back to top
24.1 C
Tirana
E martë, 14 Korrik, 2026

Protestat paqësore duhet të rriten e të bëhen më imponuese! – nga Arben Malaj

Gazeta

"Shqiperia nuk është në shitje "Protesta e popullit"
“Shqiperia nuk është në shitje “Protesta e popullit”
Protestat paqësore duhet të rriten e të bëhen më imponuese!
nga Arben Malaj

Përshëndetje!
1.Protesta ka filluar. Është protesta më paqësore dhe me fokus për liritë themelore politike dhe ekonomike.
2.Protestojmë për të drejtën e pronës private të vonuar, të mohuar dhe të vjedhur nga oligarkët, gjyqtarët dhe qeveritarët e pangopur për pushtet absolut ekonomik.
3.Protestojmë kundër politikanëve tolerues, bashkëpunues dhe bashkëpronarë me krimin dhe mafien ndërkombëtare.
4.Protestojmë kundër vjedhjes së 1 miliard eurove që qeveria, në bashkëpunim direkt ose indirekt me mafien e lojërave të fatit, vazhdon t’u vjedhë taksapaguesve të varfër shqiptarë.
5.Protestojmë kundër arrogancës së oligarkëve dhe qeveritarëve të babëzitur e abuzuesve, që iu rrethuan pronat me tela me gjemba dhe që i rrahën protestuesit dhe përdhosën edhe policët e shtetit.
6.Protestojnë kundër pseudo-analistëve të mirëpaguar që janë vënë në garë si zhurmues të mirëushqyer/ mirëpaguar për të përbaltur me shpifjet e tyre pseudo-patriotike protestën, që është thelbësisht patriotike dhe vetëm në shërbim të pronarëve legjitimë, në shërbim të mbrojtjes së ambientit që është pasuria më e madhe dhe më e mirë që duhet t’u lëmë brezave.
7.Protestojnë kundër modelit ekonomik oligarkik të Ramës, ku Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë dhe shqiptarët më të varfër.
Kjo është politikë anti-shqiptare sepse largon shqiptarët nga pronat dhe vendi i tyre.
8.Ndodh kudo emigrimi, por në asnjë vend tjetër nuk ka kaq braktisje jo vetëm nga punëtorët, por edhe nga klasa e mesme dhe të mirëarsimuarit sa nën këtë politikë detyruese nga varfërimi ekonomik i braktisjes së imponuar të shqiptarëve.
9.Mirëpo, a s’kupon asnjë nga shteti dhe ekonomia po ndonjë këshilltar e pyet këtë përpara se ta lartësojë veten edhe më të madh dhe më të lartë sa edhe Zoti?
10.Si mund të mburresh se po rrit vlerën e pronës, kur nga kjo rritje fitojnë vetëm oligarkët dhe varfërohen deri në pamundësi për një strehim edhe modest disa mijëra shqiptarë?
11.Kjo rritje inflacioniste e çmimeve po ndodh edhe nga paratë informale dhe sidomos paratë e krimit, nuk është rritje e shëndetshme, por varfëruese.
12.Gjithnjë do ta përsëris si studiues i ekonomisë së zhvillimit: se kurrë nuk do të shohim një individ, një familje, një biznes, e aq më pak një shtet që të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë nga pastrimi i parasë kriminale në ekonomi dhe politikë.
13.Jo rastësisht SHBA e kanë të theksuar në sigurinë e tyre kombëtare domosdoshmërinë e luftës së korrupsionit dhe të grupeve mafioze, duke filluar nga Meksika si prioritet i sigurisë kombëtare dhe globale.
14.Protestat paqësore duhet të rriten dhe të bëhen më imponuese, edhe për të gjithë analizën e mësipërme.
Mirënjohje protestuesve!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.