Pse i zhdukim 200 vjet pushtim serbo-bullgar 1200-1300? – nga Indrit Vokshi

Gazeta

Indrit Vokshi
Indrit Vokshi

Pse i zhdukim 200 vjet pushtim serbo-bullgar 1200-1300?
nga Indrit Vokshi

Lenini në 3 nëntor 1920 në Konferencëne Arsimit tha se duhet të largohemi nga pikëpamja e vjetër se arsimi është jopolitik. Arsimi duhet përdorur për edukimin komunist të njerëzve. Duhet të jetë krejt politik e krejt ideologjik.
Sipas kësaj në lidhje me historinë ta zëmë nuk ka aspak rëndësi si ka qenë e vërteta mbi ngjarjet. Ka rëndësi qëndrimi politik mbi ato ngjarje. Njeriu i ri komunist nuk di, nuk njeh as nuk duhet të njohë. Ai ka detyrë të mbajë qëndrim.
Përshembull në historinë e Shqipërisë zhduken 200 vjet pushtim serb e bullgar në vitet 1200-1300. Nuk janë shpalosur e heroizuar aq shumë. Në Janinë sundonte një despot serb i quajtur Thoma Preljuboviq me nofkën zyrtare “Albanovrasësi”, pra vrasësi i arbanasve. Këtë e luftuan fort Gjin Bua Shpata dhe Pjetër Losha. Aq e fortë ka qenë lufta saqë Arbanovrasësi iu kërkoi ndihmë latinëve e pastaj osmanëve për t’u mbrojtur prej fushatave ushtarake të shqiptarëve/arbanasve.
Në Vlorë sundonte vëllai i Carit të Bullgarisë si mëkëmbës i Car Dushanit sepse Dushani kishte pushtuar krejt Shqipërinë e sotme dhe ishte kurorëzuar car në Seres të Selanikut. Shkodrën po ashtu e kishin pushtuar Nemanjat e Serbisë qysh në 1200-at.
Gjon Muzaka shkruan se në mesvitet 1300, Andrea Muzaka II e mposhti krajlin serb Vukashin në Pelister afër Manastirit dhe mori Kosturin si pikë kyçe dhe kështu nisi pak nga pak çlirimi i arbanasve sepse serbët kishin kontroll total.
Nga ana tjetër Shqipërinë perëndimore e sunduan anzhuinët dhe Filipi i Tarentit i masakroi arbanasit në mënyrë shembullore. Gjysmën e princave i kapi dhe i burgosi në Brindizi.
Familjet më të forta arbanase asokohe kanë qenë Balshajt dhe Muzakajt. Madje Balshajt e Gjin Bua Shpata janë të parët që luftojnë seriozisht edhe kundër serbëve edhe kundër turqve. Mirëpo këta, familjet e tyre dhe historia e tyre ka mbetur në plan të dytë apo të tretë.
Sepse Car Dushani, Preljuboviq “shqiptarvrasësi” dhe Vukashini apo Nemanjat si emër nuk janë pikturuar si gogol në historinë e Shqipërisë. Dushani madje ka miratuar edhe kanun “Zakonik” ku parashikohej se ata që nuk kthehen në fenë serbe, vriten.
Andrea Muzaka II ka afreskun në kishën e Shëm Athanasit në Kostur sepse ka qenë sundimtar i madh me sundim prej Durrësi deri në brigjet në Selanik pasi ishte me titull edhe “Marshall i Albanisë” mirëpo historia e tij nuk njihet aq shumë, mbetet në plan të dytë pasi ai me krushqit e vet, familjen Gropaj mposhti krajlët serbë jo vetëm në Pelister por në shumë vende.
As Andrea Muzaka II, as Pjetër Losha e Gjin Bua Shpata nuk kanë statuja në Shqipëri sepse statuja do të na detyronte të tregonim historinë e tyre. Dhe historia e tyre është lufta epike kundër krajlëve të Serbisë si Dushani e Vukashini dhe despotëve si Thoma Prejluboviqi i pagëzuar si “Shqiptarvrasësi”.
Njeriu i ri shqiptar ka detyrë të jetë injorant por të mbajë qëndrim. Jo të dijë, jo të njohë, jo të lexojë, jo të arsyetojë. Vetëm të mbajë qëndrim siç na thotë Lenini mbi arsimin. E duam militantin injorant mjafton të mbajë qëndrim politik mbi ngjarjet dhe çështjet.
Indrit vokshi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit