back to top
3.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Po të afrohet dhelpëria, more Naim Shqipëria! – nga Artur Shkurti

Gazeta

Artur Shkurti - Drejtor i shkollës "Udha e Shkronjave" - Tiranë
Artur Shkurti – Drejtor i shkollës “Udha e Shkronjave” – Tiranë
Po të afrohet dhelpëria, more Naim Shqipëria!
nga Artur Shkurti
Drejtor i shkollës “Udha e shkronjave”

Shënim për titulliin: Togfjalëshi “more Naim Shqipëria” vjen nga poezia e famshme e Lefter Çipës, që e këndon grupi i Pilurit të Himarës. Ndërsa togu “afrohet dhelpëria” e marr nga fjalori i Naim Frashërit, në veçanti nga porosia e tij: “Mos iu afro dhelpërisë,/ po së drejtës iu nis pas,/ në dëgjofsh fjalët e mia,/ do të jesh gjithnjë në gas”.

Një letër-protestë adresuar:
Bashkisë Përmet, e drejtuar nga Partia Socialiste
Akademisë (private) Shqiptare të Arteve dhe të Shkencave, e mbipopulluar nga studiues simpatizantë të Partisë Socialiste
Shoqatës së vetquajtur adhetare por në të vërtetë thjesht socialiste me titullin rrëmbyes të “Vëllezërve Frashëri” me drejtues Tomor Kotori, eksponent i Partisë Socialiste në Përmet
Në vëmendje të veçantë të profesorëve të mëpshtëm:
Prof. Ethem Ruka – kryetar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe të Shkencave (organizëm privat). Ish-ministër i arsimit i Partisë Socialiste dhe me funksione drejtuese në këtë parti
Prof. Pëllumb Xhufi (historikisht i lidhur me Partinë e Punës dhe me Partinë Socialiste ose LSI-në)
Prof. Paskal Milo (i majtë (PS))
Prof. Ksenofon Krisafi (i majtë (PS))
Prof. Fatos Tarifa (i majtë (PS))
Prof. Sherif Bundo (i majtë (PS))
Agim Vinca – poet (simpatizant i PS-së)
Kastriot Bezati – studiues (simpatizant i PS-së)
Lumo Kolleshi – poet (simpatizant i PS-së)
Tomor Kotori – anëtar i grupit drejtues lokal të Partisë Socialiste, ish-kryetar i Komunës Frashër dhe aktivist i teqeve

Kërkesë kryesore: Ndryshimi i temës së konferencës duke specifikuar Vëllezërit Frashëri dhe jo fshatin Frashër (që është sipas stilit të Thomas Frashërit që kërkon të shpronësojë Vëllezërit Frashëri dhe pronësojë fshatin Frashër e fshatarët e koperativës së Frashërit ), ndryshimi i përbërjes së të ftuarve dhe i temave që të kuptohet se vepra e Vëllezërve Frashëri nuk është pronë e Partisë Socialiste që të bëjnë çfarë të duan dhe të pasqyrojnë realisht shqetësimin e kësaj kohe që qëndron në dëmtimin e Rilindjes Kombëtare nga Partia Socialiste me Edi Ramën në krye, dëmtimin e “Mësonjëtores së parë shqipe”, kritikën ndaj librit të Thomas Frashërit “Frashëri i shquar i panjohur”, si dënimin e konceptit antikombëtar Shtet Bektashi që do të dëmtojë specifikisht programin kombëtar të Vëllezërve Frashëri duke çorientuar rëndë sistemin edukativ. Të pasqyrojë analizën e dëmtimit që ka sjellë në strukturën e konceptit të Rilindjes Kombëtar caktimimi Festë zyrtare e 22 nëntorit 1908 dhe jo e 7 marsit 1887 një akt diabolik për zhvendosjen e rëndësisë së Rilindjes Kombëtare nga shekulli 19, në shekullin 20 dhe nga Korça e Shqipëria, jashtë në Manastir (që sot ndodhet në Maqedoninë e Veriut) dhe tjetërsimin e rëndësisë së figurave kombëtare nga brezi i parë i rilindasve tek brezi i dytë (më i vonë), dëmtimin e vetë konceptit “rilindje”.
Më 25 maj 2025, është përkujtimi vjetor i ditëlindjes së Poetit Kombëtar Naim Frashëri dhe i veprës së Vëllezërve Frashëri dhe e Mit’hat Frashërit. Megjithatë Mit’hat Frashërin e mban jashtë shtëpisë së vet Muze kolektivi i studiuesve të Partisë Socialiste. Megjithëse vetë shteti i drejtuar nga PS-ja i solli eshtrat dhe e varrosi pranë të atit dhe xhaxhallarëve, po ai shtet nuk bëri zë kur iu dhunua varri dy herë, duke nënkuptuar se ishe ai vetë organizatori. Ndërkohë asnjë nga pjesëtarët më sipër të emërtuar nuk kanë bërë ndonjë artikull dënues për dëmtimin dy herë. Një deklaratë e Pëllumb Xhufit që e dënonte aktin ishte më shumë për të motivuar pikërisht dëmtimin duke thënë se Mit’hat Frashëri nuk e kishte vendin pranë treshes së shenjtë. Kjo do të thotë se ata mendojnë se Mit’hat Frashëri nuk duhet ta ketë vendin as në Muzeun e Vëllezërve Frashëri.
Sidoqoftë vijojmë tani me thelbin e shkrimit.
Çfarë u bë shkas për këtë artikull?
Sapo mora një program të një instituti të pavarur të quajtur Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave dhe Link. President i nderit është Ismail Kadare dhe thelbi i saj është një organizim politik kryesisht i simpatizantëve të Partisë Socialiste.
Le ta ngjitim më parë këtë ftesë pastaj ta analizojmë.
Më 25 maj është ditëlindja e Naim Frashërit dhe kjo datë është e rezervuar ekskluzivisht për Vëllezërit Frashëri dhe jo për kooperativën e Frashërit. Muzeu është i Vëllezërve Frashëri dhe jo i fshatit Frashër.
E theksojmë këtë pasi tashmë e kemi të qartë teknikën përvetësuese që synon të grabisë nocionin Frashër dhe ta bëjë “urë” nga vidhet emri, vepra, fama nga bëhet kontrabanda e tjetërsimit të veprës së Vëllezërve Frashëri. Gjëja më diabolike dhe më e ndyrë, më antikombëtare.
Organizatorët e Partisë Socialiste në Përmet, duket që e kanë rrëmbyer këtë veprimtari që shtrihet në zonën e tyre të influencës dhe e ushtrojnë pushtetin lokal për të marrë pjesë në operacionin kirurgjikal të konceptuar nga Thomas Frashëri, këshilltar i Edi Ramës. Po e shpjegojmë menjëherë pse.
Vini re titullin “diabolik” (dhelparak) që duhej të përfaqësonte temën kryesore të një sesioni të quajtur shkencor. E citojmë:

“Idetë dhe mesazhet kombëtare të Frashërit”.
Vini re nuk po thonë “Idetë kombëtaret të Vëllezërve Frashëri” por të Frashërit. Është e qëllimshme, e turpshme, antikombëtare dhe e pabesë ndaj Vëllezërve Frashëri.
Me një të rënë të lapsit, sipas skemës kolektivizuese e shpronësuese të Thomas Frashërit, idetë e Vëllezërve Frashëri u shpronësohen Vëllezërve Frashëri dhe i jepen kooperativës së Frashërit, që shpallet ajo “e shenjtë”.
Akademia private Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave ka patur për president nderi Ismail Kadarenë, kryearkitektin e diabolizmit (që shpesh e pranon edhe vetë), i cili “kryeveprën” e vet ka “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” me të cilën gënjeu për 46 vjet popullin shqiptar duke e quajtur atë një vepër disidence ndaj Partisë së Punës, kur realisht ajo ishte vepër e frymëzuar dhe e çorientuar, që synonte që me material faktik kujtimesh për Naim Frashërin, të zëvendësonte Rilindjen Kombëtare reale, me një “rilindje idesh” në epruvetë pas një shekulli.
Pra vërejtja kryesore ime është për titullin.
Pëllumb Xhufi e di këtë analizë timen. Kastriot Bezati, Lumo Kolleshi, Tomor Kotori po ashtu e dinë këtë.
Tomor Kotorin dhe Lumo Kolleshin e kam kontaktuar dhe u kam nisur letra e artikuj si privat ashtu edhe publikisht.
Në vitin 2023, botova librin kritik “Klani “Oxhaku Heuristik” i shekullit 21, si reagim ndaj librit të Thomas Frashërit “Frashëri i shquar i panjohur” (me nëntitull një studim heuristik në shërbim të historisë), ku me citime të shumta argumentoj se Thomas Frashëri po i hapte rrugën tjetërsimit të veprës së Vëllezërve Frashëri, dhe po i hapte rrugën një lufte fetare dhe po ashtu pretendimeve greke mbi Frashërin. Vini re si thotë “në shërbim të historisë” (dhe jo të Historisë së Shqipërisë). Pa Vëllezërit Frashëri, fshati Frashër është po aq i shquar sa shumë krahina të tjera të Shqipërisë që kanë intelektualë dhe nuk ka asgjë të veçantë e të shënuar. Ndaj rrëmbimi i Veprës, shtetëzimi i saj janë akte të pastra me prapavijë tjetërsuese kombëtare. Përmbajtjen e librit e kanë shumë historianë. Nga lista më sipër dalloj që e ka Xhevat Lloshi, dhe Pëllumb Xhufi dhe i tërë departamenti i historisë ka marrë vazhdimisht artikuj që pasqyrojnë idetë e librit. Libri është dhuruar.
Në kohën që dëmtimi kryesor i Vëllezërve Frashëri është ky vini re tematikën që bën sikur nuk kupton se cili është problemi kryesor që kanë Vëllezërit Frashëri.
Problemet kryesore të dëmtimit të Vëllezërve Frashëri janë këto:

Te bustet e Frashërllinjëve
Te bustet e Frashërllinjëve

1.Dëmtimi i “Mësonjëtores së parë shqipe” në Korçë, duke qenë se Partia Socialiste i hoqi statusin Muze Kombëtar i Arsimit me ligjin 27/2018 “Për trashëgiminë kultuore dhe muzetë” , i hoqi emrin nga godina, i hoqi me nga detyrat e muzeut lokal Korçë detyrën për të trashëguar “Mësonjëtoren” (VKM 146, 10 mars 2021) Kemi bërë kaq shumë protesta e artikuj për këtë punë

2.Qëllimisht për të dëmtuar Rilindjen Kombëtare dhe veçanërisht Vëllezërit Frashëri dhe specifikisht Naim Frashërin dhe Sami Frashërin, qëllimisht me shpejtësi e pa konsultim caktohet si Festë Zyrtare data 22 nëntor 1908 (Kongresi i Manastirit) dhe jo 7 marsi 1878 që ka dakortësinë më të madh kombëtare sepse aty është zanafilla e tërë Sistemit arsimor edukativ laik shqiptar kombëtar dhe Kongresi i Manastirit është bijë e “Mësonjëtores së Korçës” dhe jo diçka sipërore. Së fundi Kongresi i Manastirit miratoi Alfabetin e Sami Frashërit, por ky alfabet ishte përdorur që në kohën e “Mësonjëtores”, pra nuk ishte ndonjë krijim i ri i Kongresit të Manastirit, siç ishte edhe alfabeti tjetër në përdorim

3.Shqetësim kryesor është kritika ndaj ideve të Thomas Frashërit. Ne e kemi bërë këtë gjë, por duhet ta bëjnë edhe të tjerët. Nuk është e thënë ta bëjnë si ne, por e kanë për detyrë ta thonë mendimin e vet, pro apo kundra atyre që thotë Thomas Frashëri. Mua në zyrë Xhevat Lloshi më ka thënë “Atë libër e kishe qëndisur”. Por ma tha në zyrë. Duhet t’ia thotë popullit shqiptar nëse e kam qëndisur apo jo. Po ashtu edhe prof. Pëllumb Xhufi duhet të thotë qartë mendimin e vet.

4.Shqetësim tjtetër është koncepti Shtet Bektashi që, nëse realizohet, do të dëmtojë rëndë pikërisht veprën e Vëllezërve Frashëri dhe do t’i japë skoliozë të rëndë Rilindjes Kombëtare sepse Shteti Bektashi do të ketë funksion kryesor përthithjen dhe dëmtimin e veprës së Vëllezërve Frashëri nga kombëtare ta bëjë sektare, dhe synimi nuk do të jetë “dashuria fetare”, por është synimi që shqiptarët të lihen pa mesazhet e Vëllezërve Frashëri dhe e gjithë Rilindja Kombëtare të dëmtohet dhe bashkë me të tërë sistemi arsimor shqiptar, i cili do të futet në një vorbull shkatërruese ideore, duke i hapur rrugë konflikteve të kota fetare dhe më në fund shkombëtarizimit të vendit, duke realizuar atë frikë që Sami Frashëri e shpreh me konceptin “shthurje e kombeve” “Shthurja është një lumë i rrëmbyer që ecën midis popujve dhe i rrëmben popujt që janë mbrojtur me muret e një morali të mirë dhe me anën e një administrimi të mirë i dërgon nëpër grykëderdhje pranë detit ku ato janë të paracaktuar të mbyten.” ose “Është shumë e lehtë të ruash nga shthurja një komb që nuk e ka mësuar atë, por është shumë vështirë ta shpëtosh atë që është mësuar.”

5.Logo e fushatës për dëmtimin e Rilindjes Kombëtare është zaptimi i vetë konceptit “Rilindje” nga sekti i kryesuar nga Edi Rama që rrymën e vet e quan qëllimisht “Rilindje” dhe që synon pikërisht dëmtimin e Rilindjes Kombëtare, sepse synon ta korruptojë konceptin duke e tejngopur narrativën e me një koncept të tillë me synimin zëvendësimin e kujtesës kombëtare për togfjalëshin e shenjtë “Rilindje Kombëtare” dhe nga ana tjetër kujton me fodullëk synimin e tij për të qenë i aftë të dëmtojë natyrën kombëtare të shtetit shqiptar. Mund ta dëmtojë për sa kohë është në pushtet dhe për sa kohë edhe profesorët e ndihmojnë duke u bërë vegël.

6.Indiferenca e Departamentit të Historisë në Universitetin e Tiranës për të gjitha shqetësimet e mësipërme. Kujtojmë që u kemi shkruar vazhdimisht e vazhdimisht shkrime.

(vijon në ditët që vijnë)
Bashkia Përmet duhet të ketë parasysh se përfaqëson interesin shtetëror dhe jo interesin e Partisë Socialiste, ndaj kur merr përsipër të investojë të bëjë të qartë se tematika nuk mund t’u jepet me koncension “levave të Partisë Socialiste”, por duhet të bindë anëtarët e Partisë Socialiste që të mos kenë aq qejf punën partiake sa të kenë qejf punën kombëtare.
Ne na duket se sivjet veprimtaria më shumë do të shërbejë si mbulesë për 24 majin, sesa si ndonjë mall i madh për 25 majin, por meqë ardhja për 25 maj është në 24 maj, atëherë me një gurë vrasin dy zogj.
Ndërkohë shohim tema krejt të rrahura dhe pa lidhje fare me realitetin.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.