back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Për Trumpin, Melaninë dhe Covid – 19 – nga Anila Rezhda

Gazeta

Donald & Melania Trump te Statuja e Gjon Palit të Dytë
Donald & Melania Trump te Statuja e Gjon Palit të Dytë

Për Trumpin, Melaninë dhe Covid – 19

nga Anila Rezhda

Gjithë agjensitë e lajmeve të botës dhane non stop lajmin për prekjen e Presidentit Tramp dhe të bashkëshortes së Tij nga covid.
 
1.Latë namë, sepse në këto raste urohet vetëm “Shërim sa më të shpejtë!” Vërtet është politikan por është edhe familjar, ka punuar për atë ditë dhe e meriton të rrojë i lumtur e plot shëndet me familjen e Tij të madhe. Kanibalizmi që ju karakterizon po më çudit!!
Kisha besuar se me kaq sex të lirë dhe 0-ro moral që ju kanë lënë shoqëritë do ishit më të butë. Gabim. Qenkeni shpërfytyruar fare.
 
2.Latë namë, me analiza të tipit është e vërtetë, është e gënjeshtërt. Jam e sigurt se Shërbimi Sekret Amerikan u shkri gazit, bën gallatë me të gjithë ne, sepse këto lajme sensacionale, të luhatshme për vërtetsinë e tyre ata i kanë monopol. Ju i bini fyellit që ka luga e drurit të trahanasë! Që ju kanë lënë të lirë të përrallisni, t’i shani dhe poshtëroni publikisht! Kjo nuk do të thotë se u bëtë si ata as nga xhepi, as nga pozita. Cili është fitimi duke bërë garipin e politikës së jashtëme për ju që libra kapni vetëm kur ua bleni kalamajve?
 
3.Agjensitë e shteteve na e kanë futur kokën në kazanin ku zijejnë teshat. Si ka mundësi që merreni ditë e natë me politikanin e Amerikës dhe pa pikë turpi, injoroni gjithë forcën inteligjente të kombit?! U sëmur, u shërua, nuk shikoni hallet tuaja se jeni katandisur si lypsa? I bën fresk Amerikanit kur fle i lani dhe këmbët. Gjyshi jot invalid lufte nga lufta e nazistëve i lutet PO Gjermanit që mos t’ia shkurtojë me pensionin! 100 komplimeta në ditë Rusisë së madhe mos ja jep truri dhe ta plasi nga të katër anët. Morali kombëtar 0-ro fare. Shif rreth e qark kush do na hudhi një kothere bukë, një gotë naftë dhe ndonjë armatin me ndryshk! Mblidhni mo trutë, dhe mshojani punës dhe vetëm punës së nga ajo vijnë mrekullitë.
.
Donald Trump & Melania Trump - 2020
Donald Trump & Melania Trump – 2020
4.Kanë filluar robtë me e pa shtetin e tyre si hotel, pa pikë detyrimi!!! Rritu ca thotë, bë dhe një universitet me paret e miletit, pra me taksat e mija, ble vizë dhe ik pa kthim në shtet tjetër. Nuk ju intereson asgjë fare, as kush administron paratë, pasuritë kombëtare, mjafton të gjeni një punë skllavi diku në bote dhe pikë. Atdheu lihet pas mor milet me 100 mentalitete! Përvoja e jetës dhe pjekuria duhet të të ndërgjegjsojnë që problemet e epokës që kalojnë nga ty, t’i lësh të zgjidhura. Çdo fëmijë i moshës 20 vjeçe sot ka një samar me borxhe në kurriz dhe një mal me çeshtje të politikës ndërkombëtare të bërë hashure që ka 12 elemente gatimi! Kthehuni mo në shtëpi e shikoni si do rregullojmë shpinë tonë se na latë me çati të prishur, pikon nga kudo, e morëm plevitin!
.
5.Të tallesh dhe ironizosh me sarkazëm udhëheqësin e një shteti të madh, nuk është as mençuri, as zgjuarsi, është dobësi politike, është katandisje kombëtare të zgjosh popullin me lajme të tipit Trap bëri këtë gafe! Lëri emigrantët e Amerikës se të gjithë emigrantë janë, mos kushedi bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër, siç e besojnë ata. I shkon kombit-komb me histori e kulture të merret 6 muaj me kë do zgjedhi Amerika?! Po rroba të përdorura do marrësh nga ata dhe po urdhëra nga mëngjesi deri në darkë do keshë; ça do bësh brenda dhe jashtë vendit. Kaq pak të squtë me qenë?
 
6.Nuk e di çfarë pret gjithë bota nga zgjedhjet në Amerikë. Nuk e kam të kjartë. Nëse tani do mbetemi te varur si delet për therje vetëm nga një shtet, ju lutem ndonjë Amerikan burrë të divorcuar, më mirë akoma të ve, ma bëni shkusi, të vete t’i zë derën e të gezohem tamam. Se kështu rro në Ballkan-Evropë e prit 24 orë si po shkon situata në Amerikë nuk shkon. Me mirë po bëhem e brendshme atje dhe pikë!
.
7. Shtetet nuk janë biznese që të falimentojnë. Janë jetë e gjallë e përsëritshme. Janë nocion i pavdekshëm për aq sa do ketë jetë mbi glob. Përqëndrohuni te shteti dhe populli juaj. Ndërgjegjsohuni që të kemi një administratë të shkëlqyer. Mos rrini me një këmbë në Atdhe e me një këmbë në shtet tjetër se na e bëtë trurin turshi edhe neve që kemi ide të kjarta për jetën, emigrimin, atdheun. Hapini udhë personave që kënaqen me jetën, punën dhe familjen. Kë të pasur të pyes në Shqipëri e sigurova vizën më thotë!!! I pasuri shkon dhe me postin, mos e harroni! Ku ju çon Mushka ik e ik?!
Bëhu atdhetar i denjë dhe vuri fëmijët në gjumë derisa ne të qurraviturit e rritur të ndreqim katrahurën që bëmë dhe zgjojini fix në Pranverën e epokës: “Populli me Shtetin – Shteti për Popullin!”
 .
Titulli redaksional nga radiandradi.com
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.