
Protesta ose triumfi i brishtë i formës
nga Ardian Ndreca
Me shpirtin si “lkurë iriqit” (Fishta), dy ortakët e politikës këto ditë po ankohen si thopça të vjetër që janë, se protesta nuk ka nji krye, nji lider.
Vijojnë me mendue se shqiptarët munden me i shitë nji copet bashkë me flamingot, por edhe se munden me i ble nji nga nji. Kanë gati “çmimin” por s’dijnë se kush asht!
Popullin s’e njohin, u duket si me pasë përpara nji tufë flamingo e në kushte tjera problemin do ta kishin zgjidhë me nji çifte pikërisht para Kryeministrisë.
Kjo protestë atipike (dhe si e tillë e brishtë) asht nji lojë e “natyrës” e cila shpikë forma të reja, pikërisht për me i shpëtue rreziqeve të vjetra të këtyne monstrave të korrupsionit.
Kjo gjà ka nxjerrë jashtë loje filistinët e politikës, ata që kanë nji çmim për gjithçka, si për tokën si për detin, si për njerzit.
Nganjiherë gjanat e brishta janë ma të rrezikshme se molotovët, pse janë ngjitëse, përhapen dhe motivojnë.
Faruk Myrtaj
Individi që s’ka frikë nga turma që e ka krijuar vetë, e ka humbur rolin e tij.
Rënia e tij zgjon kureshtjen e po asaj turme që e mbante mbi shpinë!