
Pse Mbretëresha Elizabeta II, s’e vizitoi kurrë Greqinë?!
Mbretëresha Elizabeta II është ndoshta monarkja që ka udhëtuar më shumë se çdo monark tjetër. Ajo ka bërë vizita zyrtare shtetërore si Mbretëreshë në 116 shtete, por jo në Greqi.
Është interesant fakti që ajo si mbretëreshë, nuk e ka vizituar kurrë Greqinë, ku sipas historianit mbretëror Hugo Vickers, Princi Philip teknikisht është “princ grek”. Sipas Vicker arsyeja që ajo nuk ka bërë vizitë atje, është për shkak të historisë së trazuar të monarkisë në Greqi, e cila përfshiu familjen e afërt të Princit Philip.
Princ Philip nuk e pëlqen Greqinë pasi Grekët e nxorën në gjyq babanë e tij, Princ Andreu. Në 1922, e gjithë familja mbretërore u detyrua të largohet nga Greqia, kur Princi Philip ishte fëmijë.
Në të vërtetë, Elizabeta në 1950, e vizitoi Greqinë me ftesë të mbretit Paul, kushëririt të Princit Filip, por atëherë ishte para se ajo të bëhej Mbretëreshë.
Gjithashtu, në vitin 1963, Mbreti Paul bëri një vizitë shtetërore “jashtëzakonisht të diskutueshme” në Britani, sepse në atë kohë Greqia kishte një numër të burgosurish politikë. Menjëherë pas kësaj vizite, Mbreti Paul vdiq. Pasardhësi i tij, Mbreti Konstandin – kushëriri i parë i Princit Filip – u rrëzua me shfuqizimin e monarkisë në 1973. Ai jeton në Londër, ende e konsideron veten mbret dhe ka marrëdhënie të ngushta personale me Mbretëreshën. E gjithë kjo i ka “vështirësuar gjërat” me Greqinë. Por, ndoshta Mbretëresha mund të mos jetë ftuar kurrë nga Presidenti Grek për të bërë vizitë shtetërore në Greqi.
Marrë nga muri Sokol Neçaj, 5 Gusht 2025