Për të gjithë Ju, Miqtë e Mi!
Prandaj, kam një ndjesë të madhe, ndaj gjithë atyre që nuk munda t’u kthej përgjigje ashtu siç do të kisha dashur, sepse ju vërtet ishit shumë… Ju ktheva përgjigje vetëm atyre që më shkruan në inbox dhe atyre që me telefonuan… Por unë besoj në mirëkuptimin tuaj, dhe do ta quani të parëndësishme kët pamundësi timen, sepse ajo që për mua ka shumë rëndësi është fakti se shumicën tuaj unë i ndjeva vlera! Kishte mes jush shumë poetë, profesorë, historianë, shumë gazetarë, piktorë, artistë, shumë studentë, muzikantë, intelektualë, shumë dashamirë të artit, të kulturës, të historisë, shumë shqiptarë idealistë të Shqipërisë së Vërtetë, po edhe shumë njerëz të thjeshtë e miq të vjetër, që edhe nëse s’arrijnë të më ndjekin si dhe sa duhe, e ta vlerësojnë apo ta gjykojnë punën time… së paku vlerësojnë jehonën që vërtitet rreth saj…
Prandaj them se krahas atyre që ma bënë të bukur ditën dhe mbrëmjen e kësaj dite, që mbeten njerëzit e mi më të afërt, një enklavë në këtë qytet e në kët botë emigrimesh ku jetojmë prej vitesh, ishit edhe të gjithë Ju, që gjetët qoftë edhe dy fjalë të thjeshta urimi, për të qenë të pranishëm prejt gjithv largësive kah ne jemi shpërndarë, dhe u bëtë pjesë në këtë gëzim minor timin, që gjithsesi s’mund t’i shpëtojë dot ngjyrës së flokëve…