“Pikëza e Vogël” e Ministres Kumbaro – nga Auron Tare

Gazeta

Një vepër monumentale 2300 vjeçare në Butrint
Një vepër monumentale 2300 vjeçare në Butrint
“Pikëza e Vogël” e Ministres Kumbaro.
nga Auron Tare

Jo vetëm u shkatërrua një vendbanim antik, por u falsifikuan edhe dokumentat dhe raportet e gërmimeve të mëparshme.
Në këtë mënyrë Ministria e znj. Kumbaro i hapi rrugë ndërtimit të resortit me ndihmën e drejtuesve të Fakultetit të Arkeologjisë.
Vetëm 50 m nga kjo Kullë Mesjetare gjendet Muri i Demës, një vepër fortifikuese e shek IV p.k, unikal në ndërtimet fortifikuese antike.
Më poshtë një shkrim i botuar dy vite të shkuara.

Muri i "Demës" në Butrint
Muri i “Demës” në Butrint

“Muri i Demës”
Murin e Demës nuk e prishën as romakët, as hunët, as ostrogothët, as gotët e as sllavët. E rrëzuam ne.
“Duke pritur barbarët”

Ç’po presim ne të mbledhur te ky shesh
Barbarët do të mbërrijnë sot këtu.
Përse Senati rri pa punë sot,
Dhe senatorët ligjvënës ç’presin?
Barbarët sot që larg do të arrijnë,
Çfarë ligjesh mund të bëjnë senatorët?
Barbarët ligjet krejt do i bëjnë vetë.
Pse befas ky trazim tejpërtej sheshit,
(Shiko fytyrat si u ngrysën krejt),
Pse rrugë e sheshe u shkretuan befas,
Dhe njerëzit në shtëpi kthejnë plot merak?

Pikëza e Ministres Kumbaro (Padrino) dhe 100 vilat
Pikëza e Ministres Kumbaro (Padrino) dhe 100 vilat

Poezia e famshme e poetit grek Cavafis, duket sikur të jetë shkruar për një nga monumentet më epike në tokën shqiptare, “Murin e Demës”, një vepër monumentale e ndërtuar diku më shumë se 2300 vjet të shkuara midis Sarandës së sotme dhe Butrintit Antik. Një Mur i ndërtuar me gurë të mëdhej sjellë nga guroret antike u ngrit pikërisht për të mbrojtur Qytetin e Butrintit.
Në pikën më të ngushtë ku Liqeni i famshëm i Pelodesit Antik (Liqeni i Butrintit) lidhej me detin, banorët e ngritën këtë vepër monumentale ku për 2300 vjet me rradhë qëndroi atje kryelartë për të ndalur hordhitë e barbarëve ndaj qytetërimit. Nuk e prishën as romakët, as hunët, as ostrogothët, gotët, sllavët, pechenegët, avarët më vonë normanët apo edhe më vonë otomanët. Muri i Demës i rezistoi kohës duke mbritur deri më sot i patrazuar dhe i paprishur nga asnjë hordhi barbare.
Për këtë arsye u përfshi në Hartën e kufinjve të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Deri më sot.
Shikoni pamjet e transmetuara nga Zëri i Amerikës mbi atë që po ndodh vetëm 100 metra nga ky Monument madhështor. Për momentin m’u duk sikur Zëri i Amerikës kishte ngatërruar kronikën duke treguar bombardimet në Gaza.
Po jo jo, Zëri i Amerikës ishte i qartë. Pamjet e transmetuara tregonin se çfarë po ndodhte në “Pikën e Vockël” të Ministres së Kulturës Kumbaro, e cila i tregoi jo vetëm kolegëve të saj deputetë, por edhe publikut se nuk kishte asgjë të keqe që në emër të zhvillimit të hante pak nga kufinjtë e Butrintit. Askush nuk foli, kolegët deputetë ulën kokën, fundi i fundit ku ishin barbarët?
Muri i Demës kishte pritur me kot një mori shekujsh dhe barbarët nuk ishin dukur gjëkundi.
Përse i shërbente civilizimit ky Mur?
E ashtu siç këndon Cavafis
Sepse ra nata dhe barbarët s’erdhën
Dhe nga kufijtë dikush mbrrijti e tha:
Se asgjëkund barbarë atje s’ka.
Po vallë tani ç’do bëjmë ne pa barbarët?

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit