back to top
26.5 C
Tirana
E hënë, 15 Prill, 2024

Prof. Koliqi dhe misioni arsimor drejt “Tokave të Lirueme” – nga Romeo Gurakuqi

Gazeta

Ernest Koliqi merr detyrën e President i Institutit të Studimeve Shqiptare
Ernest Koliqi merr detyrën e President i Institutit të Studimeve Shqiptare

Prof. Koliqi dhe misioni arsimor drejt “Tokave të Lirueme” 

nga Romeo Gurakuqi

Themelimi i sistemit arsimor ne gjuhën shqipe në Kosovë, Dibër, Tetovë, Strugë, Ulqin nga viti 1941 dhe emrat e disa prej misionarëve që u aktivizuan me kurset e mësimit të gjuhës për të rriturit.
Pa u caktuar ende formula me të cilën Kosova do t’i kthehej Shqipërisë dhe pa ardhur ende udhëzimet nga Roma, nën përgjegjësinë personale, Ministri i Arsimit, Prof. Ernest Koliqi nisi drejt “Tokave të Lirueme” 200 mësues e profesorë me synimin e qartë të vendosjes së themeleve të arsimit shqiptar në ato anë.
Me drejtimin e këtij misioni, Koliqi ngarkoi intelektualin dhe pedagogun gjirokastrit, Ali Hashorva.
Koliqi hapi dhe përkrahu shkollat shqipe në Kosovë e prej këtyre shkollave doli elita e parë e mësuesve dhe intelektualëve kosovarë.

Me 12 nëntor 1941, pas propozimit të Ministrit të arsimit, Ernest Koliqi, shkollave të mesme ekzistuese të Mbretërisë iu shtuan: 

1.Një shkollë Normale në Prishtinë; 
2.Një Lice në Prizrend; 
3.Një Lice në Tetovë; 
4.Një Institut Teknik Agrar për djem në Pejë; 
5.Një Institut Teknik Tregtar në Gjakovë; 
6.Një shkollë profesionale në Tetovë; 
7.Një shkollë profesionale në Kërçovë; 
8.Një shkollë profesionale në Dibër; 
9.Një shkollë profesionale në Gjilan; 
10.Një shkollë profesionale në Ferizaj; 
11.Një shkollë profesionale në Strugë; 
12.Një shkollë profesionale në Gostivar; 
13.Një shkollë profesionale femërore në Prizren; 
14.Një shkollë profesionale në Ulqin. 

Prizren - 13 korrik, 1941 Rreshti i parë në këmbë, i katërti majtas, Kryetari i misionit, Ali Hashorva
Prizren – 13 korrik, 1941 Rreshti i parë në këmbë, i katërti majtas,
Kryetari i misionit, Ali Hashorva

Në të njëjtën kohë, konvikteve ekzistuese iu shtuan edhe një konvikt për djem me 200 vende në Prishtinë dhe një konvikt për djem më 100 vende në Tetovë, të aneksuar pranë shkollës profesionale agrare. Konviktet u ndërtuan posaçërisht për studentët e nacionalitetit shqiptar, që vinin nga shkollat e mbyllura jugosllave, të cilëve iu dha prioritet absolut.
Vasil Andonin, Koliqi e emëroi drejtor konvikti në Prishtinë.
Përveç kontributit të paçmueshëm për shkollat shqipe të Kosovës, Koliqit i detyrohet edhe dërgimi nëpër universitetet e Italisë, i disa dhjetra studentëve kosovarë për të zhvilluar stazhe dhe për t’u përgatitur dhe specializuar në degë të ndryshme të diturisë, që më vonë do të bëheshin shtyllat e shëndosha për të themeluar kulturën kombëtare në vise.
Në listën e mëposhtme nuk janë të gjithë emrat e arsimtarëve që shkuan të punojnë në Kosovë, për shkak të vështirësive që kam pasur në gjetjen e tyre të tërësi, por veç të atyre që ndihmuan në kurset e gjuhës për të rritur, që sigurisht kanë dhënë mësim ndër shkollat normale. Unë po sjell listën me emrat e disa prej këtyre misionarëve, të cilëve do të duhet t’u jemi mirënjohes gjithmonë:
Arsimtarët që kanë veprue në kurset për të rritun në viset e lirueme në vjetin 1941-1942, sipas qarqeve:  

Qarku i Prishtinës: 
Reshat Bajraktari – në Prishtinë, Shaqir Hoti – në Prishtinë, Dervish Bejleri – në Prishtinë, Reis Poshi – në Prishtinë, Miltiadh Apostoli – në Gjilan, Selami Ibrahimi – në Gjilan, Xhevdet Alija – në Hogoshtë, Kostaq Topçe – në Dobrevë, Halil Bejta – në Cernicë, Tom Shoshi – në Janjevë, Ruzhdi Guranjaku – në Gadimje, Zeqir Selimi – në Bresnje, Sadik Prishtina – në Krahishtë, Ferit Berisha – në Strecofc, Rrahman Palushi – në Talinofc, Refik Palloshi – në Prishtinë, Agllaja Plaku – në Prishtinë, Ibrahim Stafa – në Dobranje, Halim Stakja – në Koretinë, Bahtija Fazzlliu – në Janjevë. 

Në Qarkun e Dibrës: 
Hysen Pajenga – në Strugë, Telha Çela – në Strugë, Alush Balteza – në Strugë, Dalip Zejneli – në Llabunizt, Tomor Starova – në Podgorocë, Hamit Pitja – në Veleshtë, Enver Palluqi – në Livadhi, Mustafa Kadzadej – në Frangovë, Pandi Treska – në Koroshisht, Skënder Tupja – në Radolisht, Mehmetali Mustafa – në Kalishtë,Theodor Dhama – në Belicë, Nevruz Rushani – në Zhernanicë, Zhyhore Belshaku – në Strugë, Marije Shala – në Strugë, Kristaq Progri – në Sllovë, Antoneta Gjylapi – në Strugë, Marieta Kreshova – në Dibër. 

Qarku i Prizrendit: 
Në Prizrend kanë qenë mësuesit, – Mëhill Shala, Jorgji Huta, Sulejman Aliu, Hajdar Shedulla, Idriz Fishta, Minush Lipoveci, Xhafer Xyrxa, Myrteza Shedula, Xhevdet Doda. Mustafa Tepshi – në Zhurë, Dhimitër Mino – në Korishtë, Qamil Graceni – në Hoç e Zhurit, Veli Çela – në Krushë e Madhe, Sebë Mateja – në Brod (Dragush). 

Qarku i Pejës:
Aishe Shpeni dhe Neshmije Begolli – në qytetin e Pejës. 

Qarku i Tetovës: 
Në Tetovë kanë punuar Pano Hido, Beqir Kllojka, Qemal Haxhihasani, Rustem Ismailati, Abedin Faja, Vasil Dhimitruka, Josif Todi, Zenel Zajmi, Jusuf Starova, Hysen Hoxha, Kadri Hoxha, Kadri Kashari. Pastaj, Abdylvehap Kadriu – në Ballçisht, Myteza Kadzadej – në Shipkovicë, Vangjel Daka – në Zhepçisht, Dhimitraq Shuli – në Neogithë, Spiro Gjini – në Miletmë, Azem Morana – në Gajze, Zef Çurçija – në Gradec, Xhafer Narazani dhe Kiço Panidhi – në Kamjan, Sadik Kadilliu dhe Hilmi Ejuni – në Pirok, Hasan Egro dhe Abdyqerim Seiti – në Zhelinë. 
Në Gostivar kanë qenë: Gavril Santo, Ahmet Gjylaçi, Xhemal Voci, Kov Bibaja, Mit’hat Hoxha, Ismail Bedhia, Hysni Ekmeçiu.

Shënim: Në këtë listë janë vetëm emrat e mësuesve që shërbyen në kurset e gjuhës shqipe për të rritur. Shumë emra mësuesish dhe drejtuesish vullnetarë mungojnë në këtë listë, por do t’i paraqesim në një kohë tjetër.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.