back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Mars, 2026

Për nji pushtet Ndryshe… – refleksion nga Ilirjana Stankaj

Gazeta

Ilirjana Stankaj
Ilirjana Stankaj
Për nji pushtet Ndryshe…
refleksion nga Ilirjana Stankaj

Pse nuk gjen mbështetje masive opozita, megjithëse njerëzit (shumica) janë realisht të lodhun nga korrupsioni (i pashoq), padrejtësia (sfilitëse) dhe i njajti “rreth vicioz politik”?!

Sepse zemërimi nuk mjafton për me ndërtue Besim, por edhe sepse njerëzit e thjeshtë (që nuk kanë ambicie pushteti a karrierizmi) nuk kërkojnë aq rrëzimin e dikujt, sa sigurinë se nuk do të bien sërish në të njajtën humnerë… Opozita (për hir të së vërtetës), aktualisht, duket veç si nji turmë e zemërueme, jo si alternativë e besueshme qeverisëse.
Po protestojmë? Mirë!
Por çfarë ofrohet për nesër?!
Pa nji plan konkret, protesta tretet “në ajër”, dhe fati i vendit mbetet i pandryshuem;
-të rinj që ikin,
-familje që mpaken,
-qytetarë që nuk besojnë ma as te e majta, as te e djathta;
-institucione që vazhdojnë e mbushen – jo nga ma të aftët, por nga ma të afërmit (i biri i dikujt, e bija e dikujt tjetër, kunata, dhandri, miku, besniku, servili, dreqi dhe i biri…), jo për meritë, por për lidhje të ngushta deri në “betonizim” (se gur – gur ngrihet çdo mur që ndan me popullin…)
E kështu, populli nuk zgjedh mâ – veç duron.
Sepse pa vizion, zhurma shuhet.
Dhe pa alternativë, ndryshimi mbetet veç fjalë, fjalë, fjalë…
Protesta asht “kufi për pushtetin”, por jo garanci për drejtësi.
Ndryshimi nuk ka vlerë nëse asht vetëm rotacion emnash e jo transformim standardesh.
Kujtesa nuk duhet të jetë selektive (nëse dje kishte ma pak skandale, kjo nuk mjafton; pyetja e drejtë do ishte: “A kishte realisht: ma shumë meritë, ma shumë drejtësi, ma shumë shtet?!”
Populli s’ka nevojë për nji pushtet “ma pak të keq”, por për nji pushtet Ndryshe.
Përndryshe, veç do rrethrrotullohemi me të njajtin ritëm ndër ujna tjera të ndenjuna…

i.s (Reflektim, teksa lexoj pyetjen ma nalt diku nëpër fb)
Marrë nga Muri i FB Ilirjana Stankaj, 22 shkurt 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.