back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 13 Qershor, 2025

Parimet festojnë – kur fiton e mira! – refleksion nga Keda Kaceli

Gazeta

Keda Kaceli
Keda Kaceli
Parimet festojnë – kur fiton e mira!
refleksion nga Keda Kaceli

Mos na shisni dokrra hini thonë tironcit! Nqse vërtetë donit të rrëzonit Ramën dihet matematikisht dhe botërisht që kishte 1 dhe vetëm 1 rrugë! Bashkimi me forcën më të madhe opozitare. Flet matematika. Shifrat janë kokforta. Vetëm të bashkuar dhe me një frymë do fitonim dhe do kishte kohë për të korigjuar gabimet e brendshme. Të gjithë këto partitë parimore më njerëz të kulluar që donin përmbysje e dinin se do ia shkonin dëm votat njerëzve që do i besonin. Kanë luajtur jo një, por tre herë. 1 herë me qëllimin, 2 herë me besimin. Kanë mashtruar jo një, por tre herë. 1 herë me paraqitjen dhe 2 me projektin. Janë besëprerë jo një, por 3 herë. 1 sepse luftën nuk ia bënë kundërshtarit politik që në rastin tonë është armiku i kombit por 2 herë sepse çdo beteje e kishin për shkatërrimin e atij që duhet ta konsideronin partner opozitar. Mashtrimi në bashkëpunim me dhunuesin, është më i rëndë se brenda ka poshtërimin. A jam unë shumë idealiste? A jam unë radikale? Patjetër. Si mundem t’i besoj unë atij që në mes të zjarrit që ka përfshirë shtëpinë, ka në dorë çelësin e depozitës ujit, por e mban të fshehur derisa digjet shtëpia dhe shpëton vetëm kotecin e pulave se nga aty do fillojë rindërtimi? Vjen si Mesia por je Antikrishti. Dhe mendohuni miq, pikërisht kështu thonë profecitë shpesh ujku vjen veshur si dele. Vështirë të na kenë parë sytë të kundërtën. Shpëtimtarët e vërtetë nuk shfaqen si të tillë por lodhen me mirësi e principe deri sa t’u dalë e drejta, ama kobndjellësit gëzohen me të këqiat që korrin pasi të mbjellat i kanë rrënjët në llum e katran. Parimet nuk festojnë për karriget. Parimet gëzojnë kur e keqja vritet jo kur ajo fiton.
Parimet festojnë kur fiton e mira!
Marrë nga Muri i FB Keda Kaceli, 19 maj 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.