back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Përralla e shoqërisë së hapur dhe Minishengeni i Edi Ramës – nga Kujtim Drishti

Gazeta

Harta e Minishengenit
Harta e Minishengenit

Përralla e shoqërisë së hapur dhe Minishengeni i Edi Ramës

nga Kujtim Drishti

Një filozof që quhej Karl Popper, shpiku në shekullin e shkuar teorinë e “Shoqërisë së Hapur”. Në këtë teori ai hodhi idenë se shoqëria duhej të ishte e hapur kur pranon gabimet e saja dhe i korigjon ato.
Por, Georges Soros ra në dashuri me titullin e kësaj teorie, siç e pranon dhe vetë në konfesionet e tij me “Shoqërinë e Hapur”
Me Georges Sorosin na ra në dashuri dhe Edi Rama. Për pasojë edhe teorinë e “Shoqërisë së hapur”
Por si njeri edhe tjetri “Shoqërisë së hapur” nuk i morën thelbin e saj: vënien në dyshim të të vërtetave “absolute”, por vetëm titullin e saj mungesën e kufinjve. Sepse siç e dini dhe ju, janë kufinjtë që mbyllin një vend, një liri e të tjera.
Sorosi shkon me idenë se Kapitali nuk i njeh kufinjtë e shteteve dhe kombeve. Pra, Kapitali është e vetmja forcë revolucionare në shoqëri.
Edi Kopja e Sorosit mendon të njëjtën gjë.
Nga këtu, këtij të fundit i lindi Ideja e Minishengenit: Heqja e kufinjve midis Sërbisë dhe Shqipërisë. Thashë: “Heqia e kufinjve”?
E kisha fjalën për qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve midis dy shteteve.
A ka një propozim më të pafajshëm dhe më paqësor se ky?!

Karl Popper (1902-1994)
Karl Popper (1902-1994)

.
Ky propozim zhduk nga faqja e dheut Historinë. Thonë se serbët kanë dashur të pushtojnë Shqipërinë. Thonë se serbët kanë dashur t’i shfarosin shqiptarët e Kosovës.
Për Edi Ramën këto janë dokrra që duhen harruar. Historia duhet të zhduket, sepse ajo i pengon njerëzit të ecin përpara…
Kjo të kujton historinë e të çmendurit që ditën e fundit para se të dilte nga spitali, doktorët e pyetën:
-Hë tani ti je i sigurtë se nuk je më kokërr gruri që të të hajë gjeli!
-Unë jam i sigurt, që nuk jam kokërr gruri, por a i është mbushur mendja gjelit që unë nuk jam kokërr gruri?!
Këtë herë Edi Rama është shumë i sigurt që gjelit i është mbushur mendja se ne nuk jemi kokrra gruri.
Të gjithë njerëzit që kanë votuar për Edi Ramen nuk e njohin pështirosjen që i shkakton atij Historia.
Dhe Historia dënon njerëzit që nuk kanë marrë mësime nga historia.
Një pyetje më mbetet për njerëzit që kanë votuar për Edi Ramën:
“Si ka mundësi që punën që duhet të bëjë truri juaj ia keni lënë trurit të Edi Ramës ta bëjë?!?
Duhet atëhere t’ju kujtoj 1946, dhe marrveshjen ekonomike me Serbinë.
Ju nuk keni kujtesë?
Ju keni vendosur të hidhni Historinë në koshin e plehrave? Kaq shpejt i harruat bëmat e Enver Hoxhës: “Nëqoftëse ju nuk e njihni Historinë është sikur ju të kishit lindur dje. Nëse ju do kishit lindur dje atëhere çdo udhëheqës mund t’ju tregojë ç’ti dojë qejfi…” Howard Zinn
Ky Edi jonë po ju thotë: Ne nuk kemi Histori.
Ju mendoni se liria e kapitalit u heq kujtesën njerëzve?
Ky është rasti të kuptoni se tradhëtarët kanë nevojë për popullin pa kujtesë.
Po ju do të thoni se Edi nuk është tradhëtar!!
Problemi është se në reagimet e tij ndaj Serbëve dhe Grekëve lëshimet e tij nëse nuk u a mbushin mendjen atëhere nuk mbetet veçse të kujtojmë se një marrëdhënie e shëndoshë ndërtohet vetëm në reciprocitet.
Mbajtja e Ligjit të Luftës dhe moskërkimi falje nga ana e serbe popullit kosovar janë një bazë për bisedime që nuk njohin reciprocitetin.
Këtu i hapet rruga tradhëtisë, e cila maskohet me teorinë e Oportuniteit, që është një teori që i heq popullit dinjitetin dhe moralin, koncepte bazë të Kushtetutave Demokratike.

.
Marrë nga muri i Fb i TD Drishtit, 2 gusht 2021

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.