back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 20 Prill, 2026

Pavarësi me litar në fyt – nga Bilal Xhaferri

Gazeta

Bilal Xhaferri (Hoxha) (1935-1986)
Bilal Xhaferri (Hoxha) (1935-1986)
Pavarësi me litar në fyt
nga Bilal Xhaferri

Mbledhjes së Helsinkit te kujton atë këlyshin e një fabule të La Fontenit që doli te dera e një berbehane dhe filloi t’i lehte një elefanti, i cili kalonte në rrugën e madhe. Morali i fabulës së La Fontenit do që të vërë në dukje guximin e këlyshit, po në jetë, ne e dimë se ai leh thjesht sepse është këlysh dhe s’bën dot pa lehur, leh nga zakoni, leh sidomos kundër objekteve të mëdha që s’i kupton dot dhe u trwmbet.
Në ditët e prishjes me Hrushovin, në njeë nga kryeartikujt e “Zërit të Popullit” shkruhej: “Hrushovi nuk do që ne të shajmë as revizionizmin as kapitalizmin” Po kë të shajmë ne?!”
Ata dinë vetëm një gjuhë – atë të sharjes, të lehjes, kur është çështja për teë biseduar me gjuhën e vështirë teë diplomacisë në takim midis burrave të shteteve, ata nuk pranojnë të asistojnë se nuk e kuptojne dot këtë gjuhë.
Përveç Shqipërisë, të gjitha vendet evropiane dërguan delegacionet e tyre në Helsinki për të nënshkruar deklaratën e përbashkët të sigurimit evropian, e cila ishte përfundim i punës së 350 diplomatëve, politikanëve dhe ekspertëve gjatë dy vjetëve bisedime. Ndër çështjet me të rëndësishme të përfshira në deklaratë është çështja e kufijve.
Jugosllavia, që ka rrëmbyer brenda kufijve të saj pothuaj gjysmën e territorit të Shqipërisë, natyrisht mori pjesë në bisedime.
Greqia, që ka rrëmbyer pothuaj gjysmën e Shqipërisë së Jugut, edhe ajo mori pjesë. Shqipëria mbeti mënjanë si Hirushja e përrallës.
Mosmarrja pjesë e Qeverisë së Tiranës në Mbledhjen e Helsinkit e tregoi edhe një herë përpara botës se deri ku ka arritur ajo Qeveri në rrugën e tradhtisë kundrejt interesave jetike të kombit shqiptar dhe deri ku ka arritur ajo t’i verë këto interesa në shërbim të kuçedrës së verdhë të ekspansionizmit kinez.
Gjeneralët e Pekinit, në një konflikt të mundshëm ushtarak me Bashkimin Sovjetik, do ta përdorin tokën e Shqipërisë si një bazë në prapavija të armikut, nga ku do t’i goditnin pas shpine vendet e Traktatit të Varshavës me raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, pa u bëre shumë merak se ndonjë kundërgoditje atomike do ta shuante Shqipërine nga harta. Në konfliktin e tanishëm ideologjik dhe politik me Bashkimin Sovjetik, komisarët e Maos e përdorin Tiranën thjesht si një altoparlant.
Në rastin e mbledhjes së Helsinkit, Sulltani sa një ve i Tiranës duke e shpallur fermanli tërë Evropën, u solli ndërmend qeveritarëve evropianë se, kur një budalla hedh një gur në ujë, njëqind të mençur të mblidhen s’e nxjerrin dot.
Natyrisht, të mençurit e Evropës nuk shqetësohen aspak që kombi ynë po shkon në fund të detit me një gur kinez në qafë.
Ajo që i shqetëson ata është rreziku real që paraqet për sigurimin evropian ky gur i fshehur nën rrymat e konflikteve evropiane.
“Krahu i Shqiponjës” Nr. 3 – Gusht 1975

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.