back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Maj, 2026

“Perdja e Hekurt” në Ngushticën e Hormuzit – nga Altin Ahmeti

Gazeta

Iraku - Arabia - Gjiri Persik dhe Ngushtica e Hormuzit
Iraku – Arabia – Gjiri Persik dhe Ngushtica e Hormuzit
“Perdja e Hekurt” në Ngushticën e Hormuzit
nga Altin Ahmeti

36 orët e para të bllokadës së vendosur nga Donald Trump, kaluan dhe asnjë, absolutisht Asnjë anije nuk guxoi të kalojë “Perden e Hekurt” në Ngushticën e Hormuzit të vendosur nga Presidenti amerikan Donald Tramp.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën këtë bllokadë pasi Irani lejonte kalimin vetëm për anijet kineze dhe për ato nga shtetet që ata i cilësojnë si Mike dhe që pranonin të paguanin deri në 2 milionë dollarë për një transit të vetëm.
Komandanti i CENTCOM admirali Brad Cooper, deklaroi se SHBA-të kanë ndaluar plotësisht të gjithë tregtinë detare që hyn dhe del nga Irani – dhe këtë në më pak se 36 orë:
“Rreth 90% e ekonomisë së Iranit mbështetet në tregtinë ndërkombëtare përmes detit.”
Pra, brenda një dite e gjysmë, SHBA-të kanë goditur 90% të linjës jetike ekonomike të Iranit.
Bllokada amerikane e porteve iraniane, e shpallur nga Presidenti Donald Trump në Ngushticën e Hormuzit, mund t’i kushtojë Iranit deri në 435 milionë dollarë dëme ekonomike çdo ditë, raporton Wall Street Journal.
Por në këtë deklaratë mungon një element kyç: Deti Kaspik.
Rruga e furnizimit nga Rusia përmes Detit Kaspik është një korridor që SHBA-të mund ta bllokojnë lehtësisht, megjithëse përmes këtij deti të mbyllur që shpesh quhet Liqe, kalon vetëm 10 përqind e tregtisë së Iranit.
Mallrat, përfshirë ushqime dhe pajisje ushtarake, tashmë po kalojnë përmes Astrakhan drejt Bandar Anzali, një skenar që Irani duket se e ka parashikuar, por edhe Amerikanët bashkē me Izraelitët e bombarduan rëndshëm dy javë mē parë anijet dhe portet iraniane.
Bllokada në jug është reale dhe potencialisht shkatërruese.
Megjithatë, në planin afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, asnjë vend nuk pritet të përfitojë më shumë nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit sesa vetë Shtetet e Bashkuara.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.