back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Pishtar human për popullin e vet… kujtimit të Jan Palach (1948-1969) – nga Veronika Hasani

Gazeta

Kolazh për Jan Palach (1948-1969)
Kolazh për Jan Palach (1948-1969)

Pishtar human për popullin e vet…

nga Veronika Hasani

kujtimit të Jan Palach (1948-1969)
që u dogj në flakë me 16 janar 1969
dhe vdiq në spiatal me 19 janar 1969.
Në përcjelljen e tij të fundit
morën pjesë 600.000 çekosllovake
.
Jan Palach (16 janar 1969) - në flakët e protestës
Jan Palach (16 janar 1969) – në flakët e protestës
16 janar të 1969, Jan Palach do të kthehej në një pishtar human i frymëzuar nga Pranvera e Pragës, rebelim kundër regjimit sovjetik do e çonte këtë universitar të filozofisë në këtë akt tragjik. Ja tekstualisht fjalët e tij: “Meqë populli ynë është në kthetrat e dëshpërimit dhe duke u futur në humnerën e nënshtrimit, zgjodhëm këtë mënyrë dhe si protestë por dhe për të zgjuar ndërgjegjen e popullit! Grupi jonë është i përbërë nga vullnetarë dhe unë zgjodha nr. 1 me short, kështuqë është: Nderi im të jem Pishtari i Parë Human!
Ne kërkojmë heqjen e regjimit dhe censurën e Zpravyt.
Nëse kërkesat tona nuk do plotësohen brenda 5 ditëve dhe nëqoftëse populli nuk do e mbështesi këtë protestë me një grevë gjithëpërfshirëse, atëherë një pishtar i ri human do të ndizet”. Dhe në fakt 7 studentë ndoqën shembullin e tij, derisa tanket ruse e mbytën në gjak Pranverën e Pragës.
Në këto pak rreshta mua më kalon para syve historia e jonë. Modeli “disident” që kujdesohen edhe sot të na imponojnë!
Në vitin ’70 disidentët, ata të vërtetët digjeshin për të ndriçuar popullin e tyre, kurse tek ne firmosnin varjen në litar dhe pushkatimet për poetët, studentët e filoloqylit përpos faktit që ishin të gjithë pjella kriminelësh ende sot janë në krye të politikës duke imponuar përsëri diktaturën e tyre. Duke lexuar Palach, kupton vërtet fytyrën e lirisë dhe të disidencës sepse qysh në rreshtin e parë thekson vdekjen e sigurtë që mund të ketë një popull, një vend apo shoqëri: Nënshtrimin dhe dëshpërimin!!!
“Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je? Po sikur lisi, i rrxuem për dhe!”
thekson se është nder të jetë i pari pishtar human për popullin e tij, dhe këtu më vijnë zorrët në fyt me gjithë korin e gaztorëve që ende justifikojnë genocidin komunist me fjalët “ashtu ishte koha”!!
Në varrimin e tij ishin 600 mijë njerëz dhe më kalon para syve Musine Kokalari që u varros e vetme, kur u zhvarros i kishte ende duart e lidhura me tel, dhe heshtja vazhdon…
.
Jan Palach - Përmendorja në Pragë
Jan Palach – Përmendorja në Pragë
Nëse në Pragë e kudo i është shkruar këtij heroi, nëse sheshet, rrugët, teatrot mbajne emrin e tij, në çdo bangë shkolle fëmijve u edukohet shembulli i tij, kënga “Mourir dans tes bras” këndohet ende sikur vitin 1969, që u krijua në ndër të tij, tek ne vazhdon shpëlarja e trurit me të njejtin intensitet, ndoshta dhe më shumë kori i kukuvajkave komuniste vazhdon propagandën gebelsiane, më pëlqen shumë thënia e Ismet Totos: “Bota është e atyre që digjen!”, por do të doja të përmendja disidentin tonë dje dhe sot, poetin Visar Zhiti: “Atdheu jeton me te vdekurit/ dhe vdes mes të gjallëve… ndonjëherë…”
Respekt dhe nderim për Jan Palach – që populli im të mos ngrohë vetëm duart në flakën e disidencës.

Marre nga muri i Veronika Hasanit, 16 shkurt 2017

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.