
Nuk shpenzojnë asnjë cent, thjesht japin emrin në maskim pastrimit të parave.
nga Enver Bytyçi
Nga një eurodeputet çek, sipas të cilit Edi Rama është duke lëvizur jashtë vendit paratë përmes familjarëve të tij, ju si mendoni: sa qëndron një deklaratë e tillë, po themi, sa e vërtetë mund të jetë një lëvizje e tillë? që Edi Rama mund të bajë në këtë rast, nisur edhe nga ajo që ju parashtrohet pak më lart? – Para 7 vitesh, në vitin 2021, Edi Rama shpalli projektin e Durrës-Marina. Në bashkëpunim me Alabarin, mbas asaj kohe, për një periudhë të caktuar, të paktën 4-5 vitesh, çarteri e Edi Ramës ka udhëtuar një herë ose dy herë në javë me para nga Tirana në Dubai. Këto informacione i kam nga burime të sigurta, por sigurisht që janë burime që s’mund t’i them. Transferimi i parave është puna më e vështirë për çdo të korruptuar dhe për çdo trafikant e për çdo kriminel. Por për një kryeministër nuk është dhe aq e vështirë. Kryeministri ka fuqinë të transferojë jo vetëm paratë e veta, por edhe paratë e atyre me të cilët bashkëpunon, krerët e organizatave kriminale dhe krerët e organizatave mafioze, sepse përdor pushtetin. Për këtë qëllim, mekanizmi për shtetin e Alabarit ka qenë: unë po të jap 800 mijë o 1 milion metra katrorë tokë falas, në bregdetin shqiptar, ti do më japësh diçka tjetër për çka ende nuk dihet çfarë, por e sigurt që nuk janë dhënë 1 milion metra katrorë tokë falas, në kuptimin informal, në kuptimin formal falas. Ti do përdorësh paratë e mia për ta ndërtuar këtë Durrës-Marina, dhe në fund del konkluzioni që Alabari me dy kataristët – ata të dy nga Katari që thuhet se investojnë në Zvërnec e të tjerë – të gjithë përdorin thjesht emrin, nuk përdorin para. Po të ishte se do të vinin para e tyre për të investuar në Zvërnec, në Durrës, apo diku tjetër, nuk do të vinin në Shqipëri, sepse ka vende të tjera pafund ku mund të shkojnë. Por këta njerëz që gjenden kështu, me pikatore, jo në Katar, jo në Emiratet e Bashkuara, apo ndoshta edhe në Arabinë Saudite, apo në Izrael, apo kudo gjetkë, këta njerëz vijnë në Shqipëri, sepse i kanë paratë të gatshme këtu. Nuk shpenzojnë asnjë cent, thjesht japin emrin e tyre për të maskuar pastrimin e parave.
Të gjitha këto i dinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dinë europianët, i kanë ditur me kohë, por nuk kanë patur atë momentin që ta godisnin Edi Ramën.
Po e godasin në këtë moment.
Kjo goditje po vjen edhe për shkak se zoti Rama si gjithmonë ndërron padron, nga Erdogani bëhet me Benjamin Netanyahun, pastaj nga Sorosi dhe Biden kërkon me çdo kusht dhe me insistim të bëhet mik i Donald Trump, për pasojë ai mbetet një njeri i paqëndrueshëm në marrëdhënie me aleatët, partnerët dhe bashkëpunëtorët e tij ndërkombëtarë. Kjo paqëndrueshmëri e tij ka krijuar sigurisht përshtypjen se bota perëndimore ka të bëjë me një mashtrues, e s’ka të bëjë me një personalitet politik dhe lider politik të sinqertë dhe të qëndrueshëm në marrëdhëniet me partnerët, aleatët dhe miqtë e Shqipërisë, përkundrazi, kanë të bëjnë me një lider, i cili është i inkriminuar dhe për pasojë edhe sikur ta kishte në karakter mbajtjen e fjalës, dhe qëndrimin korrekt ndaj aleatëve dhe partnerëve, ai do ishte i detyruar t’i ndërronte ata sipas interesit të tij. Dhe inkriminimi e bën më të vështirë dorëheqjen e tij. E bën më të vështirë edhe qëndresën e tonë, qëndresën e shqiptarëve për ta larguar sa më shpejt nga pushteti. Inkriminimi është ajo që të detyron të bësh krime të njëpasnjëshme për t’i shpëtuar ndëshkimit të krimit të parë që ka bërë në fillim. Pra, siç thonë gjermanët: “Ein mal kriminell, im mal kriminell”, domethënë “një herë kriminel, gjithmonë kriminel!” Nëse – edhe kjo është e padiskutueshme që po ndodh me Edi Ramën. Prandaj është shumë e vështirë të thuhet se ai mund të largohet pa ndërhyrjen e drejtësisë. Vetëm nëse protesta dalin nga linjat e një lëvizje paqësore dhe e detyrojnë me dhunë. Po me sa duket, ai pikërisht këtë po kërkon. Dje në Theth, ai tha se Ju me protesta paqësore nuk më largoni dot! Prandaj ju këshilloj: përdorni dhunën! Ishte një alegori sipas tij, por në politikë asgjë nuk thuhet rastësisht dhe asgjë nuk ndodh rastësisht. Ai është politikan, i cili e di se çfarë flet dhe di se çfarë bën. Projekton diçka dhe pastaj hedh qoftë edhe në formën batutash, diçka tjetër të cilën ai pretendon që ta presë ose ta inskenojë. E rastësishme është që protestuesit të mos kompleksohen nga fjalimet dhe kërcënimet e Edi Ramës, e rëndësishme është që protestuesit të kapërcejnë dallimet që kanë me njëri-tjetrin, të mos kompleksohen nga parullat, nga qëndrimet, nga fjalimet që mbahen njëri apo tjetri. Të gjitha janë individuale. Unë nuk besoj që ka një skenar për të përcaktuar se çfarë thotë njëri dhe çfarë thotë tjetri. E rëndësishme është që, dhe shumë më e rëndësishme është që, protestuesit dhe sidomos organizatorët, grupi organizatorëve të mos joshet me asgjë dhe për asgjë nga kjo qeveri jo vetëm e korruptuar, por edhe e kriminalizuar, sepse kjo mund të përdorë asete pafund për ta blerë protestën dhe jo vetëm drejtuesit e saj. E rëndësishme është që gradualisht të seleksionohet tashmë nga koha të seleksionohet se kush është përfaqësues i pushtetit dhe provokon në protestë dhe kush është realisht në protestën. Me qëllim që të evitohet sa të jetë e mundur, jo se është e pamundur plotësisht, të evitohet veprimtaria provokuese dhe përçarëse e disa elementëve të cilët sigurisht janë paguar dhe paguhen majmë, besoj, për ta shkatërruar këtë protestë.
Unë besoj se Protesta do të rezistojë edhe gjatë muajit të ardhshëm, dhe pastaj shtatori, tetori do sjellin një furtunë shumë më të madhe para së cilës Edi Rama nuk do të rezistojë, sepse kjo furtunë do ta sensibilizojë akoma më shumë fatorin ndërkombëtar, por njëkohësisht do ta bindë edhe SPAK-un që të hyjë në lojën e tij ose në veprimtarinë e tij për të bërë drejtësi në këtë moment.
Profesor, nisur nga ajo që ju parashtruat pak më lart, por edhe sa i përket deklaratës së eurodeputetit çek, që i cili deklaroi se Edi Rama është duke transferuar paratë përmes familjarëve të tij jashtë vendit, çfarë skenari po përgatit në këtë rast Edi Rama po përgatit një skenar të atillë si ai i Gruevskit apo kemi të bëjmë me një rast tjetër? Edi Rama i parashikon të gjithë skenarët. Ai ka aftësinë mendore që djallëzitë t’i njohë më mirë se kushdo tjetër. Dhe për pasojë ai parashikon se ndoshta protestuesit nesër mund të hyjnë edhe në Surrel. Keni parë ndonjë lider politik në botë që të ndërtojë një bunker për shtëpi banimi? E ka bërë vetëm Edi Rama. Çfarë shpjegon kjo? Si e në çfarë shpjegohet në këtë rast? A beson dikush, ndonjë naiv se Edi Rama nuk do një shtëpi banimi e cila të ketë dritë, të ketë pamje, dhe a e duron Edi Rama të futet në një shtëpi njëkatëshe në bunker gati nëntë kate nën tokë? Është e paimagjinueshme që Edi Rama të të jetojë në një shtëpi bunker.
Shtëpia bunker ka shumë mistere brenda saj. Vetë piramidat e Egjiptit gjatë gjithë historisë së njerëzimit kanë qenë ndërtime mistike. Faraoni, në një piramidë ishte aq mistik sa populli e barazonte me perëndinë në tokë me komandantin ushtarak dhe me udhëheqësin shtetëror dhe shpirtëror të vendit dhe të atij populli. E njëjta gjë shpjegohet edhe me bunkerin e Surrelit. Përveç kësaj, jam i sigurt se bunkeri i Surrelit fsheh edhe produktet e shkeljes së ligjit nga ana e kryeministrit. Duhet të vjedhësh, të korruptohesh dhe të korruptosh, të bashkëpunosh me kartele të drogës, të bashkëpunosh me krimin e organizuar, të aktivizosh bandat kriminale për të marrë pushtetin ose për të qëndruar në pushtet. Është njëra anë. Ti fshehësh këto veprime është ana më e vështirë.
Enver Bytyçi në një bisedë në Agora news