
Populli Im, Mos bëni vetëvrasje kombëtare
duke votuar mandatin e katërt të Edi Ramës!
nga Mal Berisha
Më 11 maj 2025, Shqipëria nuk përballet me një proces zgjedhor të zakonshëm. Votimi për Partinë Demokratike do ta nxjerrë Shqipërinë nga kthetrat e një demagogu – autokrat – diktatori në bërje të plotë. Vendi përballet me një provë të rëndë morale dhe kombëtare. Votimi për një mandat të katërt për Edi Ramën nuk është më një çështje zgjedhjeje mes programesh. Është një akt vetëvrasës kolektiv për një popull që, nëse e pranon këtë realitet pa reagim, e pranon nënshtrimin.
Në të kundërt, voto Partinë Demokratike dhe nxirre Shqipërinë nga kthetrat e një shkatërrimtari të kombit shqiptar.
Ja çfarë i u ka ofruar gjatë 12 viteve Edvin Rama:
1.Shkelja sistematike e Kushtetutës dhe e parimeve të shtetit të së drejtës!
Edi Rama ka qeverisur përmes një pushteti të përqendruar në mënyrë antikushtetuese, në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë. Me mbylljen e Gjykatës Kushtetuese për më shumë se tre vjet dhe me kapjen e institucioneve të drejtësisë, ai ka ngritur një regjim pa kontroll demokratik.
2.Dhunimi i të drejtave themelore të njeriut
Mediat janë censuruar, drejtësia është bllokuar, opozita është ndjekur penalisht për motive politike dhe qytetarët janë patronazhuar në shkelje të të drejtave të tyre kushtetuese. Shqipëria nën pushtetin e tij e ka shkelur sistematikisht Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht nenet që garantojnë një proces të rregullt ligjor dhe zgjedhje të lira.
3.Erozioni i standardeve demokratike dhe i vlerave evropiane
Qeveria aktuale ka kthyer votën në një mjet manipulimi dhe zgjedhjet në një farsë. Institucionet janë shndërruar në mburojë për korrupsionin, ndërsa oligarkët dhe krimi janë bërë bashkëqeverisës të vërtetë. Eurostat dhe raportet e BE-së e rendisin Shqipërinë si një nga vendet më të korruptuara dhe më të larguara nga standardet e shtetit të së drejtës.
4.Kolapsi social: emigrimi si forma e vetme e “lirisë”
Shqiptarët janë sot të lirë vetëm për të ikur. Kjo është e vetmja liri që iu ka mbetur. Mbi një milion qytetarë janë larguar nga Shqipëria në tre mandatet e fundit – një eksod biblik, që nuk ka ndodhur as në kohën e diktaturës komuniste.

5.Alternativa: Partia Demokratike dhe Prof. Dr. Sali Berisha
Përballë këtij realiteti të zymtë, ekziston një alternativë e qartë:
Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila udhëhiqet nga njeriu që e nxori vendin nga izolimi komunist në vitet ’90 – Prof. Dr. Sali Berisha. Nën drejtimin e tij, Shqipëria njohu:
-Vendosjen e ekonomisë së tregut të lirë
-Lirinë e shtypit dhe të fjalës
-Lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë
-Anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe më pas në NATO
-Liberalizimin e e vizave dhe hapjen e negociatave me BE-në
-Ndërtimin e infrastrukturës moderne dhe funksionalizimin e institucioneve.
Sot, Partia Demokratike ofron një program gjithëpërfshirës, që mbështet të gjitha shtresat e popullsisë: pensionistët, të rinjtë, fermerët, biznesin e ndershëm dhe të ndershmen e punës. Programi i saj është alternativë ndaj ekonomisë së kapur nga droga, ndërtimi informal dhe klientelizmi kriminal i Ramës. Ai synon rivendosjen e shtetit të së drejtës, transparencën, dhe kthimin e dinjitetit qytetar.
Konkluzion: Qytetarë: Mos votoni varrin tuaj. Votoni shpresën!
Në tri mandatet e tij, Edi Rama ka ndërtuar një regjim të korruptuar, autokratik dhe antikombëtar. Ai nuk e meriton mandatin e katërt. Ai meriton ndjekje penale. Shqipëria ka nevojë për një rikthim të lirisë, për drejtësi të vërtetë dhe për një qeveri që i shërben popullit – jo mafies.
Më 11 maj, votoni për Shqipërinë. Votoni për Partinë Demokratike.
Marrë nga Muri i FB, Mal Berisha, 7 maj 2025