
Pse u zhduk Josif Gorrea nga mikrofoni i protestës?
nga Julian Hoxha
Kryebashkiaku në detyrë i Divjakës, Josif Gorrea, ishte mes atyre që e kundërshtoi që në fillim shkrirjen e bashkisë Divjakë!
Josifi nuk nguroi të dilte duke folur para qytetarëve në ditët e para të protestës.
Por, pas takimit të Kuçit, Josif Gorrea u shfaq para Këshillit Bashkiak të Divjakës shumë i zbutur nga fjalët e “ëmbla” të Kryeministrit Edi Rama.
Gojët e liga thonë se Josifit, dhe këtyre humbamenove të tjerë, që kanë një jetë kryebashkiakë, Edi Rama u ka bërë që të mbajnë radhën për në tualet.
Dhe faktet e konfirmojnë disi. Josifi është zhdukur nga protesta, madje zëra aty këtu nëpër qytet thonë se Josifi (që rezulton i pastrehë në ILDKPI, por me 46 ha sera), ka nisur presione ndaj qytetarëve që dalin në protestë.
Pse mor Josif del kundër qytetarëve të tu?! Mos harro, ta të njohin shumë mirë para dhe pas mandatit si kryebashkiak, t’i dinë hallet që ke pasur më mirë se Edi Rama ndoshta, ndaj jo presion e terror qytetarëve.
P.s. Fundja fare qytetarët e Divjakës e kanë Syrin hapur, 21 netë protestë, 21 netë live. Bravo dhe respekt edhe për atë vajzën Ilda Dhori që po mban gjallë një qëndresë domethënëse në zemrën bujqësore të Shqipërisë!
#josifgorrea #divjaka #protesta julian hoxha 19 gusht 2026