
Radiogram i Enver Hoxhës dërguar nga Beogradi Koçi Xoxes
Nesër në mëngjez nisemi me aeroplan në ora tetë.
Organizoni një pritje e manifestim madhështor. Autoritetet më të larta e qeveria të dalin për të na pritur në aerodrom. Populli të dalë me shumicë. Qyteti të zbukurohet me flamurët tanë e jugosllavë. Bëni çmos të punohet tërë natën që të bënen flamurët e vegjël të Jugosllavisë e Shqipërisë e t’i mbajë populli në duar. Pregaditini mikrofonë e megafonë dhe unë do të flas shkurt, gjatë manifestimit. Pregatitni parrulla që duhet të hidhen nga populli. Përveç parrullave të tjera të zakonshme të ketë dhe parulla si: “Rroftë marrëveshja midis popullit shqiptar dhe popujve të Jugosllavisë”, “Rroftë Marshalli Tito”, parrulla të shkruara: “Tiranë-Beograd”, dhe të thirret “Enver-Tito”, të bëhen parrulla rreth ushtrisë sonë dhe ushtrisë jugosllave: “Rroftë vëllazërimi i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe i Ushtrisë heroike Jugosllave”. “Rrofshin popujt heroikë të Jugosllavisë”. Sa më shumë parrulla mbi miqësinë tonë me Jugosllavinë.
Në aeroport të vijnë automobilat më të mirë për të na marrë. Veçanërisht të vijnë të hapura.
Enver
Marrë nga Muri i FB, Xhafer Sadiku, 8 tetor 2025

