
Presidenti Trump Shpall Anëtarët e Komisionit të Lirive Fetare
Shtëpia e Bardhë, 1 Maj 2025
Presidenti nënshkroi një Urdhër Ekzekutiv për themelimin e Komisionit të Lirive Fetare gjatë eventit të Ditës Kombëtare të Lutjes në Kopshtin e Trëndafilave.
Presidenti Trump caktoi individët e maposhtëm për të shërbyer në Komisionin e Lirive Fetare.
Guvernatori i Teksasit, Dan Patrick (Kryetar)
Dan Patrick u zgjodh për herë të parë Guvernator i Teksasit në vitin 2014 dhe më mbas u rizgjodh në vitin 2018 dhe 2022. Ai ma parë kaloi mbi 40 vjet në media si prezantues televiziv, prezantues i një emisioni konservator dhe pronar i suksesshëm i një stacioni radiofonik.
Guvernatori i Teksasit, Patrick, udhëhoqi Senatin e Teksasit në miratimin e legjislacionit për t’i dhanë fund mësimdhanies së teorisë kritike të racës në shkollat publike, për të shfuqizue praktikat e DEI në universitetet tona, për të vendosë “Në Zot Ne Besojmë (“In God We Trust”)” në Senatin e Teksasit dhe për të shtue “Nën Zot” në premtimin shtetnor të besnikërisë.
Ai prodhoi filmin fitues të çmimeve, “Zemra e Teksasit”. Ky film e çoi atë të fillonte një program seminar katërvjeçar në burgjet e Teksasit në vitin 2011. Programi tani asht ma i madhi në botë.
Në vitin 2002, shumë kohë para se të vinte në detyrë, Leitnanti (Lt.) Guvernatori Patrick shkroi Librin e Dytë ma të randësishëm që do të lexoni ndonjëherë, një sfidë për të lexue librin ma të randësishëm të shkruem ndonjëherë, Biblën.
Dr. Ben Carson (Nënkryetar)
Duke u ngritë nga vorfnia për t’u ba një nga neurokirurgët pediatrikë ma të njohun në botë, Dr. Ben Carson shërbeu si Sekretar i Strehimit dhe Zhvillimit Urban gjatë Administratës së parë Trump. Dr. Carson asht themeluesi i Institutit Amerikan Cornerstone. Libri i tij ma i fundit, “The Rilious Fight (Lufta e Tërbueme)”, përshkruen se çfarë duhet ba për me rivendosë themelet e familjes në Amerikë.
Ryan T. Anderson – Ph.D., asht President i Qendrës së Etikës dhe Politikave Publike. Ai asht autor ose bashkautor i pesë librave, duke përfshi disa që lidhen me lirinë fetare. Anderson mori diplomën e tij bachelor të arteve nga Universiteti i Princetonit dhe diplomën e tij doktorale në filozofi politike nga Universiteti i Notre Dame. Përveç drejtimit të Qendrës së Etikës dhe Politikave Publike, Anderson shërbeu si Mësimdhanës i Gjon Palit II në Mendimin Social në Universitetin e Dallasit.
Peshshkopi (Bishop) Robert Barron. Autor, folës dhe teolog, arrin miliona njerëz në mbarë botën përmes shërbesës së tij Word on Fire, një organizatë jofitimprurëse mediatike katolike që prodhon podkaste, video, libra, artikuj dhe meditime Ungjillore. Që nga viti 2023, Peshkopi Barron ka shërbyer si Peshkop i Dioqezës së Winona-Rochester në Minesota. Carrie Prejean Boller.
Ish-Miss California USA dhe nënkampione e parë e Miss USA në vitin 2009, Boller asht autore e librit “Still Standing: The Untold Story of My Fight Against Gossip, Hate, and Political Attacks”.
Kardinali Timothy Dolan asht Kryeipeshkvi i Nju Jorkut.
Anëtar i Bordit të Administratorëve të Universitetit Katolik të Amerikës, Kardinali Dolan ma parë shërbeu si president i Konferencës së Ipeshkve Katolikë të Shteteve të Bashkuara dhe gjithashtu përfundoi mandatet si kryetar i Komitetit të Ipeshkve për aktivitetet Pro-Jetës dhe Komitetit të Ipeshkve për Lirinë Fetare.
Pastor Franklin Graham – asht president dhe CEO i Shoqatës Ungjillore Billy Graham (BGEA) dhe i Samaritan’s Purse, një organizatë që ofron ndihmë në rast fatkeqësish dhe ndihmë mjekësore në të gjithë globin. Allyson Ho. Partnere në Gibson, Dunn, & Crutcher, Allyson Ho asht vendosë si një nga avokatet kryesore të apelit në Shtetet e Bashkuara. Ajo ka paraqitë mbi 100 argumente gojore në gjykatat federale dhe shtetnore në të gjithë vendin, duke përfshi pesë raste para Gjykatës Supreme të SHBA-së.
Dr. Phil McGraw – Prezantuesi i hershëm i Dr. Phil dhe autori i librave ma të shitun, Dr. McGraw ka një doktoraturë në psikologji. Libri i tij ma i fundit, We’ve Got Issues: How You Can Stand Strong for America’s Soul and Sanity, – i inkurajon amerikanët të rimarrin parimet e punës së palodhun, pavarësisë, besimit dhe zgjuarsisë.
Eric Metaxas – Shkrimtar, folës dhe prezantues radioje. Ai ka shkrue dhjetëra libra, duke përfshirë bestsellerin kombëtar, Bonhoeffer: Pastor, Martir, Prophet, Spy.
Historia e Dietrich Bonhoeffer u pëlqye aq shumë nga lexuesit saqë u shndërrue në një film të madh. Metaxas ka dëshmue para Kongresit mbi rritjen globale të antisemitizmit dhe asht vlersue me Medaljen Canterbury nga Fondi Becket për Liri Fetare.
Kelly Shackelford – Presidente dhe Drejtore Ekzekutive e Institutit të Parë të Lirisë, Shackelford asht një studiuese kushtetuese, e cila ka argumentue para Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara, duke fitue shumë raste të randësishme të lirisë fetare. Shackelford ka dëshmue para Kongresit mbi çështjet e lirisë fetare dhe ka shërbyer si Profesor i Ndihmës në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Teksasit.
Rabbi Meir Soloveichik – asht Rabbi i Kongregacionit Shearith Israel – kongregacioni ma i vjetër hebraik në Shtetet e Bashkuara. Ai shërben gjithashtu si Drejtor i Qendrës “Straus” për Torah dhe Mendim Perëndimor në Universitetin Yeshiva, dhe si Studiues i Lartë në Fondin Tikvah. Rabbi Soloveichik ka dhanë leksione ndërkombëtare mbi tema që lidhen me besimin në Amerikë, rranjët hebraike të themelimit amerikan, teologjinë hebraike, bioetikën, etikën e kohës së luftës, marrëdhaniet hebraike-të krishtena dhe ma shumë. Libri i tij i fundit, Providenca dhe Fuqia: Dhjetë Portrete në Statemanshipin Hebraik, profilizon disa nga udhëheqësit e mëdhenj hebrenj gjatë historisë.
Pastor Paula White – asht themeluesja dhe presidentja e Ministrive dhe e Bordit Këshillimor Kombëtar të Besimit. Ajo asht mbikëqyrëse dhe pastore mësimdhanëse në Kishën StoryLife në Orlando të madh, Florida. Pastor White ishte këshilltare e Presidentit Donald Trump në Iniciativën e Besimit dhe Mundësisë gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, dhe tash shërben si Këshilltare e Lartë e Zyrës së Besimit të Shtëpisë së Bardhë.
Në shqip nga Bep Martin Pjetri
E premte, 2 maj 2025