
Plane e punës për muajin korrik 1992
Muzeu Popullor Shkodër
-Tryezë a rrumbullaktë për probleme të normës letrare të gjuhës shqipe (i ftuar Arshi Pipa, atje) (korrik – Mentor Quku)
-Veprimtari kushtuar speleologjisë shqiptare (3 korrik – Mentor Kopliku)
-Përgatitje për veprimtarinë për traditën e rrahjes së hekurit në Shkodër. (korrik – Mentor Kopliku)
-Përgatitje për hapjen e një ekspozite fotografike kushtuar tradites së rrahjes së hekurit në Shkodër. (korrik – Mentor Kopliku)
-Vazhdon puna në bibliotekë dhe në sisteminin e arkivit të muzeut (fondi Inspektoria e arsimit Pranvera Berhani – Paulin Perja)
-Ndjekja a botimeve të dërguara në redaksinë e botimeve enciklopedike. (Xhyher Cami)
-Vazhdon puna në fototekën e shtetit (skedime, regjistrime, zbatim porosish për popullin, studiues etje.) (Semiha Osmani)
-Dorëzim për botim i temës “numizmatika romake në fondet e muzeut” (Zamir Tafilica)
-Evakuim fondesh të etnografisë, atj. nga fototeka. (Hydajete Alibali)
-Ekspositë fotogratike për speleologjinë. (Mentor Kopliku)
-Të ndryshme (Të gjithë)
Drejtori Mentor Quku

1.Gjuha letrare “e njësuar” duhet të rishikohet. Është fjala për të realizuar këtë njësim, për ta bërë atë më të pranueshëm për të gjitha. Kjo gjuhë standarde do të jetë gjuha zyrtare e administratës, e shkollës, e shtypit, e radios etj.
2.Krahas saj të shkruhet gegnishtja letrare. Do të jetë kjo një koiné gegërishte me rregulla të përcaktuara. Kjo gegërishte do të ketë si bazë veprën “Ortografi e gjuhës shqipe”, botuar në Prishtinë më 1964, duke u materializuar në dy drejtime kryesore:
a.Me botimin e veprave të autorëve madhorë si Fishta, Mjeda, Koliqi, Migjeni, Camaj etje.
b.Me futjen e detyrueshme të këtyre veprave në programet mësimore të shkollave.
3.E ardhmja e letrarishtes shqipe do të mvaret nga botime akademike gramatikore dha leksikografike duke përfshirë edhe një Fjalor etimologjik dhe një atlas gjuhësor etj., si edhe nga studime shkencenore mbi pamje të ndryshme të gjuhës shqipe.
Shkodër, më 27 korrik 1992
