën, rrugët nëpër malet në veri të Shqipnisë mund të jenë me dëborë dhe të akullta. Përmbytjet e menjihershme mund të ndodhin në çdo kohë, duke hapë gropa të thella dhe të gjana, veçanërisht në zonat periferike. Drejtimi i automjetit gjatë natës asht i rrezikshëm, me rrugë qi nuk kanë ndriçim të duhun. Shmangni udhëtimin natën midis qyteteve për shkak të rrezikut të aksidenteve automobilistike.
Planifikoni të arrini në destinacione para muzgut. Mund të përdorni nji patentë shoferi ndërkombëtare vetëm për nji vjet në Shqipni dhe duhet të aplikoni për patentë shoferi shqiptare mbas nji vjeti. Asht e paligjshme të drejtoni automjet nën ndikimin e alkoolit. Policia do t’ju sekuestrojë patentën e shoferit dhe automjetin nëse kapeni. Gjithashtu mund të merrni nji gjobë ose deri në gjashtë muaj burg. Asht kundër ligjit të përdorni telefon celular pa pajisje, pa duar gjatë drejtimit të automjetit. Shërbimet e karburantit dhe riparimit janë të zakonshme në zonat e popullueme, por nuk ka asistencë zyrtare në rrugë. Gomat dhe pjesët e këmbimit mund të mos jenë të disponueshme. Shërbimet e reagimit ndaj emergjencave janë të pamjaftueshme. Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë trajnim dhe pajisje të kufizueme mjekësore. Viktimat e aksidenteve shpesh duhet të transportohen në spitalin ma të afërt me makinën e nji kalimtari.
Shqyrtoni raportet e OSAC, Siguria Rrugore Jashtë Vendit, Drejtimi Jashtë Vendit: Praktikat ma të Mira dhe Teknikat Evazive të Drejtimit; dhe lexoni faqen e internetit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së mbi drejtimin e automjetit dhe sigurinë rrugore jashtë vendit.

Siguria në Transportin Publik
Mundësitë e transportit publik janë të kufizueme dhe zakonisht nuk rekomandohen për vizitorët. Kushtet hekurudhore janë të dobëta, të kufizueme dhe shërbimi jo i besueshëm. Autobuzët privatë udhëtojnë midis shumicës së qyteteve kryesore pothuajse ekskluzivisht gjatë ditës në orare të ndryshueshme. Transporti brenda qytetit me autobusë asht përmirsue vjetët e fundit, megjithëse vjedhjet e xhepave ndodhin shpesh në autobusët publikë. Taksitë e lejueme janë të sigurta dhe rekomandohen për përdorim. Pasagjerët duhet të negociojnë çmimin përpara se të hipin në taksi.

Shqetësime në Aviacion
Aeroporti Ndërkombëtar “Nanë Tereza” në Tiranë (TIA, i njohun edhe si “Rinas”) asht aeroporti ma i ri dhe modern.
Linjat ajrore rajonale të njohuna fluturojnë rregullisht për në Shqipni. Nuk ka fluturime komerciale vendase. Meqenëse nuk ka shërbim ajror komercial direkt për në Shtetet e Bashkuara nga transportuesit e regjistruem në Shqipni, Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) nuk e ka vlersue Autoritetin e Aviacionit Civil të qeverisë së Shqipnisë për përputhshmëri me standardet e sigurisë së aviacionit të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).
Shqipnia vazhdon të ndërmarrë hapa për të rritë sigurinë e saj kufitare, për të zbulue dhe ndalue hymjen e terroristëve dhe për t’u përputhë me standardet e UNSCR 2396, siç asht përdorimi i API/PNR për të përmirsue kontrollin e pasagjerëve ajrorë.
Shqyrtoni Raportin e OSAC-së, Siguria në Tranzit: Aeroplanët, Transporti Publik dhe Fjetjet.

Siguria Detare
Shqipnia mbështet një sistem mbikëqyrjeje të sigurisë portuale për të përmbushë kërkesat simbas Kodit Ndërkombëtar të Sigurisë së Anijeve dhe Objekteve Portale të Organizatës Ndërkombëtare Detare. Marinarët qi planifikojnë udhëtimin për në Shqipni duhet të kontrollojnë gjithashtu për këshillat dhe alarmet detare të SHBA-së. Informacioni mund të postohet gjithashtu në faqen e internetit të portit të Rojës Bregdetare të SHBA-së, dhe faqet e internetit të paralajmërimeve të transmetimit të NGA-së zgjedhin “paralajmërime transmetimi”. Udhëtarët me Konsiderata të Veçanta Për shqetësime specifike të udhëtarëve në Shqipni, rishikoni ligjet dhe rrethanat lokale në faqen e informacionit të vendit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
• Udhëtarët Gra
• Udhëtarët Gej dhe Lezbike
• Nevojat e Aksesueshmërisë
• Studimi Jashtë Vendit

DASH - Departamenti Amerik i Shtetit
DASH – Departamenti Amerik i Shtetit

Udhëtimi i Bazuar në Besim
Sundimi i Ligjit, Ndalimi Arbitrar, Ngacmimi Zyrtar, Korrupsioni dhe Transparenca
Departamenti i Shtetit i SHBA-së nuk ka përfshi nji Tregues “D” të Rrezikut të Ndalimit të Padrejtë në Njoftimin e Udhëtimit për në Shqipni. Nëse arrestoheni ose ndaloheni, kërkoni nga policia ose zyrtarët e burgut të njoftojnë menjiherë Ambasadën e SHBA-së. Ligji dhe kushtetuta ndalojnë arrestimin dhe ndalimin arbitrar dhe parashikojnë të drejtën e çdo personi për të kundërshtue ligjshmërinë e arrestimit ose ndalimit të tij ose të saj në gjykatë. Qeveria shqiptare në përgjithësi i respekton këto ndalime, por ka pasë raste kur policia ka ndalue persona për marrje në pyetje për periudha të paparashikueme kohore pa i arrestue zyrtarisht.
Shqipnia ka nji kuadër të shëndoshë ligjor për të luftue korrupsionin dhe për të parandalue konfliktin e interesit të zyrtarëve publikë dhe politikanëve, përfshi anëtarët e familjeve të tyne. Megjithatë, investitorët e huej përmendin korrupsionin, përfshi në gjyqësor, qeveri, prokurime publike dhe media, mungesën e transparencës dhe konkurrencës, ekonominë e madhe informale dhe zbatimin e dobët të kontratave si disa nga problemet ma të mëdha qi pengojnë mjedisin e biznesit në Shqipni. Mosndëshkimi mbetet nji problem serioz. Me krijimin e SPAK-ut në vitin 2019, arrestimi dhe ndjekja penale e zyrtarëve qi kryejnë abuzime asht rritë, megjithatë shumë zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe persona me interesa të fuqishme biznesi janë ende në gjendje të shmangin ndjekjen penale. Korrupsioni vazhdon të jetë një problem serioz në qendrat e paraburgimit, veçanërisht në lidhje me aksesin në punë dhe programet speciale të lirimit.

Shqetësime shëndetësore
Departamenti i Shtetit i SHBA-së nuk ka përfshi Treguesin Shëndetësor “H” në Njoftimin e Udhëtimit për në Shqipni. Rishikoni Njoftimet e Shëndetit të Udhëtimit të Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) specifike për vendin për problemet aktuale shëndetësore qi ndikojnë në shëndetin e udhëtarëve, si shpërthimet e sëmundjeve, ngjarjet ose tubimet speciale dhe fatkeqësitë natyrore. Kujdesi mjekësor asht i pamjaftueshëm në disa zona dhe shërbimet e urgjencës mjekësore janë shumë të kufizueme. Nuk ka spitale traumash jashtë Tiranës. Individët nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore duhet të konsultohen me mjekun e tyne para se të udhëtojnë. Shqipnia ka pak ambulanca. Individët e plagosun ose të sëmurë randë mund të kenë nevojë të marrin taksi ose automjete të tjera për në spitalin ma të afërt.
Gjeni informacionin e kontaktit për shërbimet mjekësore të disponueshme dhe shërbimet e ambulancës ajrore të disponueshme në faqen e internetit të Ambasadës së SHBA-së.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së rekomandon fuqimisht blemjen e sigurimit shëndetësor ndërkombëtar para se të udhëtoni ndërkombëtarisht. Rishikoni faqen e internetit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së mbi sigurimin shëndetësor jashtë vendit. Shihni Udhëzuesin e OSAC për Evakuimet e Ndihmueme nga Qeveria e SHBA-së; shqyrtoni raportet e OSAC-ut, The Healthy Way, Shaken: The Don’ts of Alcohol Abroad, Health 101: How to Prepare for Travel, and Fire Safety Abroad; dhe vizitoni faqen e internetit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së mbi Shëndetin Tuaj Abroad për më shumë informacion.

Vaksinimet
Merrni vaksinat kundër hepatitit A dhe B si masë paraprake përpara se të udhëtoni për në Shqipni. Udhëtarët e përfshimë në aktivitete në natyrë duhet të vaksinohen kundër tërbimit për shkak të numrit të madh të qenve endacakë.
Shikoni faqen e internetit të CDC Travelers’ Health për rekomandime specifike për vaksinat simbas vendit.

Probleme gjatë udhëtimit me ilaçe
Merrni me vete një furnizim të mjaftueshëm me ilaçet e nevojshme, mbasi farmacitë në Shqipni mund të mos kenë në dispozicion markën ose llojin e ilaçit qi ju nevojitet. Rishikoni raportin e OSAC-së, Udhëtimi me ilaçe.

Cilësia e Ujit
Pini vetëm ujë të ambalazhuem, mbasi uji i rubinetit lokal nuk i plotëson standardet e SHBA-së. Shqyrtoni raportin e OSAC-së, “Po pi çfarë uji im?”

Fatkeqësitë Natyrore
Departamenti i Shtetit i SHBA-së nuk ka përfshi Treguesin “N” të Fatkeqësive Natyrore në Njoftimin e Udhëtimit për Shqipninë. Shqipnia asht subjekt i tërmeteve shkatërruese. Cunamit ndodhin përgjatë bregdetit të saj jugperëndimor, dhe problemet me përmbytjet dhe thatësinat, përfshi zjarret në pyje janë të mundshme në të gjithë vendin.
Ndotja e ajrit asht nji problem në të gjithë Shqipninë, veçanërisht në Tiranë, për shkak të termocentraleve të vjetrueme industriale dhe të energjisë. Shqyrtoni raportin e OSAC-së, “Mjeti i Gatishmërisë për Tërmetet”.

Siguria Kibernetike
Shqipnia asht objektiv për sulme kibernetike keqdashëse nga aktorë shtetnorë, përfshi Iranin dhe Rusinë. Shqipnia ka përjetue gjithashtu sulme ransomware nga grupe kriminale
kibernetike. Në vjetin 2026, Irani kreu sulme kibernetike kundër faqeve të internetit dhe sistemeve shtetnore të Shqipnisë. Aktiviteti kibernetik keqdashës nga nji shtet qi damton qëllimisht infrastrukturën kritike ose damton ndryshe përdorimin dhe funksionimin e saj për të ofrue shërbime për publikun mund të ketë efekte të brendshme, rajonale dhe globale; përban nji rrezik të naltë damtimi për popullsinë; dhe mund të çojë në përshkallëzim dhe konflikt.
Rishikoni raportet e OSAC, Bazat e Sigurisë Kibernetike, Praktikat më të Mira për Maksimizimin e Sigurisë në Wi-Fi Publik, Udhëtimi Jashtë Vendit me Pajisje Mobile dhe Udhëzuesi për Përdorimin e Telefonave Satelitorë Jashtë Vendit.

Çështje të Kundërzbulimit
Nuk ka probleme të kundërzbulimit qi janë unike për operacionet e sektorit privat në Shqipni. Kufizime të Importit/Eksportit Autoritetet doganore të Shqipnisë zbatojnë rregullore të rrepta për importin ose eksportin e artikujve të caktuem, duke përfshi armët, faunën dhe florën e egër të rrezikuem dhe narkotikët. Disa kategori produktesh kërkojnë licenca dhe regjistrim para importimit të tyne në Shqipni, duke përfshi, por pa u kufizue në to, insekticide, pesticide dhe farmaceutikë. Nuk ka kufizime për telefonat satelitorë në Shqipni.
Një listë specifike për vendin e artikujve/mallrave të ndalueme për t’u eksportue në vend ose qi janë të kufizueme, ndryshe asht e disponueshme në faqen e internetit të Agjencisë së Tregtisë Ndërkombëtare të SHBA-së. Burime dhe raporte shtesë mund të gjenden në OSAC Traveler Toolkit.

Bashkëngjitje
2026 OSAC CSR Albania.pdf
Përmbajtja e këtij raporti (U) nuk përfaqëson në asnji mënyrë politikat, pikëpamjet ose qëndrimet e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe (p.sh., këshilla udhëtimi, deklarata publike). Dokumenti asht përpilue nga burime të ndryshme të hapuna dhe raportime të ambasadave (U). Ju lutemi vini re se të gjitha produktet e OSAC janë vetëm për qëllime të sigurisë së brendshme të sektorit privat të SHBA-së. Publikimi ose shpërndamja e informacionit të nxjerrë nga OSAC në nji mënyrë që nuk përputhet me këtë politikë mund të rezultojë në ndërpremjen e mbështetjes së OSAC.
Në shqip nga Bep Martin Pjetri
Shkodër, e mërkurë, 29.07.2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit