back to top
30.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

Prof. Champseix: Ja pse Kadare nuk e merr çmimin Nobel…

Gazeta

Prof.  Jean Paul Champseix
Prof. Jean Paul Champseix

Prof. Champseix: Ja pse Kadare nuk e merr çmimin Nobel…

nga Kreshnik Bekteshi kultplus

Profesori nga Universiteti i Parisit Jean Paul Champseix, ka thënë se shkrimtari shqiptar ka njohur një sukses të lartë në shtetin e djepit të kulturës, por që kritika letrare franceze ka mbetur gjithnjë e hamendësuar se si të besohet se shkrimtari shqiptar nuk kishte bashkëpunuar me regjimin e asaj kohe në Shqipërinë komuniste. Sipas tij kjo ka qenë ndër shkaqet pse Kadare nuk është shpërblyer deri më tani me çmimin më prestigjioz për letërsi “Nobel”.

Kadare ne familjen Hoxha
Kadare ne familjen Hoxha

Jean Paul Champseix, profesor në Universitetin e Parisit, ka treguar në një ligjëratë të mbajtur të enjten në Institutin Albanologjik, mënyrat e tij se si ka bërë përpjekje t’i analizojë veprat letrare të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, që është tejet joshës edhe për lexuesit francezë.
Në këtë ligjëratë të titulluar “Arsyet e suksesit të veprës së Ismail Kadaresë në Francë”, që është organizuar nga Ambasada dhe Aleanca franceze në Kosovë në kuadër të Javës Frankofone në vend, profesori Champseix, e ka cilësuar Kadarenë si një shkrimtar të jashtëzakonshëm dhe i cili ka një statut tejet të veçantë, ku stili i tij i të shkruarit është disi vështirë të kuptohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe Francë.
Jean Paul Champseix, ligjëratën e tij para studentëve të Universitetit të Prishtinës, veprat letrare të Ismail Kadaresë i ka shpjeguar në katër pika përgjithësuese: “Një statut i çuditshëm”, “Literatura e një pune të papritur”, “Strategjitë e punës së një opozitari” si dhe “Kadare dhe Franca: I lexuari në mërgim”.

Prof. Champseix ne takimin e Kosoves 2014
Prof. Champseix ne takimin e Kosoves 2014

“Vepra letrare e Kadaresë është tejet paradoksale. Ka lindur në vendin që ka pasur një periudhë totalitare në planet. Shumica e romaneve të tij janë përkthyer nga regjimi i atëhershëm, përveç disa romaneve si “Përbindëshi” apo “Koncert në fund të dimrit”. Nga fakti që Kadare jetonte në këtë situatë, veprat e tij letrare kanë qenë pre e disa gjykimeve të kundërta”, ka thënë Champseix, i cili është autori i librit që bëri bujë në shtetin e tij të lindjes “57, Bulevardi Stalin – Kronika shqiptare”, dhe që e shkroi së bashku me gruan e tij, hodhën kujtimet e tyre në këtë vepër të gjashtë vjetëve, aq sa kishin jetuar në Shqipëri gjatë viteve ’80.
Profesori i Champseix, ka thënë për autorin se gjysmën e jetës së tij e kalon në Shqipëri e gjysmën tjetër në Francë, dhe se Kadare ka njohur një sukses të lartë në shtetin e djepit të kulturës, por që kritika letrare franceze ka mbetur gjithnjë e hamendësuar se si të besohet se shkrimtari shqiptar nuk kishte bashkëpunuar me regjimin e asaj kohe në Shqipërinë komuniste.
“Kritika, vërtet e ka shtruar shpesh këtë pyetje dhe nga kjo është thënë se pikërisht ky ka qenë njëri ndër shkaqet se pse Kadare nuk është shpërblyer deri më tani me çmimin më prestigjioz për letërsi “Nobel”. Kritika letrare franceze që nuk kishte njohuri të duhura se ku ta vendoste Kadarenë, ka gjetur këtë formulë e titulluar “Rasti Kadare”. Në Francë, ka pasur polemika të ashpra letrare ndërmjet shkrimtarëve për rastin Kadare, i cili, në disa momente nga disa kritikë është cilësuar si mall importi që kishte për detyrë që shtetit të Shqipërisë t’ia jepte një imazh sa më të bukur në tërë planetin…”, theksoi Champseix.

"Sokaku i te Marreve" Gjirokaster
“Sokaku i të Marrëve” Gjirokastër, ku jetuan familjet Hoxha dhe Kadare

Jean Paul Champseix, përveçse është njohës i veprave letrare të Kadaresë është i cilësuar të jetë njohës i mirë i letërsisë dhe kulturës shqiptare. Kontributet e tij shtrihen në dimensione të ndryshme studimore që është njohës i kontekstit social dhe kulturor të Shqipërisë së viteve ’80, duke qenë njëri ndër intelektualët e rrallë europian që pati mundësi t’i përjetonte zhvillimet e asaj periudhe.
Marrë mga muri i fb Habib Rexhepi 28 mars 2014;
dhe http://www.kultplus.com

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. E kam thënë e rithënë se “shkrimtari Kadare ishte, dhe jo vetëm ai, një bashkëpunëtor i sigurimit, i pushtetit diktatorial që sundonte në Shqipëri para viteve ’90!! Veprat e tij që kishin një lustrim e përshkrim tërheqës e pëlqyes për publikun, si qëllim primar kishin ngritjen në piedistal se atyre udhëheqsave e organeve që në realitet ua bënin jetën skëterrë popullit mbarë!!! Vetë fakti që ai gjysmën e vitit e kalonte në Francë… i ven vulën se ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të diktatorit Hoxha!!! Mos ta lemë në heshtje e harresë reagimin e tij ndaj një djaloshi tiranas, kur guxoi të dashuronte e të kishte lidhje me vajzën e tij jo në moshe të rritur, por adoleshente – 16 vjeçe!!! Uroj ta marrë ndonjë shkrimtar shqiptar çmimin e nderuar Nobel, por jo ata si Kadare, Dritëro, etj. etj., që mëkat-krimet e tyre në vitet e diktaturës nuk mund të harrohen, e shuhen… edhe pse qëndrimi i tyre i sotëm ka një linjë tjetër e njerëzor!!!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.