back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024

Pasuria më e madhe… Lumturi njerzore Jose’ Mujica

Gazeta

Josè "Pepe" Mujica
Josè “Pepe” Mujica

Pasuria më e madhe… quhet Lumturi njerzore

Jose’ “Pepe” Mujica

I vlersuar si “Diskutimi më i mirë në botë”

(Presidenti i Uruguajit Jose’ Mujica, i konsideruar Presidenti më i varfër në botë)

Diskutim i bërë përballë G20 në Brazil, në qershor të 2012-ës

Autoritete të pranishme, të të gjitha niveleve dhe organizmave, shumë faleminderit, dhe përgëzimet tona më të mira për popullin e Brazilit dhe zonjën Presidente. Shumë faleminderit për oratorët para meje, të cilët pa dyshim manifestuan mjaft mirbësim në diskutimet e tyre. Paraqes vullnetin personal si qeveritar, për të përcjellë gjithë akordet, që kjo shoqëri e jona e varfër do të nënshkruaj sot. Pa dyshim, që do të na lejojnë të bëjmë edhe disa pyetje, me zë të lartë: gjatë gjithë mbasdites, sepse është folur për një zhvillim të qëndrueshëm, për të nxjerrë nga mjerimi popullata të shumta.
Ç’na thotë mendja?
Modeli i zhvillimit dhe i konsumit aktualisht, është në standartet e një shoqërie të pasur.
I bëj pyetje vetes; çfarë kishte për t’i ndodhur këtij planeti, nëse populli Hindù, do kish patur të njejtën numër makinash për familje, që kanë sot gjermanët? Mendoni, sa oksigjen do na kishte ngelur akoma në jetën tonë?
Le të flasim më qartë: bota sot, ka të mira materiale, për të përballuar jetën për shtatë ose tetë miljard persona, të cilët mund të mbajnë të njejtin nivel konsumi dhe shpërdorimi, që kanë shoqëritë më të pasura të perëndimit?
A ka mundësi të jetë e mundshme? O duhet që një ditë, të bëjmë një diskutim komplet të ndryshëm?
Pasi kemi krijuar një shoqëri, në të cilën jetojmë, dhe që është pjellë e tregëtisë, pjellë e konkurencës, që ka krijuar një “progres” material të madh dhe eksploziv. Kështu, ekonomia e tregëtisë, ka krijuar një shoqëri tregtare, duke krijuar këtë globalitet, që ka mbështjellë gjithë planetin!
Jemi duke qeverisur globalitetin, o globaliteti është duke na qeverisur ne?
Eshtë e mundur të flasim për solidaritet dhe “jemi të gjithë të bashkuar”, në një ekonomi që është e bazuar mbi konkurencën e pamëshirshme?
Deri ku arrin ky vllazërimi ynë?
Nuk e bëj kët diskutim për t’i ulur vlerat kësaj mbledhje të rëndsishme. JO! është e kundërta!
Sfidën që kemi përpara, është një sfidë e një rëndësie me karakter gjigantesk, është kriza e madhe jo ekologjike, por Politike! Njeriu sot nuk qeveris dot forcat dhe shkaqet që ka krijuar kjo krizë, deri kur këto forca do të vazhdojnë të komandojnë njeriun?
Kjo është jeta, dhe ne po diskutojmë për fatin e saj!
Përse nuk jemi në këtë planet, për t’u zhvilluar në kuptimin e vërtetë të fjalës?

Plaza Independencia -Uruguaj
Plaza Independencia -Uruguaj

Ne vijmë në jetë për të qenë të lumtur, pasi jeta, është e shkurtër dhe ikën shpejt, dhe as një e mire materiale nuk vlen sa jeta dhe kjo është elementare për të gjithë. Kështu zotërinj, jeta na shpëton nga duart, duke punuar e punuar gjithmonë e më shumë për të konsumuar një “Surplus”, (diçka të tepërt, të parëndsishme) sepse motori i shoqërisë është konsumi!
Përse, se na paralizohet konsumi ose ndalon dhe ekonomia, dhe n.q.se ndalon ekonomia, e cila është dhe fantazma e jetës sonë, bllokohet gjithçka, duke u bllokuar kështu secilin prej nesh.
Por kjo shtesë-konsumizmi, e cila është duke u rritur gjithmonë e më shumë, po zapton planetin ku jetojmë.
Ky sistem që krijon një Surplus-Konsumi, po krijon edhe të mira materiale që durojnë pak, pasi këto të mira duhet që të shiten shumë dhe shpejt! Një llampë elektrike, nuk duron më tepër se 1000 orë e ndezur, por ka llampa qe durojnë dhe 100 mijë… ose 200 mijë orë! Por kjo nuk mund të lejohet, pasi problemi është merkato e konsumit, pasi duhet të punojmë… e konsumojmë, duhet të kemi një shoqëri të shpenzimit dhe të shkatërrimit, duke krijuar kështu një rreth vicioz!
Këto probleme janë me karakter politik, dhe janë duke na shtyrë që të kuptojmë nevojën e fillimit të një luftë, për një kulturë tjetër nga kjo që kemi! Nuk po flasim që të kthehemi tek njeriu i shpellave, dhe as i asaj që të krijojmë një “monument të kthimit mbrapsht”, por nuk mundet që ne, në mënyrë të pafundme të vazhdojmë të jemi të drejtuar nga konsumi, por duhet ta komandojmë atë. Prandaj e thashë edhe më lart, që ky është një problem me karakter politik… e them një gjë të tillë, duke i menduar dhe i parë gjërat me këndvështrimin tim modest.
Përse… mendimtarët antikë, si Epicuro… Seneca… dhe indianet Aymara… shpreheshin: “I varfër, nuk është ai që ka pak, por i varfër me të vërtetë, është ai që kërkon pafundësisht shumë”. Ky është dhe çelsi i zgjidhjes, me karakter kulturor.
Kështuqë… pershendes mundimin dhe përpjekjet e marreveshjeve që bëhen dhe e pranoj si qeveritar që jam, pasi e di, se diçka nga ato që thashë në këtë kongres, do lënë shenjë si një “klithmë dëshpërimi”. Prandaj duhet ta kuptojmë që kriza e ujit dhe kriza e agresionit ndaj ambientit, nuk është një arsye, por është problemi i modelit të civilizimit. Prandaj, atë që duhet ta rishikojmë, pasi është modeli i jetës që kemi krijuar!

Harta e Uruguajit
Harta e Uruguajit

Përse? – Sepse, jam pjesë e një vendi të vogël, shumë të pasur me të mira natyrore. Në vendin tim janë 3 milion banorë… pak më shumë, se 3 milion e 200 mijë, por kemi 13 milion lopë, nga më të mirat në botë, 8-10 milion dele të mrekullueshme! Vendi im, është eksportues ushqimi, si në prodhimet e qumshit dhe atë të mishit… ka fusha të pafundme, ku 90 % e tyre jane të përdorura për blegtorinë, miqtë e mi punojnë shumë larg… shumë më tepër se 8 orë punë, kush punon për 6 orë, kërkon një punë të dytë, kështu punon më tepër se në të kaluarën.
Përse? – Sepse duhet të paguaj një thes me këste: dikush ka këste për motorin e vogël që ka blerë… dikush për makinën… kështu që njerëzit e shkretë, pagujnë këste, paguajnë, e paguajnë dhe kur arrin që t’i shlyej të gjitha, ndjehesh si një plak i vjetër romantik si unë, ku jeta i ka shpëtuar nga duart!
Kështu që secili nga ne, pyet veten: është kjo e ardhmja dhe fati i njerëzimit?
Këto pyetje, janë shumë elementare: zhvillimi, nuk mund të jetë kundër lumturisë, përkundrazi, duhet të jetë favorizus i lumturisë së njerzimit. Dashurinë ndaj natyrës, ndaj shoqërisë, dashurinë për fëmijët tanë, për familjen dhe dëshira për të patur sa më shumë miq, ky quhet zhvillim!?
Ekzaktësisht kështu zotërinj!
Pasi kjo është pasuria, është pasuria më e madhe që ne kemi, të luftojmë për natyrën, ku elementi primar i natures, quhet Lumturia njerzore.
Faleminderit nga Jose “Pepe” Mujica, (presidenti më i varfër në botë nga ana ekonomike, por jo shpirtërore)
Përktheu nga origjinali (Gjergji Anastasi)

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.