back to top
2.5 C
Tirana
E martë, 11 Shkurt, 2025

Plas skandali Biden – Blinken – Sorros… – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Adriatik R. Dosti
Adriatik R. Dosti
Plas skandali Biden – Blinken – Sorros…
nga Adriatik R. Dosti

Miliarda dollarë “pa adresë” e me destinacion të rremë…

Deklarata e djeshme e presidentit ukrainas Zelensky ka tronditur jo vetëm politikën, shtet-qeverinë amerikane por edhe krejt Amerikën e amerikanët… thuhet se Amerika na ka dhënë gjatë këtyre tre viteve të fundit e në forma të ndryshme ndihma e mbështetje që kapin vlerën e 177 miliard dollarëve… ndërkohë që unë deklaroj me përgjegjësi të plotë se në këtu në Ukrainë nuk kemi marrë kurrë deri më tani më shumë se 75 miliardë nga kjo ndihmë e deklaruar prej Washingtonit… tha publikisht presidenti ukrainas.
Ku kanë shkuar mbi 100 miliardat e tjerë… kush i ka “menaxhuar” e në xhepat e kujt kanë përfunduar… kush është në krye të këtij korrupsioni e skandali të madh të kësaj vjedhje e grabitje të shekullit…
Kush i ka vjedhur kaq hapur paratë e taksapaguesve amerikanë?! – shkruajnë sot mediat e këtushme.
Jemi të vendosur ta mbyllim USAID… edhe presidenti është dakord për këtë… sepse prej disa vitesh ka qenë një çerdhe kriminale dhe korrupsioni – tha sot herët në mëngjes Elon Musk i ngarkuari i Trump për mbikqyrjen dhe efiçencën e qeverisë amerikane…
Po kështu do të veprojmë edhe me Sorrosin e Fondacionin e tij tmerrësisht abuzativ e të korruptuar – shtoi Musk…
Ndërkohe do të nisim hetimet për të gjitha shpenzimet e fondet e dhëna përmes tij – USAID, fondacionit Sorros, e disa shoqatave, organizatave e programeve të ndihmave amerikane në 120 vende të botës – precizoi Musk.
Lajmi i fundit është se sot këtu në USA dyert e godinës së USAID ishin të mbyllura dhe shumë punonjësve por edhe drejtuesve të tij u është komunikuar ndërprerja e punës dhe e aktivitetit… deri në një urdhër të dytë…
I veçantë është fakti se janë shtuar zërat e abuzimeve skandaloze që janë bërë me këtë rast nga treshja Biden – Blinken – Sorros për të mbajtur në fuqi regjime majtiste, të dhunëshme e antidemokratike si ai i Edi Ramës në Shqipëri… dhe këtë tashmë po e thonë kongresmenë e senatorë amerikanë e jo njerëz dosido…
Jo vetëm zyrtari i lartë i Pentagonit, Rubin por tashmë edhe Washington Post kanë shkruar e bërë publike për një numër abuzimesh dipllomatiko-politike të ish ambasadores amerikane në Tiranë – Yuri Kim… ku veçmas theksohet ndihma e saj në emër të Amerikës për të eliminuar totalisht Opozitën shqiptare dhe kreun e saj Berisha… dhe ndërhyrjet e saj të shpeshta e flagrante në punët e brendëshme të një shteti sovran, anëtar të NATO dhe mik e aleat i hershëm i SHBA…

Donald Trump firmos...
Donald Trump firmos…

Letrat po hapen…
Ramës e bandës së tij kriminale ende në pushtet çdo ditë e më shumë po i shtrëngohet litari pas fytit… ndaj dhe janë kaq të egërsuar e kanë dalë krejtësisht nga vetja…
As mllefi, rrugaçëria, urrejtja, fjalori prej gangsterrësh dhe kërcënimet e fyerjet ndaj Opozitës e Berishës por as edhe Petalet e Trëndafilat socialistë të të tredhurve të tyre mendorë me pagesë… nuk i shpëtojnë dot.
Rama e di fort mirë se ku do përfundojë pas kaq shumë zullumeve të rënda që ka bërë ndaj dhe po bën çmos të qëndrojë aty ku është me çdo kusht… por daullet po bien se pari pikërisht për të…
Nuk ka kthim mbrapa – tha sot Trump… dhe mjerë ai që s’e ka kuptuar akoma.
A. R. D
Marrë nga Muri i Fb Adriatik R. Dosti 3 shkurt 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.