back to top
12.5 C
Tirana
E martë, 21 Prill, 2026

Presidenti Trump e shkarkoi Richard Grenell – nga Elida Buçpapaj

Gazeta

Elida Buçpapaj - Voal.com
Elida Buçpapaj – Voal.com
Presidenti Trump e shkarkoi Richard Grenell
nga Elida Buçpapaj

Mediat në SHBA kanë njoftuar se Presidenti Trump e shkarkoi Richard Grenell si drejtor i Qendrës Kulturore John F. Kennedy.
Lajm shumë i mirë për shqiptarët dhe Ballkanin.
Kariera e Richard Grenell përfundoi në mënyrë të merituar sipas proverbit italian: “Dalle stelle alle stalle”.
Kur Presidentja Vjosa Osmani doli me dekretin e shpërndarjes së Parlamentit, që u cilësia nga konstitucionalistë si Coup d’État Richard Grenell shkoi në qiellin e shtatë nuk ia ndiu hiç se zgjedhjet e reja nuk ishin në interes as të popullit të Kosovës, as të shtetit të Kosovës as të SHBA, as të BE dhe as të Aleancës Euro-Atlantike.
Për Richard Grenell që doli menjëherë në X shpërndarja e Parlamentit të Kosovës ishte një “lajm fantastik”,
pra Grenellit nuk ia ndinte as për interesat Amerikane,
dhe doli me konkluzionin “se Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit për kryeministër”,
Cili Zot ?
A ka Zot Richard Grenell ?
Latinët thonë: Vox Popoli Vox Dei!
Zëri i Popullit është Zëri i Zotit!
Dhe Sovrani në Kosovë ka folur qartësisht dhe ka vendosur me votën e tij, dy herë rradhazi brënda dhjetë muajsh!
“Zoti” i Richard Grenell kërkon me çdo kusht, pa asnjë rrethanë legjitime, por me një deus ex machina të shpërbëjë të gjitha institucionet e konstituara në Kosovë,
dhe përmes mjeteve që bien ndesh me interesat kombëtare, një skenari që ka formën e një komploti e puçi antikushtetues
të futë në lojë opozitën
që opozita të bojkotojë obligimet kushtetuese,
të bojkotojë pjesmarrjen në votimin e kandidatit për President të Republikës  së Kosovës
dhe kryetarët e partive opozitare si krerë delesh t’i bashkoheshin thirrjes së Presidentes në takimin për të vendosur ditën e zgjedhjeve!
Po Hashim Thaçin si do ta nxjerrë Richard Grenell nga burgu? Që ta bëjë kryeministër ?( Nuk hyj në meritat e drejtësisë të prezumimit të pafajësisë)
Duke e shpallur Edi Rama “sikar” kryeprokurorin e Hagës apo duke e shpërndarë Gjykatën Speciale,
nga një Parlament që vjen me zgjedhje që i paramendon se i fitonte opozita?
Pra Richard Grenell, si person i dekoruar nga Beogradi për shërbime të çmuara, synonte thjesht t’i bënte edhe një shërbim tjetër Serbisë, që ta destabilizonte Kosovën dhe rajonin.
Por shërbimet e Grenellit Serbisë bien ndesh interesave Amerikane, bien ndesh Ligjit për Mbrojtjen Kombëtare të Amerikës për vitin 2026, ku SHBA mbështet integrimin e Kosovës dhe Ballkanit në NATO dhe BE, mbështet njohjen reciproke Kosovë-Serbi, duke kundërshtuar çdo ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh!
Ky dokument i nëshkruar nga Presidenti Trump është shumë i rëndësishëm për interesat e SHBA për një paqe afatgjatë dhe kujton vijën e kuqe dhe “Kërcënimin e Krishtlindjeve” që Presidenti George H.W.Bush ia caktoi kasapit të Ballkanit.
Në diplomacinë e SHBA mund të jetë një rast i rrallë që ndërhyrjet e një ish zyrtari të lartë të SHBA si Richard Grenell të bien ndesh interesave Amerikane kaq për fushë, dmth kaq eksplicitivisht.
Largimi i Richard Grenell zyrtarisht direkt nga Presidenti Trump është një lajm i mirë për gjithë shtetet e Ballkanit, në shërbim të sigurisë, stabilitetit dhe paqes e prosperitetit. Nga Marrë nga Voal – Elida Buçpapaj, 14 mars 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.