back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Për TY… poezi nga Xhelal Ndreu

Gazeta

Dashni e pamundun...
Dashni e pamundun…

Për TY…

poezi nga Xhelal Ndreu

Nji lashtë,
sa të pata dashtë.
e s’krahasojshem askënd me ty,
por tash,
sa poshtë që rashë
dhe s’dij ku t’shifemi prap të dy.

Luftova
kur vdekjen takova.
ma gjatë, a gjatë në jetë desha me pa.
e mbeta,
sikur ajo fleta
në degë, fill e vetme, që s’ndigjon me ra.

N’agim,
çohu pa përtim,
dhe lahu me ujët e freskët të burimit;
e qaj,
me lot e me vaj
kohën e lumnisë n’çaste të dëshpërimit.

Stolisu,
merr udhë e nisu:
nji kunorë me lule në krye të veshë
dhe kërko
të pyesish kudo
që vorrin tem t’vijsh e t’ma gjejsh…
……………………………………

Xhelal Ndreu (1910-1988)
Xhelal Ndreu (1910-1988)

Pak shpjegim për poetin Xhelal Ndreun

Fuqia e vargut në penën e Xhelal Ndreut është e jashtzakonshme! Mbas një jetë me shumë mundime, burgosje të gjatë 20 vjeçare, persekutimi deri në sfilitje, Xhelali arriti ta sfidojë vuajtjen dhe vdekjen, duke na lënë perla vargjesh shqip! Poezi delikate si e mësipërmja të shkruara nëpër burgje e kampe internimesh janë një dëshmi!!!  Xhelal Ndreu ishte i biri i nacionalistit dibran Cen Elezi, dhe nip i Heroit Elez Isufi… Ai lindi në Sllovë, Peshkopi 1910, dhe vdiq (i internuar edhe mbas shumë vitesh burg nga diktatura) në korrik 1988, në Lubonjë të Vlorës… C.N.

Related Images:

More articles

2 KOMENTET

  1. Nji lashtë,/ sa të pata dashtë…. ajo çka bje në sy te ky varg i rrallë është fjala e papërdorur, o e përdorur rrallë, veç në ndonji zonë të vogël, o ndoshta nji gjetje artistike e e autorit: “Nji lashtë” – që ka kuptimin dikur, ose kohë ma parë, e që mundet të funksionojë edhe si nji fjalë e vetme e më vete: njilashtë – mund ta zëvendesojë për mrekulli togfjalshin – shume kohe ma pare… Nji poezi qofte edhe per nji vogelime te tille vlen shumë kohe ma parë… Nder autorit!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.