back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 21 Prill, 2026

Përse mbetet aktuale “Hakërrima” e Ali Asllanit? – nga Faruk Myrtaj

Gazeta

Ali Asllani (1884-1966)
Ali Asllani (1884-1966)
Përse mbetet aktuale “Hakërrima” e Ali Asllanit?
nga Faruk Myrtaj

E vërteta e plotë e Pluhur-Alizmit, si duket do rrëfehet e plotë vetëm kur të mos i duhet kurrkujt.
Si punë e hapjes së dosjeve! Hapën ca dosje të organizatave të masave dhe krijuan disidentë brenda llojit!
Nëse nuk e dinin ose ende s’e dinë se 7501 s’mund të kalonte pa dashjen e tyre, së paku të pranojnë se ishte Reforma e Dytë Agrare!
Shqipëria e dalë nga jo-liria nuk arriti të bënte më shumë. Nuk mundtte.
Pa pronë, pa liri fjale, pa Zot, shqiptari iu gëzua vetëm fjalës në mitingje.
Deri edhe te Zëri i Amerikës, vetëm ish-komunistët arrinin të flisnin.
Shqiptarët gjithnjë kanë votuar atë që dilte ne televizor me Amerikanët dhe Evropianët.
Perëndimi, kudo, e la Lindjen të binte nën peshën e vet, asnjë investim tjetër nuk bëri.
Vetëm konfiskoi Dosjet e Mëdha të Lindjes por as ato nuk i përdori si të tilla!
Mirë do kishte bërë të thoshte me zë, dhe të dëgjohej edhe nga shqiptarët, se nuk ka ndryshim sistemi pa pronë private… D.m.th. me pronarë legjitim.
Në Tiranë, për ironi të fatit shqiptar, Lëvizja e Dhjetorit u kurorëzua me… Qeverinë e Stabilitetit! Çfarë do stabilizonte?! Çfarë ndryshoi?
Prona nuk shkoi tek i zoti, pronarët dhe të burgosurit politikë u nxorën me dhunë edhe nga sallat e grevave të urisë. Vetem Bedri Spahiu e Liri Belishova kërkuan ndjesë, prej aradhës së komunistëve, ata që në fakt kishin rënë në betejën brenda llojit në mes të shekullit të kaluar!
Në Tiranë nuk u ndje kurrkush ngushtë, pse kishte qenë komunist. As u kërkoi kush llogari, se shumica ishin të varfër sa “populli”, gjë që as kjo s’ishte realisht e vërtetë!
Një masë njerëzit janë mësuar të thonë: Së paku ata… komunistët, nuk vidhnin! Të vrisnin, por nuk vidhnin! Këta të sotmit, rilindiotët, vetëm vjedhin!
Thonë edhe se të gjithë komunistët komunistë mbeten, por këta që erdhën në PD sikur janë një çikë më ndryshe: këta e shajnë komunizmin!
Më kokë-ulurit në PD janë ata që kanë mbiemra të së djathtës historike!
Këta duhet të thonë “përse”? Ose të ndërrojnë mbiemrat!
Mjaft të shikosh se, së fundi, përpara kryeministrisë është Iluzioni “Shqipëria Bëhet”, jo ajo që ende quhet “Partia Demokratike”! Kjo vetëm ushtron oratorinë përpara kryeministrisë kur ai nuk është në zyrë, duke e ditur që vetëm me llafe nuk ia del kush edi ramës: ai vdes për gjuhën e Faik Beut dhe Imzot Nolit, por shkon në Akademi të Shkencave dhe lëvdon ata të Standardit Made in Albania ‘72!
Madje edhe si artikulues i së Djathtës ai rivalizon: Kthen në Kodrat e Tiranës Mit’hat Frashërin por jo ata në PD, Agron Shehajn akuzon si qejfli të pulave, një lloj si ata të “Epopesë” së dajove!
Vetëm në momentin kur edhe për hesap të vet Perëndimi po investon për Drejtësi dhe vërtetim pronësie, shefat e Tranzicionit po kuptojnë se Haku i Popullit – sado me vonesë, vjen si “Hakërrima” e Ali Asllanit, shkruar një shekull më parë!
Marrë nga Muri i FB, Faruk Myrtaj 5 mars 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.