back to top
17.4 C
Tirana
E diel, 14 Qershor, 2026

Paralele mes Makronit në Francë dhe Globalistit tonë – nga Saimir Dervishi

Gazeta

Emanuel Macron
Emanuel Macron
Paralele mes Makronit në Francë dhe Globalistit tonë
nga Saimir Dervishi

Shoh që “psikopati global” po feston një përvjetor të ndërrimit të emrit të partisë së tij të Ripjellur tashmë…
Dhe ju ka varur në qafë nga një shallë dyngjyrësh pjesmarrësve jeshilë me një rozë të zbehtë…
Para ca vitesh “ky zotëria” shkoi për një vizitë në Mynih në një kongres të CSU (aleatja tradicionale e CDU, dy parti që pozicionohen tek qendra e djathtë në Gjermani, të cilat së bashku bëjnë koalicion në çdo fushatë zgjedhore…)
Pjesëmarrja e tij në një takim politik të një partie të qendrës së djathtë më bëri përshtypje atëhere edhe duke e parë se si po rrjedhin ngjarjet… nuk do të habitesha nëse në të ardhmen “psikopati global” të bëjë ndonjë koalicion me këta ta PD-së së Ripaketuar nga marshalli… Një fuzion të tipit të Makronit në Francë, ku ai bëri bashkë një pjesë të partisë së qendrës së djathtë (neogolistët me një pjesë të partisë socialiste dhe bashkë me lloj-lloj rrymash të qëndres ai ka afër 8 vjet që qeveris francezët… duke radikalizuar të dy palët… të majtën dhe të djathtën… që shtypi i kapur nga Makroni i quan të dy kahjet si radikale dhe ekstremiste… por më me shumë theks sulmues ndaj së djathtës së Le Pen, që atje e shohin si mundësine më të madhe për me heqë establishmentin e korruptuar francez nga pushteti…
Pra, edhe “psikpoati global” që dihet se është një frankofon (fatkëqesisht Shqipnia ka që në 1944 e deri sot që qeveriset nga një lob frankofon, që nga enFerri tek marshalli e tek ky “psikopati global”) po rreket të bëjë të njejtën gjë këtu (biles më keq se sa në Francë, ku dihet se ata gjithmonë kanë qenë proserbe dhe kundër në shqiptarëve) padi ta thërmojë PD-në duke përfituar nga naiviteti parapolitik i atyre por edhe tashmë me një dakordësi të heshtur të marshallit ai të bashkëqeverisë në një pjesë të atyre të pasuruarve të PS-ëe dhe me dishepujt përfitues të qeverisjes së marshallit e me tifozët fanatikë të tij…
E duke nxjerrë edhe jargën e bashkisë nga burgu të dekretoje Ronken si udhëheqës të së mëngjërës, të shtresave të pa privelegjuara ku mund të dërgojë edhe Braçeziun&com, pjesa e së mëngjerës që le të themi i ka rrënjët tek ish partia e enFertit të cilët do t’i etiketojë si ekstremistë të së majtës…
Kur thashë se ky është skenar më i keq se ai i Makronit në Francë (model i dështuar edhe ky) kisha parasysh faktin se ne këtu në Shqipni jemi para faktit se këtu nuk ka fare forca politike të së djathtës, sepse marshalli është kujdesur e ka qenë shumë vigjilent që të mos ketë për 36 vjet një të djathtë përfaqësuese këtu (jemi vetëm në reaksionarët ca kokrra kshu akoma) …unë sigurisht uroj që të krijohet një e djathtë e shëndetshme me i dhënë drejtim punëve këtu, por tani për tani tablloja politike është e zymtë…
Të shohim si do shkojë…
nga Saimir Dervishi, 25 maj 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.