back to top
9.5 C
Tirana
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Portret i shkrimtarit Bedri Myftari (1938-2013)

Gazeta

Bedri Myftari
Bedri Myftari (1938-2013)

Portret i shkrimtarit Bedri Myftari (1938-2013)

Bedri Myftari lindi në fshatin Sklav të Filatit të Çamërisë më 21 dhjetor të vitit 1938, është shkrimtar shqiptar.

Bedri Myftari në rini
Bedri Myftari në rini
Biografia

Në moshën 5-6 vjeçare, me gjithë familjen, u detyrua ta lerë vendlindjen e vet, Çamërinë, i detyruar nga holokausi i monarko-fashistëve grekë dhe erdhën e u vendosën në Shqipëri. Shkollën shtatëvjeçare e kreu në Fier, të mesmen, një teknikum financiar, në Tiranë, po ashtu edhe gjimnazin në Tiranë.
Në fillim të viteve ‘60, ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë”. Ka filluar të shkruajë që në moshë fare të re. Është pranuar anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA) në vitin 1966. Në këtë kohë kishte botuar vëllimin me tregime “Fluturzat e borës” dhe“Mbrëmjet e qytetit tim”, me të cilat ka marrë çmim të dytë dhe të tretë në konkurset kombëtare.
Gjatë kësaj kohe një grup të rinjsh: Bedri Myftari, Suzana Selenica, Bilal Xhaferri, Namik Mane, Zyhdi Morava, Faik Ballanca, Roland Gjoza, Kostandin Dhamo, Sadri Ahmeti, etj, nisën të shkruajnë me dorë të lirë kundër realizmit socialist. Ky grup u zbulua nga organet e sigurimit të shtetit dhe u quajt “grupi i të rinjve kundër vijës së partisë në art dhe letërsi” dhe shumica e anëtarëve, me kryetar grupi Bedri Myftarin, u dënuan për agjitacion e propagandë kundër vijës së partisë në art dhe letërsi. Të gjithëve iu hoq e drejta e botimit për 20 vjet.
Pas lirimit nga burgu, Bedri Myftari punoi si punëtor në disa ndërmarrje në Tiranë.
Pas shembjes së diktaturës komuniste Bedriu punoi si gazetar në gazetën “Kosova”, kryeredaktor i gazetës “Tribuna Demokratike”, përgjegjës redaktor në gazetën “Emigranti shqiptar” që dilte në Evropë, kryeredaktor i gazetës “Bota shqiptare” dhe “Çamëria”. Bashkëpunon me gazetën “Drita” dhe revistën“Krahu i shqiponjës”, organ i OJQ Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri”, ku vazhdon të botojë publicistikë dhe krijimet e veta letrare.
Vdiq në Tiranë, më 8 nëntor 2013.

 

Bedri Myftari - Kronikat e Vdekjes - Roman
Bedri Myftari – Kronikat e Vdekjes – Roman
Tituj të veprave

“Fluturzat e borës” – tregime, 1967
“Mbrëmjet e qytetit tim” – tregime, 1969
“Kronikat e vdekjes” – roman, 1994
“Rojtari i varrezës” – roman, 1995
“Ti je Eva” – poezi, 1996
“Dashuria e parë” – tregime, 1997
“Pranverë që s’kthehet më” – poezi, 1999
“Bardh e zi” – publicistikë, 2000
“Dashuri fatale” – roman, 2000
“Përralla” – Tiranë, 2001
“Vajza e rojtarit të pyllit” – përralla, 2003
“Zonja e Ambasadorit” – novela, 2006
“Simfoni e erërave” – poezi, 2006
“Pas Kastadivës” – roman, 2007, ISBN 978-99956-07-3-6

Burimi i të dhënave

Ahmet Mehmeti, “Nektar i shpirtit shqiptar” (Antologji për Çamërinë – 2007), Tiranë, ISBN 978-99943-50-13-1
Bashkim Kuçuku, “Antologji e poezisë shqipe” (2008), Tiranë, ISBN 978-99943-42-41-9
Shefki Hysa, “Diplomacia e vetëmohimit”, (2008), Tiranë, ISBN 978-99956-650-3-6

Lidhje të jashtme

Shktimtari çam – Bedri Myftari
Faqe e Bedri Myftarit
The Cultural Association “Bilal Xhaferri”
The publishing house “Bilal Xhaferri”
Krahu english
The Cham World, a spirited historical – publicistic narration
Ata që thurën vargjet e rrezikshme.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.