Objekt kulti qe ja kemi bjerrë (humbë) kuptimin kultik – nga Jaho Brahaj

Gazeta

Kali i Votrës -  Objekt Kulti
Kali i Votrës – Objekt Kulti
Objekt kulti qe ja kemi bjerrë (humbë) kuptimin kultik
nga Jaho Brahaj

Para disa ditësh ishim një grup shokësh në një eskursion me interesa për trashëgiminë e etnisë tonë, por me këto verifikime e shënime mundet me plot gojë të quhet Ekspedite shkencore përnjohëse.
-Ja njeri prej tyre objekteve me simbole kulti që e hasëm, por që po i humb kuptimi dhe vlera si pasuri shpirtërore e mëshiruar në material metal ndër breza.
Zjarri sipas besimit të lashtë të popujve është Bir i Diellit. Për këtë ka edhe Martir të lashtësisë: Prometheu.
E solli rasti i vizitës në Katundin e Kishës, zonë e thellë në Pukë. E po flasim për Kalin e Votrës, i cili mban dy simbole kulti të lashta dhe këta (kuajt e Votrës ose në dialekt Kualt e Zjarmit) janë në përdorim edhe në ditët e sotme në Shqipërinë e Veriut.
Populli i ka ruajtur Kuajt (Kualt në dialektin e Pukës) sepse ato mbajnë Unët e zjarrit (Zjarmit).
Si shikohet edhe në foton ilustruese Kujt e Zjarrit punohen në farkë sipas mënyrës së vjetër të punimit të hekurit. Çdo banesë kishte të tillë.
Nga njëra anë ka të paraqitur Kokën e Shpendit që sipas tregimeve mitologjike është përfaqësuese e Shqiponjës që e njohim (tregimin mitologjik) edhe nga autorët antikë grekë.
Këta Autorë antikë grekë thone, se: Shqiponja ja sjell Rrufetë Zeusit, që po këta autorë e quajnë Zusi Pellazgjik. E pra, rrufeja është Bërthamë zjarri, armë e Zeusit. Nga ana tjetër (në të kundërt) Kali i Votrës ka një disk rrumbullak, simbol i Diellit-Hyjni.
Kemi edhe shembuj arkeologjikë dhe këtu po sjellim foton e artefaktit të botuar nga arkeologu Beb Jubani.
Po kështu, që zjarri (Zjarmi) është i shenjtë kemi shumë të dhëna: P.sh që në disa Netë të mira të kalendarit pagan zjarri mbahej gjithë natën i pashuar. Gjeçovi na ka regjistruar edhe praktikën me Prushin, për ta marrë me “të mirë Diellin” – “Kur bante stuhi me shtrëngata shiu e Bubullima e Vetimë, njerzit nxirrnin jashtë një lopatë me prush për të marrë me të mirë Diellin e Stuhia të pushonte”.

Skicë grafike e ndonjë altari lëvizes për ndonjë ditë të kalendarit të motmotit
Skicë grafike e ndonjë altari lëvizes për ndonjë ditë të kalendarit të motmotit

Nuk po zgjatemi në këto rite e praktika në lidhje me shenjtërinë e zjarrit. Kam pyetur mbi 14 persona të moshës 30 deri në 45 vjeç, nga këto zona për domethanën e këtyre dy simboleve tek Kali i Votrës (Vatrës) dhe nuk kishin dijeni.
Ja pra, si i kemi humbur dhe po i humbim dijenitë për simbolet e kultit të të Parëve.
E kështu kemi humbur ndër breza edhe shumë nga dijenitë edhe për simbole e praktika pagane që ishin në lidhje me jetën e besimet e moçme. Këto simbole paraqiteshin e edhe sot ruhen në enë, mjete pune e zbukurimi, shtroje mbuloje, në veshje etj.
Banorët betoheshin në Diell, e po shpërndahemi shumë po të flasim se mendohej se Dielli gjatë natës ka shkuar me pushu. E kur ju binte në biseda (kuvendie ta përmendnin Diellin gjatë darkave (natës) ato thonin: “Për at Diell (Dill) që ka shku me pushu!”, etj, etj.

Shënim: Fotot, – Artefakt arkeologjik i zbuluar dhe botuar nga Prof. Dr. Beb Jubani – Ka të skicuar me gdhendje në gur dy objekte i pari është kryqi simboli i lashtë parakristian i Diellit, dhe Kali i Votrës me simbole të kultit të Zjarrit dhe Diellit, ndoshta skicë grafike e ndonjë altari lëvizes për ndonjë ditë të kalendarit të motmotit…
Ripostim, fillimisht në faqen e FB Jaho Brahaj, 4 maji 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit