back to top
27 C
Tirana
E hënë, 15 Qershor, 2026

Profili i paautorizuar i komentuesit të xhindosur – nga Lutfi Dervishi

Gazeta

Përballë - Lutfi Dervishi
Përballë – Lutfi Dervishi
Profili i paautorizuar i komentuesit të xhindosur
nga Lutfi Dervishi

Është gjithmonë në gadishmëri. Jo se ka shumë kohë të lirë, por sepse çdo postim është një sirenë alarmi që e thërret të ndërhyjë. Nuk komenton kurrë për temën, por për autorin: “Të njoh mirë se kush je”. “E di mirë kush të paguan”, “Ku ishe ti më 1938 kur…”
Specialist i relativizimit. Çdo skandal që ndodh e ka gati komentin: “Kështu ndodh edhe në Madagaskar”, “Edhe Amerika që është superfuqi i ka këto” Nëse nuk gjen krahasim me ndonje shembull jashtë e sajon një: “E kam lexu”, “Më kanë thënë…”
Ka në tru një listë të shenjtë që e përsërit pa ndryshim, si predikim të përditshëm:
Media është e shitur
Biznesi është grabitqar
Shoqëria civile e kapur
Opozita duhet ndërruar
Gjykata e korruptuar
Prokurorët nuk bëjnë punën
Pedagogët nuk bëjnë
Studentët nuk mësojnë
Shqiptarët rrinë në kafe
Turistët nuk shpenzojnë
Po ama qeveria po punon. Edhe kur nuk bën ndonjë punë, bën reforma.
Është i verbër në besnikëri. Kur qeveria lavdërohet, ai bëhet kone lozonjare pranë postimit, gati të tundë bishtin. Kur kritikohet, shndërrohet në bulldog agresiv: leh pa kursim, kap çdo komentues, kafshon kë të mundë dhe nuk lodhet derisa të kërcejë në postimin e radhës.
Shkruan shqip me shumë gabime, por me shumë pasion. Në vend të argumenteve, sharje ose shpifje, ose të dyja bashkë. E vetmja gjë që i bashkon komentet e tij është dashuria platonike për gabimet drejtshkrimore dhe urrejtja pa kufi për autorin e postimit.
Logjika dhe faktet nuk i duhen. E bëjnë me dhimbje koke. Arsyet? Dikush për të mbajtur një vend pune, dikush për të marrë një vend pune dhe dikush thjesht për t’u gjendur në “punë”
Në rradaken e tij, çdo gjë ka shpjegim të thjeshtë: nëse bie shi, është shenjë që qeveria po pastron ajrin; nëse nuk bie shi, është se qeveria ka sjellë mot të mirë për turizëm. Kritikët? Kritikët janë më të zinj se armiqtë e vendit dhe të kombit shqiptar dhe meritojnë kokrrën e plumbit ose trekëmbëshin!
Marrë nga Muri i FB Elona Caslli, 12 gusht 2025,

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.