back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Nji lamtumirë për gjithë Nënat Shqiptare… nga Jozef Radi

Gazeta

Vojasava Kuqeshi (1 Mars 2013 -11 Nentor 2017)
Vojsava Kuqeshi (1 Mars 2013 -11 Nentor 2017)

Nji lamtumirë për gjithë Nënat Shqiptare…

nga Jozef Radi

Vojsava Kuqeshi – Zguri (1913-2017)

Është shuar sot, në moshën 105 vjeçare, Sava Kuqeshi nji nga gratë emblemë të vuajtjeve dhe persekutimeve… Nji përfaqesuese e denjë e gruas shqiptare, e qëndresës së saj dinjitoze në kohra, grua e njëmijë sakrificave, nënë e kultit të ndershmërisë dhe drejtësisë, zonjë sa e hekurt aq edhe e duarve te arta, mëmë e dashurisë pafund për fëmijët, nipat dhe sternipat e shumetë…
Nënë Savën në moshën 47 vjeçare me 8 fëmijë e hodhën ne një kamp interrnimi… dhe sot Ajo vdiq po aty në atë kamp internimi kur e sollën në 1959… për të dëshmuar edhe me vdekjen e saj se asgjë s’ka ndryshuar; për të dëshmuar se shoqatat e shumta të të përndjekurve vetëm emrin e kanë të tillë sepse asnji vlerë për ato nuk kanë simbolet e qëndresës, për të dëshmuar se në Shqipëri mediat janë po aq sa qorre aq edhe vuve… për të dëshmuar se ne jemi pjesë e një turpi kolektiv që përditë e më tepër po hahet me bukë…
I lehtë të qoftë dheu o grua e rrallë e Leskovikut, o nënë e gjithë atyre që e pësuan padrejtësi dhe dhimbje pafund, po që nuk u nënshtruan kurrë prej saj, Ti Nënë Sava je etaloni më i përkryer që ndan të Mirën nga e Keqja, të Drejtën nga Padrejtësia, Të Vërtetën nga Mashtrimi, Lirinë nga Dhuna, Diktaturën nga Demokracia…
Nëse të ndëshkoi Diktatura dhe nuk të nderoi “Demokracia” tregon që nuk ka pasur demokraci, nëse të përndjekurit nuk e mbështetën figurën tënde, për figurat e mijra Nënave shqiptare tregon se nuk ka pasur të përndjekur të vertetë në ata që drejtuan… Nëse institucionet heshtën ndaj teje tregon se ata bënë nji lojë demagogjike dhe nuk deshën kurrë që shoqëria shqiptare të pajtohej me veten. Duke mbrojtur krimet Ata nuk patën kohë të mbrojnë ty dhe Gruan Shqiptare! Ngushëllimet më të sinqerta 8 fëmijëvë të Nënë Savës, dhjetra nipave mbesave e stërnipave të saj…
Unë do të kujtoj gjithnji ashtu si të kam dashur, si ajo gruaja me të zeza që rriste trëndafilë dhe dinte tua dhuronte trëndafilët atyre që me mirësi e nderonin…
Të përqafoj për të fundmen herë o Nënë Savë e dashur, për ty kam luftuar në emër të mijra nënave dhe kam bërë për ty më shumë se për Nënën time, sepse ti meritoje shumë… sepse ti do të meritosh gjithnji shumë…
11 nëntor 2017

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.