back to top
10.5 C
Tirana
E diel, 8 Dhjetor, 2024

“Opinga” në Paris! – nga Klodi Stralla

on

|

views

and

comments

Nikolla Lako - Zotnia Fisnik i Librave
Nikolla Lako – Zotnia Fisnik i Librave
“Opinga” në Paris!
nga Klodi Stralla

Për ne, të gjallët, përkujtimi i njerëzve të mirë, me vlera dhe kontribute kombëtare, duhet të jetë para së gjithash një detyrim moral.
Sot dua të përkujtoj Nikolla Lakon (1880-1962), patriotin korçar që, ende një i ri 17 vjeçar (1897) themeloi në Paris revistën “Opinga”, e cila ndonse në pak numra për arsye fondesh, sensibilizoi kryeqytetin francez për “Çështjen kombëtare shqiptare”
Nikolla Lako, ka lindur në Korçë në vitin 1880 dhe ka vdekur në Tiranë në vitin 1962. Ka qenë drejtori i parë i bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë dhe ka kontribuar në pasurimin e fondit të kësaj biblioteke duke sjellë nji sasi librash prej France.
Në vitet ’20, ka hartuar nji hartë të Shqipërisë dhe disa dokumenta që vërtetojne origjinën shqiptare të zonës Korçës. Për këtë ka takuar direkt presidentin amerikam Uillson në Paris gjatë zhvillimit të Konferencës së Paqes, duke i paraqitur nji seri dokumentash, të cilat janë diskutuar dhe në Konferencën e Paqes.
Në vitin 1911, ka qenë përfaqësues i Korçës dhe Gjirokastrës në Kuvendin e Greçës, duke marrë pjesë si kuvendar në Memorandumin me 12 kërkesa të Dedë Gjo Lulit.
Asht themeluesi i sektorit shkencor në Institutin e shkencave Tiranë dhe ka përgatitur herbarin e parë shqiptar.

Foto para bibliotekës së Korçës
Foto para bibliotekës së Korçës

Ka qenë edhe piktor dhe në vitet e fundit ka punuar në Institutin e Shkencave Tiranë. Ishte i martuar, por pa fëmijë.
Në vitin 2017, Nikolla Lako u shpall “Qytetar Nderi” i qytetit Korçës, dhe një prej sallave të bibliotekës së re të qytetit mban emrin e tij. Në Tiranë nji rrugë mban emrin e tij.
Emri i tij është i përfshirë në Enciklopedinë e Shqipërisë, si dhe në stendat e Muzeut të Arsimit në Korçë.
PS. Informacioni i mësipërm është marrë nga Engjëll Çeka, një person i afërm i tij.

Marrë nga Muri i FB, Klodi Stralla, 27 shkurt 2024

Related Images:

Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.