back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 11 Nëntor, 2025

Pse e monitorojmë kaq shumë Ismail Kadarenë – nga Artur Shkurti

Gazeta

Artur Shkurti - Drejtor i shkollës "Udha e Shkronjave" - Tiranë
Artur Shkurti – Drejtor i shkollës “Udha e Shkronjave” – Tiranë
Pse e monitorojmë kaq shumë Ismail Kadarenë
nga Artur Shkurti

Është jashtë natyrës sonë të tregohemi kaq këmbëngulës. Kjo do të thotë që diçka vërtetë e madhe lëviz poshtë dhe është lufta ndaj shenjtërisë së Naim Frashërit, shenjtërisë së Rilindjes Kombëtare, që duket ka për ideolog kryesisht Kadarenë dhe vijon sot me ritme galopante dhe nën logon “rilindje”.
Veprën e Ismail Kadarenë e monitorojmë vetëm në interes të publikut. Nuk kemi asnjë konflikt interesi, as personal, as politik, as fetar, as ideologjik, as krahinor etj.
Thjesht zbuluam diçka që vërtetë mund t’i shkaktojë Skolizë kulturës sonë kombëtare shqiptare dhe nuk duam të ndodhë. Vumë re se Ismail Kadare synonte ta spostonte Rilindjen Kombëtare për aq sa kjo ishte në dorë të tij dhe për aq sa poetët, shkrimtarët, ideologët, frymëzuesit e Rilindjes Kombëtare ishin në dorë të tij.
Ai synoi ta njihte dhe ta përthithte këtë vepër në veprën e vet, dhe pastaj të thante çdo burim frymëzimi nga Rilindja Kombëtare dhe të bënte veprën e vet kryesore. Në kohën e PPSH duke u mbrojtur pas mbrojtjes së Letërisisë së Realizmit Socialist dhe Luftës së Klasave dhe Luftës ndaj Fesë, ndërsa pas 1990 me të kundërtën e asaj që kishte bërë realisht: duke thënë “Kam qenë disident”, “Kam qenë kombëtar”, kam qenë “islamofob” (në fakt ishte “fetaro-fob”, dhe ishte po aq goditës edhe ndaj katolikëve), se kam qenë kundër Turqisë, se kam qenë proevropian, pro ballkanas etj.
Startin e këtij ndryshimi tonë ia dha zbulimi i së vërtetës së romanit “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” që ishte tërësisht një vepër e ndërtuar me fakte nga jeta, vepra e Naim Frashërit dhe synimi ishte dhe mbetet tepër diabolik dhe diabolizmi fsheh frikën e tij të vazhdueshme nëse po bën mirë apo keq në këtë drejtim. Pra, e dinte që po bënte një disidencë ndaj Kombit Shqiptar dhe jo një disidencë ndaj PPSH-së.

Ismail Kadare
Ismail Kadare
Rreth nismës për pllakatën Ismail Kadare në Paris
nga Artur Shkurti

Para pak ditësh Këshilli i Bashkisë Paris miratoi unanimisht vendosjen e një pllakate për Ismail Kadarenë në një nga rrugët e Parisit. Nuk i hyjmë argumentit duhet apo nuk duhet.
Por i hyjmë argumentit që kjo është një lëvizje e vetë Klanit Kadare në Shqipëri për të sjellë në Shqipëri një presion nga Franca, pas zbulimit të konspiracionit të Kadaresë ndaj Rilindjes Kombëtare dhe Naim Frashërit, sidomos me veprën “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” (shih artikujt e Artur Shkurtit, që nisin në dhjetor 2024 dhe u bënë rreth 70 artikuj të tillë deri nga fundi i gushtit 2025).
Fleta (foto) që shihni gjendet nga grupi i Lëvizjes Demokrate dhe të Pavarur në Këshillin Bashkiak të Parisit, që ishte propozues zyrtar.
Vini re që në letër shkruhet që sugjerimi ka ardhur nga Shoqata “Miqtë e Ismail Kadaresë”. (https://x.com/ElusMoDe…/status/1978850024562815109/photo/2)
Kjo shoqatë duket qartë që është krijuar me nxitim sivjet veç për këtë synim, që është një presion ndaj Opinionit Publik Shqiptar, presion që duhet t’ju vijë në mënyrë “anonime” me një dashuri “mjegullore” franceze.
Kjo shoqatë, nëse është krijuar njëherësh me faqen e internetit shohim që është krijuar në qershor 2025 (pra shumë vonë). Vetë faqja nuk jep datë krijimi të shoqatës (diçka shumë e çuditshme për seriozitetin e shoqatës). Vetëm pas një muaji, Këshilli Bashkiak i Parisit e vë në axhendë, vendosjen e pllakës më korrik dhe e miraton atë në tetor 2025.
Krijohet, pra, shoqata “Miqtë e Kadaresë” vetëm për të bërë propozimin në Këshillin Bashkiak të Komunës së Parisit. Shoqata është krijuar sivjet dhe sivjet jemi saktësisht në vitin kur zbulohet konspiracioni i Kadaresë ndaj Naim Frashërit, kryesisht me veprën “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”. Gjetjet tona fillojnë në dhjetor 2024, pra shumë kohë para krijimit të Shoqatës “Miqtë e Kadaresë”, në të cilën çuditërisht nuk gjejmë shqiptarë, por veç francezë, shenjë e qartë që e kanë organizuar vetë shqiptarët. Si ka mundësi që “miqtë francezë” s’paskëshin në themelim asnjë shqiptar?! Por vetëm pesë francezë: Mireille Clapot, Catherine Lefèvre, Marie Manot, Julien Roche, Valérie Thomas.
Publikut Shqiptar nuk i thuhet, ajo që gjejmë në faqen e propozuesve, që sugjerimi ka ardhur nga shoqata “Miqtë e Kadaresë” e cila është krijuar sivjet, pra enkas për këtë qëllim. Por i thuhet “Faleminderit Francës”. Ç’ne që s’paska shqiptarë në këtë nismë? Për të dhënë idenë se shqiptarët janë “injorantë” dhe nuk dinë të vlerësojnë? Apo për të bërë presion ndaj shqiptarëve?
Faqja e internetit “Miqtë e Kadaresë” (https://lesamisdismailkadare.com/) qartësisht ka mungesa dhe është krijuar në qershor 2025, propozimi ka vajtur në Këshillin Bashkiak Paris në korrik 2025, pra është futur në axhendë dhe tashmë është miratuar që të ketë një pllakatë.
Synimi që i themi këto nuk është për të thënë a meriton apo jo një pllakatë Ismail Kadareja, por duam të themi se familja dhe klani Kadare synon të zmadhojë presionin nga Franca që ta “qepim” ne këtu në Shqipëri, kur shohim se vepra e tij ka qenë e fokusuar për të spostuar Rilindjen Kombëtare dhe Naim Frashërin. Ky ka qenë qëllimi madhor i Ismail Kadaresë dhe një qëllim madhor kërkon edhe një “punë madhore”. Por “punës madhore” i mbetet arti, por jo edhe morali.

“Miqtë e Ismail Kadaresë” kërkojnë pllakën Përkujtimore në Paris...
“Miqtë e Ismail Kadaresë” kërkojnë pllakën Përkujtimore në Paris…

Përkthimi i tekstit më poshtë
“Kjo dëshirë, e paraqitur nga Maud Gatel, sekretare e përgjithshme e MoDem, presidente e të zgjedhurve të MoDem në Këshillin e Parisit dhe ish-deputete e kryeqytetit, me sugjerimin e shoqatës “Miqtë e Ismail Kadaresë”, u miratua njëzëri dhe u mbështet nga grupi MoDem dhe të Pavarurit.
Ajo mori një mendim pozitiv nga Laurence Patrice, nënkryetare e bashkisë së Parisit, përgjegjëse për çështjet e kujtesës, dhe u miratua njëzëri.
Gjatë seancës, disa ndërhyrje përshëndetën jetën dhe veprën e Kadaresë, figurë e madhe e letërsisë bashkëkohore evropiane, rruga krijuese e të cilit ka pasqyruar trazirat e shekullit XX.”

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.