Presidenti Donald Trump do të presë Presidentin rus Vladimir Putin – përgatiti Sokol Neçaj

Gazeta

Donald Trump takon Vladimir Putin, 15 gusht 2025
Donald Trump takon Vladimir Putin, 15 gusht 2025
Presidenti Donald Trump do të presë Presidentin rus Vladimir Putin
përgatiti Sokol Neçaj

Presidenti Donald Trump do të presë Presidentin rus Vladimir Putin në Bazën e Elmendorf-Richardson të Alaskës, një qendër ushtarake e epokës së Luftës së Ftohtë pranë Anchorage, e zgjedhur për karakteristikat e saj ekstreme të sigurisë dhe vendndodhjen strategjike.
Në këtë bazë, janë më shumë se 32.000 ushtarë dhe familjet e tyre – afërsisht 10 përqind e popullsisë së Anchorage – është e rrethuar edhe nga arinj e murrmë, drerë dhe ujqër. Sipas Bibliotekës së Kongresit, dikur baza ka luajtur një rol “veçanërisht të rëndësishëm” në mbrojtjen e SHBA-së kundër Bashkimit Sovjetik.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thuhet se preferuan të shmangnin pamjet e një udhëheqësi rus në një bazë ushtarake amerikane. Megjithatë, ekspertët e sigurisë përcaktuan se Elmendorf-Richardson ishte i vetmi vend në Alaskë që mund të mbyllej në nivelin e kërkuar për këtë samit me rreziqe të larta.
Putini do të fluturojë afërsisht nëntë orë nga Moska, ndërsa fluturimi i Trumpit nga Uashingtoni pritet të zgjasë rreth shtatë orë e gjysmë. Takimi është planifikuar për të premten, me të dy udhëheqësit që do të nisen në të njëjtën ditë, pjesërisht sepse nuk ka akomodim në bazë.
Në këtë Bazë janë mbajtur takime të nivelit të lartë edhe më parë. Në vitin 1971, Presidenti Richard Nixon u takua atje me Perandorin japonez Hirohito – hera e parë që një monark japonez në pushtet shkelte në tokë të huaj.
Afërsia e Alaskës me Rusinë ia shton rëndësinë. Në një ditë të kthjellët nga ishulli i Diomedës së Vogël, vizitorët mund të shohin territorin rus vetëm pak kilometra larg. Kjo gjeografi e bën atë një simbol të fuqishëm të marrëdhënieve SHBA-Rusi – dhe një kujtesë të historisë, pasi SHBA-të e blenë Alaskën nga Cari Aleksandri II në vitin 1867 për 7.2 milionë dollarë.
Vizita e Putinit është gjithashtu e rëndësishme për shkak të një urdhër-arresti të Gjykatës Ndërkombëtare Penale të lëshuar kundër tij në vitin 2023. Ndërsa 125 vende do të duhej ta ndalonin atë sipas mandatit të GJPN-së, Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare, që do të thotë se ai nuk mund të arrestohet në tokën amerikane.
Guvernatori i Alaskës, Mike Dunleavy, e quajti shtetin “vendndodhjen më strategjike në botë” për mbrojtjen kombëtare, udhëheqjen në Arktik dhe sigurinë energjetike. “Vetëm dy milje e ndajnë Rusinë nga Alaska”, postoi ai në X, duke nënvizuar pozicionin unik të shtetit në udhëkryqin e Amerikës së Veriut dhe Azisë.
Ndërsa vazhdojnë përgatitjet, takimi Trump-Putin do të jetë një nga takimet më të ndjekura nga afër në vitet e fundit që zhvillohet në një terren të mbushur me histori ushtarake, izolim natyror dhe simbolikë gjeopolitike.
Marrë nga Muri i FB Sokol Neçaj 14 gusht 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit