back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 8 Mars, 2026

Përse heshtin Amerikanët?! – vëzhgim nga Klodi Stralla

Gazeta

Klodi Stralla
Klodi Stralla
Përse heshtin Amerikanët?!
vëzhgim nga Klodi Stralla

Kanë kaluar thuajse dy javë nga zgjedhjet shqiptare të 11 Majit dhe ende nuk kemi asnjë prononcim nga amerikanët, nga ata që dikur ishin të parët që e bënin një gjë të tillë.
Heshtje dhe vetëm heshtje!
Kjo sigurisht e ka një shpjegim, ndonëse do të na duhet njëfarë kohe ta mësojmë të vërtetën.
Një shoku dhe miku im korçar, që e vlerësoj shumë, dr. Niko Bulka, me banim aktualisht në SHBA, pyetjen time të këtij statusi e kishte cilësuar: “Një pyetje që vlen 1 milion dollarë!”, duke e shoqëruar me komentin që po ua paraqes më poshtë:
“Rama, si i kapur që është, do të përdoret më kollaj. Ai luan kartën europiane, por sheh edhe vëngër, si do të reagojnë amerikanët? Rama ndjehet akoma i sigurt me Soros, përderisa akoma nuk kemi parë ndonjë goditje serioze direkte ndaj tij personalisht. Rama është pjesë e ngushtë e klanit “Grenell”, ku interesat ekonomike dhe politike në rajon mund të luhen vetëm me një lojtar si Rama.
Vetëm për një gjë jam i sigurt: nëse fati i Shqipërisë dhe Kosovës i lihet Europës, dilema e vjetër e 1913-ës do të endet përsëri pezull!
Që nga bombardimi i Beogradit po mbushen gati 25 vjet dhe shqiptarët patën mundësinë të tregonin se çfarë mund të bënin, si një komb i vetëm. Gjer tani 0.
Mund të kishte ndonjë hamendje të jashtëme që një Shqipëri e Madhe do të zëvendësonte rolin e serbëve në Ballkan. Gjer tani 0.
A ka një agjendë të tillë dhe a e bëjnë dot shqiptarët? Gjasat janë 0.
Pamundësia e shqiptarëve shkon në interes të Fqinjëve tanë “gjithnjë më të zgjuar”!
Dhe së fundi SHBA menazhimin e shqiptarëve ka gjasa t’ua këtë lënë Europianëve, sepse presidenti Trump, gjer tani, ka treguar që “detyrat e shtëpisë t’i zgjidhë vetë Europa!”

Ambasada Amerikane në Tiranë
Ambasada Amerikane në Tiranë

Unë ndaj të njëjtin mendim me Nikon dhe, mesa duket, një rol të tillë fatkeqësisht po e merr Franca, një shtet tradicionalisht pro serb, i vendosur kundra shqiptarëve. Moskonstituimi i Parlamentit të Kosovës prej kaq muajsh, është në mbështetje të një hamendësimi të tillë.
Gjithsesi le të presim, por shenjat nuk janë të mira.
Marrë nga Muri i FB Klodi Stralla, 23 maj 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.