
Nuk e fitoi 1, por i fitoi 2 mandate…
nga Berat Buzhala
I gjithe establishmenti politik dhe medial, me muaj të tërë, ka qenë i angazhuar që t’i trembë votuesit, duke ju thënë “që nëse i votoni partitë e reja, vota e juaj humbet!”.
Kur dilnin sondazhet, që tregonin që partitë e reja munden me fitu mandate, thonin “edhe në të kaluarën ka qenë kështu, por ditën e zgjedhjeve çdo gjë ndryshon!”.
Pastaj angazhoheshin të gjenin raste të shëmtuara për ilustrim. Po, se edhe Ben Blushi kishte dështuar. Po, se edhe Erion Veliaj kishte dështuar. Po, se edhe Gjergj Bojaxhi kishte dështuar.
Sepseeeeee… votuesi shqiptar kështu është, e ditën e votimit voton ose PD dhe PS.
Por ja që ndodhi ajo çfarë ata nuk e pranonin, çfarë ata nuk e besonin. Agron Shehaj në mandatin e ardhshëm do të shoqërohet në Kuvendin e Shqipërisë edhe nga deputeti Erald Kapri. Ky i fundit një profesionist i jashtëzakonshëm.
Është hera e parë që një parti e re, e themeluar para 1 viti, arriti që ta thyente bllokadën elektorale, duke e marrë jo 1, por 2 mandate në Tiranë.
E di, dikush mund të thotë se edhe Ilir Meta i kishte marrë. Po vetëm se Ilir Meta ka qenë edhe kryeministër i Shqipërisë, kurse Agroni ishte thjesht një deputet që arriti ta nxjerrë edhe një tjetër. Më vjen shumë keq, për Kuvendin e Shqipërisë e jo për atë vetë, që Barbara Doda nuk arriti ta fitojë mandatin, por kjo gjë do të ndodhë.
Përveç Shehajt dhe Kaprit, në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë do të futen edhe dy parti të tjera të reja me nga një mandat, nga partia e Lapaj dhe Qorit, por Shehaj ka diçka që ata nuk kanë.
Agroni është figura më e dashur politike te elektorati i djathtë në Shqipëri. Në përgjithësi Shehaj e kalon me pëlqyeshmëri edhe Sali Berishën, por njerëzit, për shkak të propagandës së egër, nuk ishin shumë të bindur që sistemi mund të thyhej.
Tash ata janë të bindur që kjo gjë mund të ndodhë, sepse ndodhi, prandaj e ardhmja politike e të djathtës është Agron Shehaj, e jo Sali Berisha. Herën tjetër, në Kuvendin e Shqipërisë, partia Mundesia do t’i ketë mbi 10 deputetë. Këtë e them duke e ditur se çfarë energjie ka Agroni dhe ekipi i tij.
Kështu që ky është momenti kur Agroni duhet me e zgjeru konceptin, duke ua hapë derën prurjeve nga PD, kurse të djathtit duhet ta hapin mendjen dhe zemrën, duke e përqafu vizionin e ri politik, atë të shekullit 21, për të mos mbetur edhe më tutje te Muri i Berlinit.
Agroni ka tjetër koncept dhe tjetër vizion politik.
Urime vllaçko!
Marrë nga Muri FB Berat Buzhala, 18 maj 2025