back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Prill, 2026

Qeveria Rama-Berisha – nga Nest Zefi

Gazeta

Dueti kryeministror Rama-Berisha
Dueti kryeministror Rama-Berisha
Qeveria Rama-Berisha
nga Nest Zefi
Mbas 35 viteve prej lejimit të pluripartitizmit, Shqipnia ka nji qeveri të formatueme simbas kërkesave të nji konsociativizmi në stil të qartë e sfidues mafioz, i cili përban pikën ma të naltë të bashkëpunimit ndërmjet Sali Berishës dhe Edi Ramës. Në këtë kontekst, Prokuroria Speciale, pra, Spak-u tregohet nji organ arbitrues i parisë politike që përfton bashkëpunim politik prej atyne që e kanë ngritë dhe amniston krimet e tyne. Personi i hetuem, Balluku, imponon jo sall riformatimin e qeverisë me personat që kanë orbitue në sferën e saj të influencës, por po tenton me diktue trashigiminë e Partisë Socialiste, ndryshe prej kursit të natyrshëm dhe logjik për të cilin jam shpreh para nji viti.
Sigurisht, në këtë klimë asgjësimi apo vetasgjësimi të opozitës formale, e gllabërueme në lojnat e ruejtjes të statuskuosë për dy emna të parisë të Tiranës, jena në agoni të plotë politike e sociale.
Nji qeveri e turpshme, me antarë disa sekser ordiner që ka në krye të saj dy varrmihësat e Shqipnisë, nuk duhet të qëndrojë në kamb asnji minutë dhe njerëzit e politikës, sidomos ato që kanë qëndrue në tana krahët me nji farë dinjiteti, dhe ato të kulturës duhet ta denuncojnë këtë evidencë të kobshme.
Shqipnia ka nevojë për qeveri me njerëz normal, kompetent, të papërlyem dhe patriot. Gjithsesi, nji qeveri e lindun e dekun, shpejt do të varroset në turpin e historisë.
Marrë nga Muri i FB Nest Zefi, 1 mars 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.