back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

“Nuk harrojmë!”- Akademi përkujtimore në ish burgun komunist në Kalanë e Gjirokastrës – nga Nebil Çika

Gazeta

Nebil Çika
Nebil Çika

“Nuk harrojmë!”- Akademi përkujtimore

në ish burgun komunist në Kalanë e Gjirokastrës

nga Nebil Çika

Fondacioni “Konrad Audenauer” dhe Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, në projektin e Ditëve të Kujtesës, organizon në datën 19 shkurt 2020 akademinë përkujtimore “Nuk Harrojmë!” në nderim të martirëve antikomunistë dhe të burgosurve të burgut politik të diktaturës komuniste në Kalanë e Gjirokastrës.
Burgu i Kalasë së Gjirokastrës ka qenë një nga burgjet më të egra të diktaturës komuniste nga 1944 deri në1967. Në këtë burg janë arrestuar, torturuar, pushkatuar, zhdukur e dënuar mijëra burra dhe gra kundërshtarë të regjimit komunist.
Në afërsi të kalasë kemi identifikuar një varrezë masive të të pushkatuarve dhe të vdekurve nga torturat, eshtrat e të cilëve nuk janë lejuar të merren nga familjarët në kohën e diktaturës por edhe pas saj.
Sot, ish burgu i Kalasë, është “Muzeu i Armëve” nën varësinë e Bashkisë Gjirokastër dhe Ministrisë së Kulturës, të cilat janë kujdesur që të zhduket çdo gjurmë historike që atje ka qenë një burg komunist, një përpjekje e hapur kjo, për të fshirë nga historia një nga skenat më të mëdha e më të përgjakura të krimeve komuniste në Shqipëri.
Nuk ka një pllakë identifikuese që të informojë vizitorët për faktin që këtu ka qenë burg komunist dhe në ish qelitë e burgut, drejtuesit e Muzeut janë kujdesur të fshijnë çdo gjurmë të ekzistencës së tij.
Në këtë aktivitet do të vendoset një pllakë përkujtimore në hyrje të Kalasë Gjirokastër dhe do të zhvillohet një akademi përkujtimore në nderim të martirëve, ku ish të burgosur në këtë burg, familjarë të tyre, studiues, historianë etj, do të sjellin kujtimet e tyre dhe të dhëna të tjera historike për këtë burg.
.
Viti 1945, Ismail Haki Tatzati - ish Ministri i Luftës para pushkatimit
Viti 1945, Ismail Haki Tatzati – ish Ministri i Luftës para pushkatimit
Viti 1945, ish ministri i Luftës dhe ish-deputeti në pranga para pushkatimit
“Ismail Haki Tatzati ish Komandat Legjoni nё vitet 1915-1919. Ish ministri i Luftës në vitet 1922-1923, u arrestua nga komunistët dhe u dënua me vdekje.
Fotoja është realizuar nga studio e mirënjohur “Xhimitiku” Berat. Pasi u arrestua ish ministri u iu tregua popullit si “figurë reaksionare”. Tatzati ishte ministër në qeverinë e Xhafer Ypit e më pas të Ahmet Zogut. Pushkatimi i tij është bërë në Kalanë e Gjirokastrës teksa Tatzati ishte 81 vjeç.
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.