Poezia “nuk vidhet” – nga Emrije Krosi

Gazeta

Dita e Poezise
Dita e Poezise
Poezia “nuk vidhet”
nga Emrije Krosi

Ende nuk jam aty ku dua të jem. Ëndrra ime është, që emrin “ta radhis”, me kollosët e mëdhenj të letërsisë, por edhe nëse nuk do arrij kurrë aq lart, do jap maksimumin të jem origjinale në çfarë kam përjetuar, nga çfarë i kam marrë e dhënë kësaj jete, nga çfarë kam frymuar e udhëtuar, duke qeshur e qarë, duke heshtur apo ulëritur, duke jetuar në mesin e ëndrrave tuaja/ tonat, në gjurmët njerëzore, në fund duke pushuar e duke u qetësuar mbi vargje.
Mjaft me këtë farsë letrare që po, ndot çdo skenë konkursi. Në emër të artit, disa “poetë” kanë kthyer krijimin në treg mashtrimi. Ata, marrin vargje nga inteligjenca artificiale, i përziejmë me copëza e tyre dhe dalin me trofe në dorë.
Ky nuk është krijim. Është vjedhje morale dhe poshtërim shpirtëror.
Letërsia nuk është tastierë që gjeneron poezi. Letërsia ka fjalë dhe fjalëformime që të ndihmojnë të shprehësh botën e brendshme, të pasurosh të thënit me figuracion të ndërtuar me fjalë, të përshkruash, të argumentosh, të sugjerosh, të urtësosh gjykimin, të japësh mesazh, duke iu përshtatur asaj që të “shkul” mendimin, që të lëvron nën lëkurë, asaj që të tendos damarët, asaj që të hap sytë e ti i drejtohesh tokës, qiellit, universit me çfarë syri dhe shpirti sheh e ndien.
Letërsia është frymë, plagë, përjetim, dhimbje e kthyer në fjalë.
Një varg i ndierë nuk lind nga algoritme, lind nga përjetimi i secilit që don të hyjë në këtë botë krijimtarie.
Kur një njeri merr tekst të gatshëm dhe e shpall si të vetin, ai vret vetë artin që pretendon ta dashurojë e të gjejë qetësinë, por bëhet dhe vetëvrasës, vret dhe brendinë e shpirtin e tij krijues.
Përkundrazi do zhytet në trishtim (e thashë më sipër fjalët janë për të gjithë), ndërsa esenca, subjekti, llogjika, figurat letrare, stili, përdorimi gjuhësorë, fabula e poezisë duhet të jenë autoriale. Nëse nuk i ke këto, mos e ndot letërsinë (sidomos poezinë), se është gjinia më e bukur e më hyjnore e artit të të shkruarit.
Organizuesit e konkurseve/ juritë/ institucionet, duhet të zgjohen. Zgjohuni!
Mos i shpërbleni ata që kopjojnë frymën e të tjerëve.
Kërkoni prova autorësie, kërkoni ndërgjegje (duke krahasuar poezitë për konkurse poetike me algoritnin e ChatGPT)
në të kundërt, çdo çmim që u jepni bëhet një turp kombëtar.
Unë, si autore, si krijuese/studiuese/kritike apeloj: se nuk e pranoj këtë turp. Si njeri që jeton për fjalën e lirë dhe totalisht e lirë,
poezia nuk vidhet. Poezia jetohet!
Poezia ndihet!
Poezia shijohet!
Poezia është shpirt i lirë njerëzor.
Me respekte Emrije Krosi! 1 nëntor 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit