
Nofkat – Ato që nuk harrohen…
nga Lukë Luka
Stefan Zweig në shënimet e veta, kur flet për Balzakun, thotë se: “Kush nuk e ka pa Parisin, nëse lexon romanet e Balzakut, i duket sikur ka jetu në atë kryeqytet të botës…!”
Balzaku, me gjete emnin e nji personazhi që t’i përshtatej personit në roman, shëtiste me orë të tana nëpër Paris tuj lexu tabelat e dyqaneve.
Edhe në Shkodrën tonë, ku madhështia e saj lexohet në faqet e historisë shqiptare, bashkë me emnat e personave të shquem, ndeshen edhe tipa të çuditshëm, si n’asnji qytet tjetër.
Tuj hi në çdo skutë të Shkodrës, muzikanti Tonin Daija, ka mbledhë mbi 200 emna personash, të cilët janë njoftë prej nofkës së tyne, lidhun me paraqitjen në veshje, në sjellje, në profesion apo edhe prej ndonji cen fizik.
Ragip Pinuci, Cile Pitucja, Rrok Nushi i Kunorave, Foto Tymi, Ndrek Mini, Xhemali i Budes, Nush Balona, Gaspër Dingolla, Cile Bethkanilja, Len Cirivilja, Ganxhe Piliherdhja, Qazim Korea, Ndoc Cica, Gjyste Kacillja, Cile Mamia, Gjon Boria, Dulla i Komitetit, Zija Pionieri, Lazër Parashuta, Bush Majasilli, Havaja e Shyqyri Agës, Shukia i Cirkut, Oso Sallada, Lek Temperatura, Ndue Komunisti, Dede Matura, Jake Djathi, Lush Kosi, Cuk Skjapi, Caf Susta, Leze Minukja, Rama i Gurit të Zi, Bixh Hamalli, Xhemal Katundari, Rrok Hunda, Luçja e Spitalit, Jaku i Injekcioneve, Jak Bakami, Çile Kafazja, Çile Makadjalja, Gaspër Argjendari, Ndoc Gorilla, Kini i flokëve, Sylqo Kroma, Coli e Kavalo, Cile Birucja… etjerë”
Së fundi duhen shtu edhe Minnesota, Edvin NdocRroku, Sali Bufi, Lulëzim Brava e Ilir Florini!!
Shih tabelën e maposhtme mbasi ta zmadhoni, tanë këto rob janë personazhe në vedi që kanë jetue në Shkodër aty ku bollëku e fukarallëku, puna e demelllëku kanga e humori, përmbanin madhështinë e qytetit tonë.
Jo me kot thonë se “ba me kenë shkodran, tana i ban…!”
Ps. Lejohen shkrimtarët shkodranë të përdorin në veprat e tyre, emnin që i përshtatet personazhit që do të krijojnë.
Marrë nga faqja “Mëhallalitë e vjetër” 14 maj 2025