back to top
21.1 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

Paradokse shqiptare… – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Adriatik R. Dosti
Adriatik R. Dosti
Paradokse shqiptare…
nga Adriatik R. Dosti

Sinqerisht, kurrë nuk e kisha menduar që do të vinte një ditë… që ulur në kolltukun e shtëpisë sime, këtu në Amerikën e largët… do të shihja përmes ekranit te TV, ndeshjen dikur të ashtuquajtur Derbi i Kryeqytetit: Tirana – Dinamo, ndodhur në ato pozicione… extremisht të kundërta prej njëra tjetrës…
Luajtur në stadiumin e komunës së Rrogozhinës… (e njohur dikur në Shqipëri vetëm për sapunët e zinj 15 lekësh që përdoreshin për të larë rrobat… për këngën e Çelo Mezanit dhe për një stacion treni të vogël lokal përgjat hekurudhes Tiranë – Durrës – Elbasan – Pogradec.

Tirana – Sezoni 2023-2024

Dhe kohët jo vetëm që kanë ndryshuar por përmbysja është aq e madhe sa e ke të vështirë seriozisht që të besosh se sot Tirana e Dinamo që kanë fituar së bashku gjysmën e titujve kampionë dhe të kupave të Shqipërisë… janë pa stadiumet e tyre… ndërkohë që Rrogozhinës bravo i qoftë që përveçse për momentin ka skuadrën më të mirë në Superligën shqiptar… Ka 2-3 vjet që po fiton Kampionatin, Kupën dhe Superkupën… e po merr pjesë në kupat europiane, por ka tashmë edhe një stadium të vetin ne nivelet bashkëkohore…
E ndërsa Tirana mizerabël e xhambazit Refik Halili, sot luante në Rrogozhinë e i gëzohej fitores me Dinamon [që bënte sikur luante futboll] thjesht… se nuk ra direkt nga Superliga, por javën që vjen do të luajë me Besën a Pogradecin për të mësuar nëse do të qëndrojë mes më të mirave të futbollit shqiptar apo do t’i bëjë shoqëri Skënderbeut dhe Laçit…
Dhe kur rikujton faktin tjetër atë të rënies së Tiranës nga kategoria për herë të parë në historinë e saj mbi 100 vjeçare… vetëm pak vite më parë e kur po kjo siluetë e frikëshme po i sillet rrotull edhe këto ditë të trazuara Prilli… sikur të del nga shpirti shprehja: Harram e turpi ju mbuloftë të gjithë juve që mbani veshur atë fanellë të rëndë… që jo vetëm nuk ia dini vlerat e as nuk e meritoni… por edhe e keni bërë aq pis saqë kërkushi nuk do guxonte dot as ta çonte ndërmend.
Faqen e zezë e paç o Refik Halili… që vetëm prej atij poshtërimi historik “që i dhurove” Sport-klubit tonë pak vite më parë duke e nxjerrë nga Superiorja, çka nuk kish ndodhur kurrë më parë në përmbi 100 vjet të historisë legjendare të Bardhëbluve… ti qysh atë vit duhej të ishe larguar nga drejtimi i klubit e mundësisht të mos kishe më asnjë lloj lidhje në vazhdim me futbollin e veçmas me Tironën… sa të ishe gjallë.
Mallkuar të gjithë ju që e përdhoset kësisoj atë fanellë legjendare e historike Bardhë e Blu… ju që e bëtë kaq fort pis historinë e shkëlqyer ndër dekada e permbi 100 vjeçare të SK Tironës…
Kanë stadiume të rinj Kukësi e Rrogozhina, që të dyja bashkë kanë aq banorë sa ka Lapraka apo edhe Kombinati, e nuk ka stadium SK Tirona që ka fituar përmbi 55 Tituj e Trofe kombëtare… e që dikur përballej me Ajaksin, Bayern Mynihun, Malmoen, Dinamon e Bukureshtit etj etj
Tirona e ikonave, simboleve e legjendave të papërsëritëshme të futbollit shqiptar nder dekada…
Nuk e di se si ndihen atje ku prehen Lym Alla, Ver Shehu, Shyq Rreli, Li Mema, Skënder Halili, Skënder Hyka, Fatmir Frasheri, Gëzim Kasmi, Bahri Ishka, Arben Minga… e deri tek të gjallët Bixh Bytyçi, Ben Bukoviku, Tit Dibra, Millan Baci, Shkëlqim Muca, Mirel Josa, Agustin Kola, Sul Mema, Krenar Alimehmeti, Ingrid Fortuzi, Blendi Nallbani etj. etj. emra pa fund…
Turpi ju zëntë sytë e kurreë mos e bofshi pikën e hajrit të gjithë ju që e katandiset Tironën tonë në këtë farë derexheje!

Marrë nga Muri i FB A. R. Dosti, 28 prill 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.