back to top
14.5 C
Tirana
E hënë, 7 Tetor, 2024

Nji vlerësim për Denata Ndrecën – dhe pak nga poezia e saj

Gazeta

Denata Ndreca
Denata Ndreca

Kush është Denata Ndreca

Denata Ndreca, asht e lindun dhe e rritun në Shkodërloce.
Mbaron gjimnazin Jordan Misja,
dhe  vazhdon studimet e larta në universitetin e Shkodrës
dhe atë të Firenzes për pedagogji cikli i ulët, dhe psikologji.
Botimet e para  i përkasin  revistës “Pionieri” në 1988,
pastaj organit rinor të gazetës Shkodra “Hapat e parë”,
të cilët vazhdojnë edhe ndër ambietet e studiove të Radio Shkodrës,
mbas mikrofonave të së cilës ka mbetë edhe një pjesë nga jeta e saj.
Poezia “Heshtja”, në nji konkurs letrar mes shkollave të mesme
cilësohet si poezia e parë në letërsinë shqipe në stil hermetik, 1994.
Vëllimi i parë me poezi “Rreth meje” botohet në dhjetor 2003.
Ndërkohë, prioritet i saj si i gjithë atyre që zgjodhën një vend tjetër 
për ta rifilluar nga e para, janë mbijetesa, familja dhe fëmijët.
Profesioni i saj e mban vazhdimisht në kontakt me realitetin
dhe me njimijë ngjyrat e shoqërisë së sotme,
gjë që e bind herpashere t’u rikthehet hapave të dikurshëm,
për të përcjellë mesazhet e saj në dy gjuhë, shqip dhe italisht,
duke iu dhanë rëndësi emocioneve dhe komunikimit!
nëntor 2016, i jepet “Diplomë Nderi” për operën “Vivendo”,
në konkursin ndërkombëtar “Michelangelo Buonarotti”,
ku marrin pjesë më shumë se 1200 artistë me mbi 1400 punime nga e gjithë bota.

Nji çmim vlerësues ndërkombëtar për Denata Ndrecën - 2016
Nji çmim vlerësues ndërkombëtar për Denata Ndrecën – 2016

Pak poezi nga Denata Ndreca

“Vivendo”

Si vive senza mai sapere come andrà…
Si vive a volte qui e a volte là…
Si vive sognando un’altra vita…
Cercando di giocare una partita pulita…

Si vive cadendo…
Odiando e amando…
Si vive ridendo…
baciando e cantando…
Si vive davanti ad un bicchiere di vino…
Si casca inciampando in un sassolino…

Si vive per strada senza un tetto…
Scrivendo sui muri il nostro segreto…
Si vive fidandosi di tutti… e poi di nessuno…
Si vive d’orgoglio…
Di stronzo e di grullo…

Si vive di Duca e mignotte…

Si vive senza mai sapere come andrà…
E non vivendo a metà…

Denata Ndreca - Rreth Meje - Poezi 2003
Denata Ndreca – Rreth Meje – Poezi 2003

Duke jetuar

Jetohet pa ditur si do të përfundojë…
Jetohet nganjëherë këtu, e nganjëherë atje…
Jetohet duke ëndërruar një tjetër jetë…
Jetohet duke mos pranuar të hidhurin realitet…

Jetohet duke u rrëzuar,
urrejtur, dashuruar e kënduar…
Jetohet përpara një gote verë,
e duke u shkapetur
mbi një guralec përtoke hedhë…

Jetohet nëpër rrugë pa asnjë çati,
duke shkruar mbi mure
sekrete që s’kanë qetesi…

Jetohet duke u besuar të gjithëve,
e mos i besuar askujt më…
Jetohet me krenari,
si i degraduar o si i marrë…

Jetohet si Dukë e Kont,
si Grua o si kurvë kot…

Jetohet pa ditur si do të përfundojë…
Po kurrë përgjysëm s’duhet jetuar kjo botë!

Denata Ndreca - dhe nji nga angazhimet e saj
Denata Ndreca – dhe nji nga angazhimet e saj

Heshtja

Unë hesht në heshtjen tënde…
Ti hesht në heshtjen time…
Të dy heshtim…
E heshtja,
hesht në heshtjen tonë…

Diferenca e madhe

Diferenca e madhe
Ndërmjet “do doja” dhe “dua”…
Infiniti i pajetuar
brenda çdonjerit nga ne…
Të lakosh foljet në kohën e duhur…
Ndryshon gjithë jeten tonë!
Të bën “Ai që je”…

Loti

Përballë erës e lakuriqtë
Lotin ndjej tek digjet flakë.
Thahet,
fiket,
tretet,
zhduket…

E prap mbin… i njomë, i larë…

Denata Ndreca - Midis dy gjuheve
Denata Ndreca – Midis dy gjuheve

Vetëm

Nga unë mërguan të gjitha.
Edhe gjumi,
edhe lumturia.
Nga unë do të mërgosh edhe ti,
që prej teje
të mërgojë mërzia…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.