back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 20 Prill, 2026

Pak Fjalë për “Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe” – nga Kastriot Marku

Gazeta

Kastriot Marku
Kastriot Marku
Pak Fjalë për “Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe”
nga Kastriot Marku

Mendoj se zgjedhja e bërë, që “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” të hidhej online për konsultim, ka qenë një vendim jashtëzakonisht me vlereë. Nëse vepra në fjalë do të ishte shtypur pa e bërë këtë, do të kishte qenë një vepër e stëvjetëruar, e papërditësuar, jashtë kohe; një subjekt humori, talljeje e përqeshjeje që do të mbahej mend gjatë në leksikografinë europiane. Kjo për arsyen e thjeshtë se u faktua se vepra ishte as më shumë e as më pak veçse një rimarrje e fjalorit të vitit 1980, të cilit i ishte bërë një tëharrje apo qethje e terminologjisë përkufizuese ideologjike, ndërkohe metoda, dhe stili përmbajtesor ishte i njëjtë. Gjuhëtareët e “shollit” të vjetër duke u kacavjerrur në verigat e formimit dhe punës së tyre të madhe, por të tejkaluar tashmë, i kishin zënë frymën këtij fjalori dhe brezi i ri që mblodhën tak-fak nuk kishin as mundësitë as kapacitetet dhe natyrisht emrin jo se jo, të bënin këtë kapërcim. U desh ndërhyrja energjike e shqiptarëve vullnetmirë, kryesisht atyre që jetojnë jashtë vendit që të ushtronin trysninë e duhur që fjalori të përmirësohej disi. Mendoj se ka ende kohë për të ndihmuar secili prej nesh në përmirësimin e kësaj vepre. Le ta bëjë këtë gjë secili që e ndien, përpara se kjo vepër të kalojë në shtyp. Vendimi për përfshirjen apo mospërfshirjen e vërejtjeve sugjerimeve e propozimeve përkatëse u përket hartuesve dhe redaktorëve zyrtare të kësaj vepre. Uroj që ata të jenë profesionistë dhe dashamirë, të gatshëm peër t’iu përgjigjur kësaj sfide.
Kastriot Marku, 25 mars 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.