back to top
35.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Observatori Megalit pellazgo-ilir afër Kumanovës – nga Fahri Xharra – Gjakovë/

Gazeta

Fahri Xharra
Fahri Xharra
Observatori Megalit pellazgo-ilir afër Kumanovës
nga Fahri Xharra – Gjakovë/

…Vendi i pestë i botës ku kishte observator prej nga vërehej qielli, lëvizja e yjeve dhe e Diellit, që edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarë është në bjeshkët e Kumanovës. Quhet Kokino (më vjen keq që nuk e di se si ajo bjeshkë quhet në shqip)

Sa më shumë po kalon koha; sa ma shumë i afrohemi një errësimi të madh kombëtar, aq më shumë po e shoh gjithë këtë mohim të vetëvetes. Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjtë natën se nuk duhet, mos i numroni yjet natën se nuk duhet; kështu na thoshin. Dhe ne, ashtu pa menduar fare pse ishin këto këshilla bënim atë që na thonin dhe i përkuleshim mosdijes, e përqafonim errësirën pse dritën nuk na e donte syri!!
Na janë mshehë gjërat me shekuj, po edhe vazhdojnë të na mëshihen. Prap rreth rrethit dhe në rrethin pa dalje, prap në frigën nga shpejtësia e informimit, mësimit dhe vetëdijësimit. Terr!!
Agjensia Amerikane e Hapësirës NASA në vitin 2005, i përcaktoi këto pesë vende, si trashëgimi botërore e vendeve nga ku është vrojtuar qielli mijëra vjet më herët: Abu Simbel (Egjypt), Stonehenge (Britani e Madhe), Angkor Vat (Kambogja), Goseck (Gjermani) dhe… jo nuk e them dot, se ne shqiptarët kemi nga ata të cilët nuk e besojnë dhe nuk na lejojnë t’i besojmë. Vendi i pestë i botës ku kishte observator, prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit, edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës. Quhet Kokino. (Më vjen keq që nuk e di si ajo bjeshkë quhet në shqip)

Observatori Megalit pellazgo-ilir në Kokino
Observatori Megalit pellazgo-ilir në Kokino

Kush e thotë që Kokino ishte Ilire? Po, kjo është e vërtetë. Kemi pra të bëjmë me të parët tanë që kishin njohuri astrologjike, mjeksore, ndërtimtari anijesh; i kishin qytetet e tyre, kishin mbretëritë e tyre, i farkonin monedhat dhe shpatat!
Pse tani Kokino, kur përditë e më tepër ballafaqohemi me papunësi, me ulje të standardit jetësor dhe me… me…? Por ne duhet ta dijmë se kush ishim dhe si të tillë ta rrisim krenarinë tonë kombëtare e të mos biem prè e mashtrimeve, vetëmohimeve dhe vetzhbërjes…
Ishte viti 2001. Në udhën që mund të ecet vetëm këmbë deri në maje të bjeshkës, afër fshatit Kokino, arkeologu Jovica Stanovski e zbuloi një vend arkeologjik që daton që nga , . Vendzbulimi e ka një dimension hijerëndë dhe është i gdhendur në dy nivele. “Ulëset “ prej guri e mbizotërojnë vendin dhe janë të pikësuara drejt lindjes.
A ishin ato vende ashtu të paprekura nga dora e njeriut? Jo. Që nga vizita e pare vërehën gjurmët e ndërhyerjes së dorës së njeriut. Çdo gjë është e rregulluar që t’i përshtatet një observatori qiellor. Sipas koordinatave të Diellit si dhe nga qeramika e gjetur është konstatuar që Observatori daton që viti 1800 para Krishtit. Ne pra, ishim aty. Tanët punonin aty. Gropimet arkeologjike aty afër apo në vend na zbuluan material të çmuar: fragmente qeramike, eshtra shtazësh, peshore piramidale, fragmente të gurve të bluarjes, dhe zoti e di çka tjetër, që nuk tregohet.

Observatori Megalit pellazgo-ilir në Kokino
Observatori Megalit pellazgo-ilir në Kokino

Është vërtetuar se vendi i gjetur është përdorur përgjat dy mijëvjeqarëve prK si Observator, me të cilën shihet kulura e lartë e popullit, si edhe organizimi shoqëror i pellazgo-ilirëve të kohës.
Materialet e gjetura në platformën e epërme e që mund të barten, dëshmojnë se ato kishin edhe qëllimet tjera të përdorimit e që nuk dihet pse. Por vetë vendi dhe koncepti i vendit tregon se aty ishte edhe një Majë e Shenjtë.
Shenjat e gjetura të gdhendura mbi gurë i tregonin shënimet e të gjitha pikave karakteristike të lëvizjes së Diellit dhe Hënës në horizontin Lindor. Observatori ishte stacionar (i palëvizëshëm) nga i cili shenjoheshin pozitat e diellit në dimër dhe verë. Lartësia e tij mbidetare ishte 1013 metra. Banorët pellazgë i përdorën shkëmbijtë natyrorë vullkanikë për të shënjuar lëvizjet e trupave qiellorë duke bërë edhe kalendarin lunar (të Hënës). Por vendi i zbuluar e kishte edhe rëndësinë e tij edhe si vend i ceremonive fetare të hershme historike. Sipas gjithë gjasave, në kohën më të rëndësishme të vitit në kohën e korrjeve “lidheshin” me Perëndinë e Diellit për falënderime dhe për shpresë për korrje më të begata vitin tjetër. Ky mal dhe rreth malit janë quajtur “Mali i Shenjtë”.
Në regjionin Kumanovë-Kratovë janë gjetur mbi 10 tempuj, që i takojnë kulturës Kokino, duke shkuar prapa 40 shekuj. Janë gjetur vizatime mbi shkëmbinj e posaçërisht vizatimet e shqiponjave. Janë gjetë gjithashtu edhe figurina të njeriut dhe kafshëve. Kultura e Kokinos është kulturë shumë e vjetër në tokat ilire.
Observatori Megalitik i Kokinos është në veri-lindje të FYROM-t afër kufirit me Serbinë; afër fshatit Kokino në vijë kufitare me fshatin Arbanasko. Në të tërë rajonin janë regjistruar vendet arkeologjike që datojnë nga koha e Neolitit duke mbajtur në vete vendbanime të rëndësishme, vende të shenjta dhe ngjarje deri në 6000 vjet të vjetra.
Vendi ku është vrojtuar pozita verore e diellit është i ruajtur mirë, vendi i vjeshtës dhe pranverës ka dëmtime të vogla, kurse aty ku është vërejtur pozita më e lartë në qiell gjatë dimrit ka dëmtime të mëdha.
Të gjitha këto dëmtime janë të mundura nga tërmetet që kanë dridhur tokën gjatë historisë. Edhe pozita qendrore e Observatorit është e ruajtur dhe e shënuar mirë.
2 qershor 2013 (marrë nga Gazeta Dielli)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.