
Pionierja e Social-Demokracisw Musine Kokalari!
nga Nashi Brooker
80 vjet sot Musine Kokalari gjen momentin te shkruaj një “manifest” mbi Social-Demokracin. Ajo vetë e la këtë botë pa e ditur që shumë fjalë që ajo la në letër sot ekzistojnë ne arkivat shtetërore.
Ishte fund-maji, temperaturat rreth 23 grad celsius. Qelia e saj ka më shumë dritë. Musineja me tesha të zeza ndjen të ftohtin e jetës ne ato murë të lagështa… Burgu i Grave si quhej atëhere, ishte tek “Mine Peza”. Burgu ka “jetë” të vrullshme, dyert e qelive mbyllën, hapën në çdo orë. Hekurat lëshojnë zhurmë pas çdo hapje e mbyllje, kyçe, shula, porta hekuri, kangjella hekuri, tundje çelesash dhe hapa të xhelatëve afër qelës, tek dera, e diku në sfond… Tinguj që gjakosin trupin, mendjen dhe shpirtin e çdo bashkëvuajtësi.
Zhurma e makinave me sfond të hapur apo të mbyllur, me motorin ndezur presin të ngarkohen me shpirtra njerëzish brenda mureve të errëta. Disa nga këto makina janë grabitur me forcën e armës nga dikush punëtor e tregtar në emër të “të barazisë e drejtesisë”.
Edhe me vrullshëm shtohet zhurma për ndërtimin e qelive të reja për të arritur objektin e qeverisë demokratike të Enver Hoxhës për 600 të burgosur të tjerë, qeli me të vogla, me të errëta, me torturuese me emrin e Koci Xoxes…
Vendi po “lulëzohej” me vende vuajtjesh, dhe toka po mbushej me kocka të vdekurish që nga bebet deri tek të moshuarit që jetonin çdo ditë me vdekjen…
25 Maj 1946, Musineja, kalon dimrin e parë e është në pritje të gjyqit. E vetmja lidhje që ka me botën e jashtme janë mendimet, kujtimet, zërat e njerëzve të panjohur miqësor që kalojnë rrugës bëjnë plane për ditën e nesërme. Zhurmat e xhelatëve që vijnë me furi të hapin e mbyllin qelitë, kontrollojnë trupin e saj të brishtë e të vogël, mbështetur pas derës së hekurt për t’i vënë e hequr prangat… Thirrja e tyre me fytyra brutale, për marrjen një pjate supë, kushedi se çfarë ishte gatuar, e nga çfarë duarsh e me çfarë uji. Këto zhurma ndërprerëse Musinesë i çorientojnë rrjedhën e mendimeve apo vajtimeve rrethuar në ato mure të errëta gjatë natës kthehen në monstër dhe karrige torturuese.
Por dikush në këtë ambient mynxyrë ka pasur mirësinë t’i japi një stilolaps e ca fletë letre. Ajo me to në dorë mundohet të kthjellojë mendimet e saj mbi konceptin e Social-Demokracisë.
“Rruga e patriotizmit dhe besimi në të arriti shkëputjen e plotë nga Perandoria Osmane dhe shkelmimin njëherë e përgjithmonë nga skllavëria… por ky patriotizëm duhet të vazhdojë e të jetë edhe më i fortë… Një patriotizëm i thellë do të sjellë demokratizimin e vendit…, edukimi në masë dhe analiza të problemeve shoqërore e zhdukjen e plote e mbeturinave feudale, besimeve të kota të zakoneve orientale duke pasur për bazë jo politikën e një njeriu të vetëm, por të një programi politiko-shoqëror për interesin e përbashkët…, lartësimi e vlerave morale të kombit duke i vënë në shërbim të bashkimit me popujt e tjerë e të gjej lidhje shpirtërore me kombet Ballkanike që duan paqe…, Social-Demokracia është një formë e butë politike, e cila bazohet në punë të madhe për ndërtimin e vendit… e gjen çdo formë bashkëpunimi tërësor ku e mira e përbashkët të fitoj…”
Musineja përpilon një shkrim prej dymbëdhjetë faqesh rreth politikave të Social-Demokracisë së si duhet të funksionojë në praktikë. Kjo përmbledhje është përpiluar pa asistencë të literaturës politike, argumenteve intelektuale, shembujve të vendeve ku Social-Demokracisë në Perëndim.

Nga ana tjetër ky dokument ka vlerë politike dhe historike, kërkon vëmendje akademike të sjellin shembuj krahasues me politikanë të vendeve Perëndimore dhe Lindore të kohës. Diçka është tepër është e qartë; Musineja është totalisht e ndarë nga Stalinizmi prej momenteve më të para me krijimin e PSD-s në Tetor 1943.
Këto shënime i janë marrë Musinesë nga dora arkivuar në dosjen e survejimit të saj si i janë marrë edhe të tjera e do t’i merren deri në ditën e fundit në jetën e saj mbi dhe me 13 Gusht 1983. Këto shënime kanë qenë shkaku i izolimeve në qeli gjatë 1947-1948 për të.
Por për në janë fjalë të lirisë njerëzore.