
Pse Gjyqtarët dhe FIFA e Mbrojnë Messin?!
nga Ermal Mulosmani
E nisa për përgjigje ndaj një komenti tekstin e mëposhtëm por meqë u mora pak gjatë, thashë po e bëj status më vete.
FIFA është një organizatë që ka objektivat e veta. Ndër të cilat popullariteti dhe ndjekshmëria janë shumë më të rëndësishme sesa drejtësia e kulluar. E imagjinon dot një Botëror kur në 1/2 finale do të dilnin Kepi i Blertë, Koreja e Jugut, Maroku dhe Paraguaji? E kupton çfarë falimentimi do të ishte për FIFA-n një finale Kepi i Blertë-Marok?! Prandaj, organizata me sa mundet, ndihmon të mëdhatë. Ata janë biznesi i tyre, themeli.
Të voglat janë për t’u viktimizuar, janë dëme kolaterale të organizatës.
“Çfarë Egjipti spektakolar që u vodh nga Fifa”, “Ky Kep i Blertë ka për t’u mbajtë mend në histori”. Dhe kaq!!
Të mëdhatë shkojnë përpara, të voglat në të sëmës. Dhe biznesi ecën dhe Fifa përparon.
E njëjta logjikë vlen edhe për Messin. E ruajnë se u duhet. Është ikonë. Nuk ka barazi dhe drejtësi absolute, ka vetëm spekulime absolute. Nëse gjyqtari do t’i jepte të verdhë apo të kuqe Messit, do t’i falimentonte karriera. Sepse ashtu duhet të jetë. Messi është ndër ata pak njerëz me të cilët Futbolli ka ndërtuar ADN-në e vet. Messi dhe vetëm pak si ai janë punëdhënësit e FIFA-s, arsyet pse njerzia mbushin stadiumet. Po rrëzuan Messin dhe të mëdhenjtë bie ngrehina. A e keni menduar ndonjëherë se pse e favorizon Messin FIFA?! Unë e kam pyetur dhe më duket se e kam gjetur. Sepse është absolutisht më i miri i historisë. Dhe legjendë e gjallë. Prandaj duhet ruajtur.
Edhe ai arbitri që do ta kishte ëndërr t’ia jepte turinjve “skuthit të vogël”, (kur Messi i kërkoi ta trajtonte me respekt duke i treguar gishtin) hëngri veten me dhëmbë dhe u zbyth.
Se Messi nuk është Mebaumba.
Ai ka aurë tjetër. Dridhesh para tij. E di si tha trajneri i Egjiptit? Ai Hasani. Kur bëja analizën përpara ndeshjes nuk thoja dot Messi se dridheshin lojtarët e mi por u thoja “numri 10”.
Ose edhe nuk dridhesh dhe i hakërrehesh karton por të harrohet emri. Ndaj Messi që është mësuar të trajtohet me respekt, kërkon respekt. Sepse e di që Fifa dhe futbolli kanë nevojë për aurën e tij, praninë e tij. Dhe përderisa kanë nevojë duhet të tregojnë respekt. Si e tregojnë respektin? Ja, duke toleruar sa të munden Argjentinën, duke mos i dhënë karton Messit, duke mos i toleruar kundërshtarët. Pra, ta ndihmojnë aq sa munden. Dhe këta e bëjnë. Sepse kanë nevojë më shumë për Messin sesa për drejtësinë. Edhe unë gjithashtu. I mbyll dy sytë, kyppppp, dhe nuk merrem me të dëmtuarin asfare. Ose e them një fjalë kot sa për muhabet. Por më shumë se drejtësia vlen Messia.
Por ti duket je i ndikuar shumë nga parimet jo nga gjenialiteti. Unë jam bash e kundërta.
Marrë nga Muri i FB Ermal Mulosmani, 13 Korrik 2026