back to top
24.2 C
Tirana
E mërkurë, 10 Qershor, 2026

“Patriotët kriminelë” – nga Ergen Alia

Gazeta

Kriminelët e diktaturës komuniste...
Kriminelët e diktaturës komuniste…
“Patriotët” kriminelë
nga Ergen Alia

“Patriotët” që me anë të Jugosllavisë e Rusisë krijuen Partinë Komuniste – do të ishin fillimi i kalvarit të vuajtjeve për shqiptarët.

Enver Hoxha
Ishte kryekrimineli i këtij organizimi. Lufta e tij nuk ishte për çlirim, por për pushtet ku nëpërmjet krimit e terrorit do të qëndronte në pushtet për mbi 50 vjet.

Kadri Hazbiu
Një “patriot” kriminel, i akuzuem për shumë krime ndaj popullsisë civile dhe për djegien e Sinës në Dibër. Për këto krime do ta paguente me jetën e tij, duke u shpallë agjent e tradhtar nga vetë partia që e ndihmoi me ardhë në pushtet nëpërmjet dhunës e krimit.

Shefqet Peçi
Një tjetër “patriot” kriminel, përgjegjës për pushkatimin e 21 civilëve te Kroi i Bardhë në Buzëmadhë të Kukësit. Një kriminel i pamëshirshëm e i etun për gjakun e vllaut. Për krimet e kryeme ndaj popullsisë civile u dënue për krime lufte.

Haxhi Lleshi
Në Dibër kreu krime lufte dhe dogji mbi 400 shtëpi, shpeshherë me njerëz mbrenda. Krimet e tij vazhduen përgjatë gjithë 50 viteve të qëndrimit në pushtet.

Ramiz Alia
Së bashku me Rrahman Parllakun, Gafurr Çuçin e Shefqet Peçin këta “patriotë” kriminelë janë përgjegjës për Masakrën e Tivarit dhe për dorëzimin e ushtarëve të Shaban Polluzhës te partizanët jugosllavë, duke e dijtë fatin e tyne. E jo vetëm mëkatet e tyne vazhduen gjatë gjithë viteve të sundimit me dhunë e terror

Dali Ndreu
Së bashku me partizanë maqedonas e bullgarë ishte përgjegjës për djegien e mbi 400 shtëpive në Dibër (Fushë-Alie), bashkë me Haxhi Lleshin, Demir Gashin, Myslym Shyrin etj. Ashtu siç ishte paralajmëru me mbështetjen e komunizmit do të përfundonte në litar dhe ashtu ndodhi: u akuzue si agjent i huej.

Liri Gega
Me urdhën të Enver Hoxhës vrau pas shpine Mustafa Gjinishin në Peshkopi. Ashtu si mafia që vret rivalët, ashtu vepronin edhe komunistët – duke vra njeni-tjetrin.
Do të pushkatohej nga regjimi që vetë ndihmoi me e sjellë në pushtet – si agjente e huej.

Koçi Xoxe
Një teneqexhi pa dije juridike që u ba gjyqtar i jetëve njerëzore. Mori pjesë në gjyqet famëkeqe ku dënoi me vdekje nacionalistë e intelektualë të kombit.
Më vonë do të dënohej nga i njëjti regjim si spiun i Jugosllavisë

Bedri Spahiu
Një pseudo-prokuror që me dorën e tij dënoi ajkën e kombit mbi fakte të fabrikueme nga regjimi komunist.

Beqir Balluku
Krimet e tij gjatë e mbas luftës janë të shumta. Do të dënohej me vdekje nga regjimi që vetë ndihmoi me ardhë në pushtet nëpërmjet krimit.
U shpall agjent e tradhtar nga partia e tij.

Petrit Dume
I mbijetoi regjimit me servilizëm, por mbi korriz mbante vrasje të njerëzve të pafajshëm gjatë luftës, të kryeme nga Brigada e Hakmarrjes nën udhëheqjen e tij.

Miladin Popoviç & Dushan Mugosha
Dy të dërguemit e Titos, përgjegjës për krijimin e Partisë Komuniste në Shqipni.
Nën urdhnat e tyne u zhvillue lufta civile në vend-me qëllimin e qartë me futë shqiptarët në nji luftë vëllavrasëse.
Me urdhnat e këshillat e tyne vepronte Enver Hoxha.

Mehmet Shehu
Përgjegjës për mijëra krime në Veri e në Jug të vendit.
Me dorën e tij vrau 67 nacionalistë në Lushnjë, me urdhën të Miladinit, vetëm pse refuzuen me iu bashkue komunistëve (citoj: “derra bahemi e komunist jo”).
Është përgjegjës edhe për vrasjen e patriotit Prenk Cali. Do të akuzohej si agjent i huej e tradhtar dhe do të kryente vetëvrasje me dy plumba.
Marrë nga Muri i FB nga Ergen Alia, 20 maj 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.