back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

“Pse nuk qeverisin shqiptarët” – Editoriali i “The New York Times”-it:

Gazeta

gazeta “The New York Times” 1911
Gazeta “The New York Times” 1911

“Pse nuk qeverisin shqiptarët”

Editorial i “The New York Times”-it: (1920)

Gazeta amerikane
shkruan një editorial për çështjen shqiptare.
Alternativat mes copëtimit
dhe krijimit të një shteti të pavarur

Shqipëria

Të paktën disa burra shteti në Jugosllavi duken se kanë rënë dakord me propozimin e Italisë në memorandumin e janarit për ta kompensuar Jugosllavinë në kurriz të Shqipërisë. Ky parim, siç u shpreh edhe Presidenti në letrën e tij më 10 shkurt, është plotësisht negativ, megjithatë kritikat e tij mbi ndarjen e propozuar mbi Shqipërinë lanë mënjanë një çështje, e cila duhet të shqyrtohet më vete.
.

Skema e ndarjes së vendit

Qytetet e Korçës dhe Gjirokastrës në Jug janë kërkuar nga grekët për shkak të vetëpërcaktimit, dhe deri tani duket se është vetëm një kërkesë. Ndodh gjithashtu që Greqia i do këto rrethe për arsye ekonomike dhe strategjike. Argumenti i grekëve është me peshë në këto terrene, por përveç kësaj, pjesa më e madhe e popullsisë dëshirojnë të jenë grekë. Greqia duhet të marrë Gjirokastrën dhe Korçën. Kërkesa e Jugosllavisë për pjesën veriore të Shqipërisë, përfshirë Shkodrën, është një çështje tjetër. Arsyet e Italisë për paraqitjen e kësaj oferte duken paksa dyshuese dhe mbeten disa dyshime që kjo është një përpjekje për të armiqësuar sllovenët duke favorizuar serbët. Ata jugosllavë të cilët janë në favor të aneksimit shprehen se pjesës malazeze të vendit të tyre i duhet një port detar në ketë vend fqinj, dhe ata duhet ta kenë atë domosdoshmërisht nëse Italia merr Vlorën. Italisë i nevojitet Vlora për t’u vetëmbrojtur, për mbrojtjen e Adriatikut, jo për mbrojtjen e Adriatikut kundër Jugosllavisë, të cilët kanë aq të drejta mbi të sa dhe vetë italianët dhe që nuk do të jenë një fuqi detare, por mbrojtja e Adriatikut kundër ndonjë rreziku të mundshëm nga jashtë. Me pak fjalë, aty ku luftërat janë ende të mundshme, ajo mendon se kjo kërkesë është e arsyeshme. Deri diku është e dyshimtë se si një port në Veri të Shqipërisë do t’i hapte rrugët rajonale të Jugosllavisë fqinje më mirë sesa Selaniku dhe ka shumë të ngjarë që do të sigurohet një dalje tregtare, nëse nevojitej, pa sovranitetin politik.
.

Shqipëria - nën fatin e fqinjëve (1913)
Shqipëria – nën fatin e fqinjëve (1913)

Shqipëria, problem i vështirë

Shqipëria është një problem mjaft i vështirë dhe italianët do t’i kenë duart plot nëse u jepet një mandat për të gjithë vendin. Shqiptarët janë mjaft patriotikë dhe pse një pjesë e mirë e patriotizmit të tyre duket se është më tepër lokalist se nacionalist, por deri tani nuk ka asnjë tregues që të diskutojë që një pakicë e vogël është e përgatitur për vetëqeverisje. Situata ka ndryshuar që nga koha kur një sërë perandorësh shqiptarë shpëtuan Romën. Italianët po bëjnë një punë të madhe për rindërtimin e vendit, dhe pavarësisht kundërshtimeve të konsiderueshme nga ana e shqiptarëve, duket se shpresa më e mirë për t’u përmirësuar mbetet një mandat italian.
.

Vetëqeverisja e Shqipërisë

Nëse Shqipëria është në gjendje për t’u vetëqeverisur përfundimisht, i gjithë vendi duhet të qëndrojë i bashkuar, për t’i dhënë asaj një mundësi.
Përdorimi i Shqipërisë për kompensim ishte pa dyshim i leverdishëm, dhe zgjidhja e çështjes së Adriatikut sigurisht që do të shtyhet akoma më gjatë, nëse nuk arrihet një marrëveshje e tillë. Por, nëse zgjidhja nuk do të jetë shumë e kënaqshme, në rastin më të mirë, nuk është e nevojshme që telasheve që ekzistojnë t’u shtohen telashe të tjera.
.
Editoriali i “The New York Times”-it është botuar më 11 mars 1920

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.